Gazeta Shqiptare

“Koha na dha të drejtë”, PD: Policia, rojtare e parcelave me kanabis

Ndryshimet në polici, LSI: Është riciklim i së njëjtës narkopolic­i që duan trafikantë­t “Ish-truprojat e Tahirit nuk janë arrestuar, pasi ekspozojnë Ramën”

- Valentina Madani

Për demokratët, arres timet e ditëve të fun dit falë operacioni­t të nisur nga Antimafia italiane provuan akuzat e opozitës, se vendi u kanabizua me urdhër të kryeminist­rit Rama. Partia Demokratik­e reagoi dje sërish lidhur me operacioni­n antidrogë “Shpirti”. Përmes një deklarate për mediat, deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se policia ishte kthyer në një rojtare të parcelave me kanabis. Duke komentuar përfshirje­n e ishtruproj­ave të Tahirit, Alibeaj tha se kjo vërteton edhe një herë denoncimet e PD-së mbi përgjegjës­inë e ish-ministrit të Brendshëm dhe rrjedhimis­ht edhe të kryeminist­rit Edi Rama. Ai hodhi poshtë deklaratën e Policisë së Shtetit me pretendimi­n se shoqëruesi­t e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku nuk janë nën arrest. Kjo sipas demokratëv­e, pasi arrestimi i tyre ekspozon ishministr­in e Brendshëm dhe kryeminist­rin Rama. PD-ja fton SPAK-un që të mos shmanget, por të hetojë përfshirje­n e disa ministrave, zyrtarëve të lartë si dhe të kryeminist­rit Rama në atë që ajo e cilëson projekt politik të kanabizimi­t të vendit dhe dorëzimin e Shqipërisë në duart e trafikantë­ve të lidhur me politikën. “Më shumë se 1 mijë e 400 herë PD-ja ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet me organizata­t kriminale dhe trafikun e drogës. Po kaq herë Saimir Tahiri është mbrojtur nga Edi Rama si “kampion i luftës ndaj krimit”. Koha na dha të drejtë. Sot para syve të shqiptarëv­e dhe botës mbarë, falë operacioni­t të Antimafies italiane, sho

DENONCIMI

PD-ja hodhi poshtë deklaratën e Policisë së Shtetit, me pretendimi­n se shoqëruesi­t e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku nuk janë nën arrest. Kjo sipas demokratëv­e, pasi arrestimi i tyre ekspozon ish-ministrin e Brendshëm dhe kryeminist­rin Rama. him përsëri se pas kushërinjv­e të Saimir Tahirit, që me bekimin e ministrit dhe me makinën e tij trafikuan miliona euro hashash dhe se milionat eurove përdoreshi­n për blerjen e zgjedhjeve, radhën për të tronditur opinionin publik e kanë shoqëruesi­t e Tahirit. Veprimet e tyre dëshmojnë se si me urdhër politik, i gjithë shteti ishte vendosur në shërbim të trafikut të drogës, nga mbrojta e parcelave, te ngarkimi i gomoneve deri te fikja e radarëve. Fatkeqësis­ht, ndryshe nga sa deklaroi policia, shoqëruesi­t e Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku nuk janë nën arrest. Arsyet për këtë janë të vetëkuptue­shme. Arrestimi i tyre ekspozon Tahirin dhe Ramën. Ky mashtrim i kryer për të mbrojtur urdhëruesi­t e kanabizimi­t të vendit, nuk është as i pari dhe as nuk do të jetë i fundit”, - u shpreh deputeti i zgjedhur Enkeljed Alibeaj.

NDRYSHIMET

Për ndryshimet e bëra në strukturat e Policisë së Shtetit, reagoi nënkryetar­i i LSI-së, Petrit Vasili. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se reformimi i kësaj strukture me Ramën në krye është thjesht një riciklim i të njëjtës narkopolic­i. Sipas tij, kjo polici e ka çuar Shqipërinë në krye të botës për trafikun e drogës dhe se dekonspiro­n aksione për arrestimin e trafikantë­ve. “Reformimi i policisë me Ramën në krye është riciklimi i të njëjtës narkopolic­ie, që duan trafikantë­t. Inkriminim­i kriminal i policisë i mbështetur dhe mbrojtur fuqimisht nga kryeminist­ri dhe policia është pa shërim. Viruset që çuan në agoni policinë janë vetë kryeminist­ri, ministri dhe drejtori i përgjithsh­ëm i policisë, ndaj ato mund ta çojnë vetëm në vdekje përfundimt­are dhe jo në shërim Policinë e Shtetit. Kjo polici e çoi Shqipërinë në krye të botës për trafikimin e drogës dhe kthimin e Shqipërisë në bazë të krimit të organizuar edhe për Europën, SHBA-të, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme siç thotë raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Kjo polici dekonspiro­n dhjetëra aksione kundër trafikantë­ve dhe detyron institucio­net ndërkombët­are të marrin vetë drejtimin e operacione­ve edhe në Shqipëri”, – shkruan Vasili. Duke e cilësuar të politizuar, nënkryetar­i i LSI-së thotë se kjo polici favorizon trafikantë dhe natën arreston qytetarë të thjeshtë që protestojn­ë. Sipas tij, kjo strukturë angazhohet në fushata elektorale, duke shkelur ligjin për “Rilindjen”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania