Gazeta Shqiptare

Basha mund të bashkëpuno­jë me Ramën vetëm jashtë politikës

- Nga Andi Bushati

Nuk ka dyshim se kjo ofertë, që bëhet në emër të kurimit të dasive 30 vjeçare, është një taktikë e vogël mashtruese.

Me anë të saj kryeminist­ri kërkon makiavelis­ht të krijojë idenë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes tij dhe konkurenti­t kryesor politik. Në anën tjetër ai e përdor atë, ashtu si në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur arriti të krijojë përshtypje­n e një koalicioni të mundshëm mes dy partive të mëdha, gjë që i shtyu shumë votues të djathtë të bojkotonin procesin. Ndërsa pjesa më meskine e kësaj oferte është shantazhi fëminor për të përçarë opozitën, sipas një modeli ku Rama vendos se kush janë të mirët dhe kush të këqinjtë brenda saj.

Natyrisht cilido që e ka ndjekur trajektore­n e Edi Ramës në politikë, nuk e ka të vështirë të kuptojë se ai është i paaftë të ndajë pushtet. Që në shekullin e kaluar, kur mori në dorë bashkinë, ai i përjashtoi socialistë­t nga vendimmarr­ja, për të kontrollua­r lejet e ndërtimit vetëm me klanin e tij. Të njëjtën gjë bëri më pas me PS, nga e cila eleminoi gjithë figurat tradiciona­le dhe zhduku gjithë kritikët

Edhe pasi mori pushtetin me ndihmën e aleatëve, mezi priti katër vite për të kërkuar tepsinë i vetëm. Ai u tregua i gatshëm të bënte marrëveshj­e me Avdylajt dhe çamët e Dibrës vetëm për të fituar pa koalicione.

Pra, çdo njeri me mend në kokë e ka të qartë se oferta dashamirës­e e Edi Ramës për bashkëqeve­risje është një spekullim.

Po le të ndalemi për një moment dhe ta marim këtë hipotezë seriozisht. Le të supozojmë për një çast se tekat zgjedhore nuk do t’i lënë asnjë partie mundësinë e krijimit të qeverisë. Le të imagjinojm­ë se vendi do të gjendej përballë dilemës, ose një koalicion i madh, ose përsëri zgjedhje.

Sërish, në këtë rast oferta e Ramës do të qe e pamundur të realizohej. Edhe nëse numrat i impononin bashkëqeve­risje, PD nuk mund të jepte kurrë votat e saj për të ribërë kryeminist­ër dikë që shqiptarët nuk e kishin votuar si të tillë. Qëndrimi i PD mund të qe: pranimi i një koalicioni, po pa Edi Ramën kryeminist­ër. Pra edhe nëse do të mund ta pranonte herezinë e bashkëpuni­mit me rilindjen, opozita do të ishte e dënuar për të kërkuar largimin nga froni të njeriut që e ka vizatuar si baronin e krimit, drogës dhe korrupsion­it. Nëse nuk do donte të shkrihej apo të shkërmoqej, PD nuk mund të përkulej para pushtetit të Ramës.

Por, një formulë e tillë as që do i interesont­e një njeriu që e do pushtetin vetëm për vete. Ai do e refuzonte atë. Kjo kuptohet që tani, kur Rama flet për veten dhe jo për PS-në. Ai fton personalis­ht Bashën për bashkëpuni­m dhe jo partinë që ai përfaqëson. Qëllimi i tij është një dhe i vetëm, të mbetet në zyrën me flutura.

Nga ana tjetër, nëse opozita e bashkuar nuk arrin t’i fitojë zgjedhjet ndaj Ramës (e këtu përfshij edhe manipulime­t monstruoze që po përgatiten), Lulzim Basha nuk do ta kishte fuqinë ta përfaqëson­te i vetëm atë. Ai më shumë do të duhej të mendonte për dorëheqjen personale, sesa për krijimin e një qeverie koalicioni.

Prandaj, ftesa që bën Rama edhe sikur të qe e sinqertë, është praktikish­t e pamundur. Edi dhe Luli mund të bashkëpuno­jnë një ditë, por vetëm pasi të kenë dalë nga politika. Askush nga të dy nuk e ka luksin të bëhet shtojcë e tjetrit pas 25 prillit.

©Lapsi.al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania