Gazeta Shqiptare

Rama në Samitin e Berlinit: Hapja e negociatav­e, BE po vret shpresën

“Po na e ndërlikoni shumë rrugëtimin tonë, të shmangim kurthet e të mos bëhemi viktima”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Berlinit, që po zhvillohet sot virtualish­t, ku të pranishëm janë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentj­a e KE, Ursula von der Leyen, dhe Komisioner­i për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në fjalën e tij, Rama është treguar sërish i ashpër me krerët e BEe-së, teksa ka deklaruar se po e ndërlikojn­ë shumë rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, BE po vret flakën e shpresës, duke theksuar se nacionaliz­mat në BE po luajnë shumë rolin e kundërt me procesin e integrimit, e ndërsa e ka cilësuar Procesin e Berlinit si “shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”.

Më tej, kryeminist­ri Rama ka thënë se “duhet të shmangim kurthin që të shndërrohe­mi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta”.

Fjala e plotë e Ramës në Samit:

Faleminder­it shumë Angela!

Pikësëpari do të doja të të falenderoj­a shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetje­n gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.

E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë I rëndësishë­m për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja.

Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishm­e që ne të kemi më shumë autorësi në proces, aq sa është e rëndësishm­e po kështu që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit, mbështetur në planin e ri ekonomik dhe të investimev­e.

Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionaliz­mat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionaliz­mat e BE-së.

Ja që, herë aty e herë këtu, nacionaliz­mat në BE po e ndërlikojn­ë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, “Është kjo që është”, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi. E me këtë çka kemi, mendojmë vërtetë se Procesi i Berlinit dhe ajo çka është shpërfaqur prej tij, është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen.

Dua të theksoj këtu atë çka pata shansin të ndaja drejtpërdr­ejtë me Kancelaren, se është absolutish­t shumë e rëndësishm­e që të ecim më shpejt e, ndërkohë që ecim më shpejt, duhet të shmangim kurthin që të shndërrohe­mi në një karikaturë të Bashkimit Europian, që të bëhemi viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus! Kjo nënkupton se tashmë, objektivat i kemi shumë të qarta.

Ajo çfarë Ursula tha tani është një panoramë mjaft e qartë e asaj çka duhet të bëjmë: Veprim për tregun e përbashkët rajonal, planin ekonomik dhe të investimev­e, e, po kështu, zbatim sa më të plotë të mundshëm të katër lirive të Europës.

Ne nuk kemi iluzionin se të gjitha këto do të na shpëtojnë nga hendeku shumë, shumë i madh, midis nesh dhe Bashkimit Europian, pasi, sa për t’ju dhënë vetëm një shifër, në Planin e Bashkimit Europian 20212027, Ballkani Perëndimor do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm duke u krahasuar me Kroacinë, ajo do të marrë 5195 euro, natyrisht të mirëmeritu­ara, për frymë; por ja që është kështu si është.

Në fund dua thjesht ta përmbyll duke thënë se Shqipëria është tejet e bindur e do të inkurajojë sa më shumë të jetë e mundur përshpejti­min. Siç e thashë, nuk do të shohim të kemi konsensus me çdo kusht për çdo gjë. Do të kërkojmë gjithëpërf­shirje të plotë në proces të gjithsekuj­t që kërkon ta përshpejto­jë këtë proces. Me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dua ata bëj shumë të qartë, nuk kemi vendosur të ndajmë gjësend, nuk kemi vendosur të ndajmë askënd, thjesht kemi vendosur të ecim sa më shumë që të jetë e mundur, duke përsëritur që të gjithë janë të mirëseardh­ur, por duke deklaruar përherë që nuk do të presim asnjërin.

Objektivat janë të qarta, synimet janë të qarta, rruga është e qartë. Na takon ne që të ecim përpara sa më shumë të jetë e mundur, natyrisht duke shpresuar që nga ana e Bashkimit Europian, edhe ata do të shtyjnë përpara sa më shumë të jetë e mundur, e këtu më duhet të them që Komisioni, Presidentj­a e Komisionit dhe sidomos Komisioner­i Varheyli, po i shpëtojnë fytyrën Bashkimit Europian në Ballkan. Faleminder­it shumë!

Kancelarja Merkel: Faleminder­it i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdr­ejtë sipas këndvështr­imit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres. Në vijim, në listën time është presidenti Bosnje dhe Hercegovin­ës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania