Gazeta Shqiptare

Analiza për zgjedhjet, drejtuesit e qarqeve dorëzojnë raportin në PD

-

Drejtuesit politikë të PD-së i dorëzuan dje sekretarit të përgjithsh­ëm Gazmend Bardhi analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit bashkë me arsyet të cilat çuan në humbjen e garës së 25 prillit. Prej datës 20 qershor kryetarëve të degëve dhe drejtuesve politikë të PD-së u është dërguar një formular tip për të përshkruar me detaje arsyet që çuan në rezultatin final të zgjedhjeve. Fillimisht ishin degët e PD-së në të gjithë vendin që kanë përfunduar analizën e zgjedhjeve. Drejtuesit e degëve e kanë dorëzuar dokumentin e tyre në sekretarin­ë e organizimi­t që aktualisht në PD nuk ka një sekretar, por kompetenca­t janë deleguar nga Lulzim Basha te Gazment Bardhi. Formularët e plotësuar nga degët janë mbledhur nga drejtuesit politikë sipas çdo qarku dhe të besuarit e Bashës kanë përgatitur një analizë më të plotë duke përfshirë edhe materialin e tyre Gazmend Bardhit. Ky i fundit ka 5 ditë kohë për të krijuar një përmbledhj­e të analizës për 12 qarqet dhe më datë 10 korrik, sipas vendimit të fundit të kryesisë së PD-së, është parashikua­r që të mblidhet kryesia e PD-së. Këta të fundit do të njihen me rezultatin e analizës, si dhe do të ketë edhe listën me propozimet e degëve për Këshillin e ri Kombëtar.

Shkaqet

Drejtuesit demokratë nëpër qarqe kanë arritur në përfundimi­n se makineria e Partisë Socialiste, përdori për shitblerje të votës, para, legalizime, premtime, asfalt elektoral. Mësohet se drejtuesit politikë kanë vërejtur se në shumë zona fondi për rindërtimi­n u keqpërdor, duke kthyer një përgjegjës­i të shtetit, siç ishte ndërtimi i shtëpive të dëmtuara, në një premtim elektoral. Përdorimi i administra­tës shtetërore dhe punonjësve të Bashkisë së Tiranës, haptazi në zgjedhje, ishte një tjetër faktor që sipas tyre, ndikoi në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe sistemi i patronazhi­stëve, sipas analizës, ka ndikuar tek qytetarët, të cilët duke menduar se ishin të vrojtuar, kanë votuar partinë në pushtet, për të mos humbur vendet e punës. Në analizat për qarkun e Tiranës, thuhet se në njësinë numër 10, ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik, votuesve iu tha se vota e tyre do të lexohej, dhe partitë do e mësonin se për cilën parti ka votuar x votues. Sa i përket aleatëve, në disa prej analizave që janë bërë, thuhet se atyre iu dha shumë besim, të cilin nuk e përkthyen në vota për koalicioni­n opozitar. Gjithashtu, theksohet se mes kandidatëv­e të PD dhe kandidatëv­e të ardhur nga aleatët, nuk ka pasur koordinim, edhe pse nga lista e PD, ka pasur përpjekje. Dalja me vonesë në terren e drejtuesve politikë, e po ashtu edhe e kandidatëv­e për deputet, ka ndikuar negativish­t në procesin zgjedhur. Në Elbasan PS përdori bandat kriminale, ndërsa policia nuk bëri atë që duhet, gjë e cila ndikoi në frikësimin e qytetarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania