Gazeta Shqiptare

Operacioni “Shpirti”, GJKKO lë në burg 14 prej të arrestuarv­e, prokurori Sota dhe zv.drejtori i policisë, Ilir Balla lihen në arrest shtëpie

-

- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e SPAK-ut, për të ndaluarit e operacioni­t të koduar “Shpirti”. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg për 14 nga të arrestuari­t, ndërsa për katër të tjerë, përshirë prokurorin Maksim Sota dhe ishzv.drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla, gjykata ka lënë masën e sigurisë arrest në shtëpi. Operacioni ndërkombët­ar, i koduar “Shpirti” u finalizua të premten që shkoi. Nga rrëfimi i katër të penduarve të drejtësisë u arrestuan 38 persona, përfshirë prokurorë, zyrtarë policie, si dhe dy shoqëruesi­t e ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga hetimet e SPAK-ut, në bashkëpuni­m me autoritete­t e antimafies italiane, rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë. Hekuran Marku dhe Agustin Deda, ish-truproja të Tahirit sipas Prokuroris­ë Speciale kanë pasur rol aktiv në trafikun e drogës. Pjesë e këtij rrjeti, është edhe ish-zëvendësdr­ejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan//

Balla (ndaj të cilit u vendos masa arrest shtëpie), Festim Lelaj, i dënuar me herët për trafik droge si dhe Artur Krasniqi, në Policinë e Durrësit. Me kërkesë të SPAK-ut, gjykata ka dërguar nën masën e arrestit në shtëpi, Maksim Sotën, prokuror në Vlorë, ish-kandidat për në Prokurorin­ë e Posaçme, i cili dyshohet për shpërdorim detyre. Në njoftimin zyrtar të SPAK-ut në lidhje me këtë operacion thuhet se: “Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërme­ndura, janë sekuestrua­r rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashash, duke i hequr organizata­ve kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milionë dozash njëshe që dalin nga shpërndarj­a me pakicë”, - shkruan SPAK-u.

Kërkesa e prokurorit Maksim Sota, drejtuar Gjykatës së Posaçme:

Në rrëfimin e tyre, dy të penduarit e drejtësisë për këtë dosje, Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, kanë deklaruar se qiraja e shtëpisë ku qëndronte prokurori Maksim Sota në Vlorë mbulohej nga kreu i grupit të tyre kriminal, i quajtur Ilirjan Duçellari. Këto akuza, prokurori në kërkesën e tij drejtuar GJKKO-së, i cilëson si të pavërteta dhe me qëllime dashakeqe. Ai tha se ka dijeni se kush fshihet ndaj kësaj dëshmie, duke nënvizuar se arsyet nuk do i bëjë të ditura për momentin. Në kërkesë, prokurori kërkoi nga gjykata revokimin e masës për sigurimin personal “arrest në shtëpi”, por siç duket, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga togat e zeza, të cilat lanë në fuqi vendimin e SPAK-u.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania