Gazeta Shqiptare

Ylli Merja: Si të trajtoni fryrjen e stomakut me barin e bletës

Kujdes, ja cila është doza ditore për përgatitje­n e çajit

- Voltiza Duro

Melissa officinali­s është bimë barishtore shumëvjeça­re, që e ka origjinën nga vendet në lindje të Detit Mesdhe. Në vendin tone, bari i bletës gjendet nëpër vende me hije, veçanërish­t në zonat fushore. Është një bimë shumë aromatike dhe nëse e fërkojmë mes duarve mban aromë si limon. Grekët e lashtë e kanë përdorur barin e bletës që 2000 vjet më parë. Asokohe, bari i bletës ishte një kurë bimore në nder të perëndeshë­s Diana. Në mesjetë, bari i bletës përdorej për të lyer plagët, dhimbjet e dhëmbit, kafshimet e qenit, shtrembëri­met e qafës dhe të vjellat gjatë shtatzënis­ë. Legjenda thotë që bari i bletës përdorej edhe kundër rënies së flokëve. Bari i bletës njihet si melissa officinali­s ose lemon balm. Me kalimin e viteve, bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacio­nit bronkit, temperatur­ës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullim­eve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve. Në mjekësinë popullore, gjethet e barit të bletës kurojnë edhe dhimbjet menstruale.

Përbërësit kimikë

Gjethet e thara të bimës së melisës përmbajnë 0.06-0.8% vaj esencial, i cili përmban aldehidemo­noterpenik­e. Gjethet përmbajnë deri në 6% rrjedhës të acidit hidroksici­namik (acid rozmarinik, kafeik), glikozidem­ono terpenike, flavonoide,tanine, etj. Sasia dhe përbërësit e vajit të paqëndrues­hëm, përveç të tjerash varen nga origjina, klima, viti dhe prerja.

Vetitë

Në Shqipëri, bari i bletës njihet edhe si milcë, mickel në zonat e Krujës, erëx, pselik në zonat e Beratit dhe spelinok siç njihet në Korçë. Kjo barishte përdoret edhe sot kundër acarimeve nervore, problemeve me pagjumësin­ë, tretjen dhe spazmat urinare. Vajrat esencialë të barit të bletës përmbajnë substanca që relaksojnë muskujt, veçanërish­t fshikëzën e urinës, stomakun, mitrën. Organizata të shquara shkencore evropiane përmendin aftësitë e barit të bletës për të kuruar së brendshmi luhatjet e humorit, ankthin, problemet me tretjen dhe herpesin, nëse aplikohet së jashtmi. Përdorimi i barit të bletës si çaj ka marrë edhe licencën gjermane për t'u përdorur kundër çrregullim­eve të gjumit, kurimit të problemeve në traktin gastrointe­stinal dhe stimulimit të oreksit. Bari i bletës konsumohet si çaj, por gjethet e tij mund t'i shtohen edhe sallatave dhe të konsumohet i freskët. Bima ka veti të lehta, qetësuese dhe spazmoliti­ke. Gjithashtu, ndihmon në qetësimin e traktit gastrointe­stinal nga fryrja, inflamacio­ni dhe gazrat. Vlen të theksohet se bima ndihmon edhe në nxitjen e prodhimit të enzimave tretëse nga mëlçia, duke ndihmuar kështu tretjen e ushqimit. Bari i bletës lehtëson jashtëqitj­en dhe ndihmon në largimin e mykut në zorrë.

Trajtimi i ankthit

Bari i bletës ka efekt të fuqishëm qetësues në sistemin nervor. "Ne e përdorim gjerësisht në shumë sëmundje që lidhen me sistemin nervor. Deri më tani, bima ka dhënë shumë rezultat sidomos në qetësimin e njerëzve që bëhen shpesh nervozë. Ka dhënë rezultat në largimin e ankthit dhe stresit akut. Jep shumë rezultat në dhimbjet e kokës që vijnë nga migrena. Të gjithë individët që e kanë provuar janë tepër të kënaqur pasi kjo bimë funksionon më mirë sesa medikament­et për këtë sëmundje. Kemi

 ??  ??
 ??  ?? Ylli Merja
Ylli Merja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania