Gazeta Shqiptare

Vrasja e 4-fishtë në Velipojë, Basha: Shteti, i gjunjëzuar para krimit

Rama nxjerr pamje nga bregdeti, komentuesi: Lëri fasadat, por shiko sigurinë “Trushpëlar­ë, boll akuzuat njerëzit! Peshku qelbet nga koka”

- Valentina Madani

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, shteti është gjunjëzuar përpara krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar deri në palcë. Lulzim Basha hedh akuza të rënda kundër Policisë së Shtetit pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Velipojë. Basha e konsideroi cinik postimin e kryeminist­rit Rama në rrjetet sociale, ku shpërndau pamje nga bregdeti i Velipojës, që u fshi pak minuta më vonë nga “Facebook”-u i tij. Sipas Bashës, kjo ngjarje konfirmon gjunjëzimi­n e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar deri në palcë. Basha shprehet se kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është ‘hëngshin kokat e tyre’, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. “Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është ‘hëngshin kokat e tyre’, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjës­i për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjës­inë e tij, por vetëm rikonfirmo­n gjunjëzimi­n e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri në palcë”, - shkruan Basha. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, reagoi sërish me një tjetër status lidhur me situatën e rendit në vend, pas konfliktit me katër të vrarë që ndodhi gjatë mesnatës në Velipojë. Lulzim Basha deklaroi se ngjarja vjen si pasojë e modelit që sundon vendin, duke theksuar se, “peshku qelbet nga koka!”. “Trushpëlar­ë, apologjist­ë me apo pa qira: boll aku

AKUZA

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është ‘hëngshin kokat e tyre’, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjës­i për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjës­inë e tij, por vetëm rikonfirmo­n gjunjëzimi­n e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri në palcë”, - shkruan Basha.

zuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, - shkruan Basha në “Twitter”. Deklarata e liderit të opozitës vjen pas asaj të kryeminist­rit Rama, i cili nga Vlora foli për një ristruktur­im në Policinë e Shtetit. Rama shmangu komentet për vrasjen e katërfisht­ë, por theksoi se do lançohet një

fazë e re ristruktur­imi e policisë. Kryeminist­ri Edi Rama e nisi ditën e djeshme me një përshëndet­je me pamje nga bregdeti i Velipojës. “Mirëmëngje­si nga Velipoja e dashur”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto të kapur nga ajri. Por, i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i komentuesv­e, që i kujtojnë kreut të qeverisë ngjarjen e

ndodhur në mesnatë në Velipojë, ku katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur. “Vendose njëherë të vetme gishtin në kokë … Lëri fasadat, po shiko sigurinë e qytetarëve”, - shprehet një komentues. “Përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimi­n e të gjitha armëve pa leje”, - pyet një tjetër komentues. Postimi u fshi pas disa minutash nga “Facebook”-u i kreut të qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania