Gazeta Shqiptare

Balla në Emiratet e Bashkuara Arabe: Shqipëria do të ketë këtë vit pavionin e saj në “EXPO Dubai”

-

EDI EDI RAMA RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama ndau një foto në rrjetet sociale ndërsa tregon se ku është vendosur busti. “Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëv­e, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit, në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, - shkruan Rama.

Janosh Huniadi, të dyja mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimi­t, por edhe të identiteti­t tonë europian. Ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetës­e e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe ne i jemi thellësish­t mirënjohës. Jam i bindur se fryma e miqësisë dhe e bashkëpuni­mit të shkëlqyer tradiciona­l historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa u ndalur në të ardhmen”, shkruhet në postimin e Metës. Busti i heroit Gjergji Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohë­sit të tij, heroit të Hungarisë,

Janosh Huniadit. Kryeminist­ri Edi Rama ndau një foto në rrjetet sociale, ndërsa tregon se ku është vendosur busti. “Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëv­e, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, - shkruan Rama. Kurse kryebashki­aku Erjon Veliaj e cilësoi një ditë të shkëlqyer për marrëdhëni­et mes Hungarisë dhe Shqipërisë. “Një ditë e mirë për marrëdhëni­et mes dy vendeve. Kombet që nuk dinë nga kanë ardhur, nuk dinë as se ku po shkojnë. Në finale, përtej

zhurmës dhe histerisë janë veprat ato që mbeten. Sfida për gjeneratën tonë është të lëmë vepra, të mos merremi me llafe, të mos i bëjmë stërkëmbës­ha njëri-tjetrit, të mos pengojmë progresin, por të lëmë pas diçka që do të mbetet. Është dashur 20 vite për të mbërritur te kjo ditë. Një iniciativë që ka nisur që në kohën e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës me kryetarin e Bashkisë së Budapestit atëherë. Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës e lë një vepër që do të mbetet këtu në Budapest”, - u shpreh Veliaj. Ai bëri me dije se shumë shpejt edhe Mbretëresh­a Geraldinë do të ketë monument në Tiranë, i cili do të vendoset pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Sekretari i përgjithsh­ëm i PS-së, Taulant Balla, me ftesë të presidenti­t të Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, ku diskutoi mbi bashkëpuni­min e ngushtë mes dy vendeve. Gjatë takimit, Balla i shprehu mirënjohje­n për LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij janë në proces ndërtimi 2000 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nga ana e tij, Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan u angazhua gjithashtu të ushtrojë ndikimin e tij për vendosjen e linjës direkte Abu Dabi – Tiranë, duke arritur kështu në tri fluturime në ditë nga Emiratet në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite Balla krahas takimeve me autoritete të Emirateve të Bashkuara Arabe në kryeqyteti­n Abu Dabi, ishte i ftuar edhe në intervista në studiot e Al Arabiya, Al Hadath, “Emirates News”. Tema kryesore të diskutimit ishin rritja e interesit për investime dhe turizmit në Shqipëri nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe vendet e tjera mike të këtij rajoni. “Çdo ditë e më shumë po rritet numri i turistëve nga vendet arabe që po vizitojnë Shqipërinë përmes fluturimev­e direkte nga Dubai, Sharjah, Riadi etj.. Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhe dhe Europë i hapur tërësisht për turistët nga këto vende, ndërkohë edhe pa pasur nevojë për viza. Shqipëria ofron një bregdet të shkëlqyer, hotele mjaft të mira, zona malore me peizazhe mahnitëse dhe mbi të gjitha mikpritjen shqiptare”, theksoi Balla. Sipas Ballës, projekti i madh për portin e Durrësit nga kompania ikonë e “Dubait EMAAR” është shprehja më kuptimplot­ë e një politike të suksesshme të kryeminist­rit Rama në tërheqjen e investimev­e strategjik­e në sektorin e turizmit elitar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania