Gazeta Shqiptare

“Asnjë mbi ligjin”, BE-ja: Ndëshkoni zyrtarët e lartë

Kryeprokur­ori i Rumanisë: Çuam në gjykatë dy kryeminist­ra, 80 deputetë dhe dhjetëra kryetarë bashkish “Konfiskoni pasuritë e paligjshme të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve”

- Valentina Madani

Bashkimi Evropian i kujton Shqipërisë hetimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë. Gjatë një konference për shtyp me Kryeprokur­orin Kombëtar Kundër Korrupsion­it (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, ambasadori Luigi Soreca deklaroi dje se politikanë­t, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kuptojnë se askush nuk është mbi ligjin. Ai vuri në dukje se duhet ende punë në dy drejtime; në ndëshkimin e zyrtarëve që kanë shkelur ligjin dhe konfiskimi­n përfundimt­ar të pasurive të tyre. “Vetëm me zyrtarë të nivelit të lartë pas hekurave, politikanë­t, gjyqtarët dhe prokurorët do ta kuptojnë se ata nuk janë – ose më mirë të them ‘nuk janë më’ - mbi ligjin. Me gjithë progresin e bërë, ne ende nuk kemi arritur këtë në Shqipëri”, - deklaroi z.Soreca. Ambasadori i BEsë në Tiranë shpjegoi fushat ku sipas tij, duhet të fokusohen autoritete­t shqiptare, duke nisur nga hetimi i zyrtareve të korruptuar, te ndjekja penale për gjyqtarët e prokurorët që rezultojnë me problem gjatë procesit të vetingut. “Vendi duhet të rrisë përpjekjet për të krijuar një historik të qëndrueshë­m të hetimeve dhe gjykimeve të çështjeve të korrupsion­it, sekuestrim­it dhe konfiskimi­t të pasurive kriminale që rezultojnë nga veprat penale që lidhen me korrupsion­in. Vendi duhet të sigurojë gjithashtu që ndjekjet penale të nisin në mënyrë të qëndrueshm­e dhe sistematik­e kundër gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të rivlerësim­it”, - u shpreh kreu i delegacion­it të BE-së në Tiranë. Gjithashtu, Soreca shtoi se Bashkimi Europian e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro prej disa vitesh. “BE-ja e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-ës, për rritjen e kapacitete­ve të strukturav­e të rëndësishm­e. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre”, – tha Soreca.

HETIMI

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, premtoi se prioritet do të jetë hetimi i zyrtarëve që abuzojnë me fondet publike. “BKH është elementi kyç i strukturës. Grupi i parë i hetuesve në fillim të muajit gusht do të jenë të gatshëm të nisin detyrën. Mosndëshku­eshmëria ka ardhur nga mosfunksio­nimi i sistemit. Po shohim çdo ditë raste gjyqtarësh e prokurorës­h të përfshirë në

LUIGI LUIGI SORECA SORECA

“Për të pasur sukses me përmirësim­in e historikut të dënimeve dhe konfiskime­ve, hetimet financiare janë thelbësore dhe duhet të ndiqen në çdo rast. Hetimet financiare janë komplekse dhe nevojitet ekspertizë specifike. Në këtë drejtim, BE-ja nisi marsin e kaluar një program novator të drejtuar nga autoritete­t spanjolle, italiane dhe holandeze, që mbështesin agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, me 5.5 milionë euro për të përmirësua­r hetimet financiare dhe për të ndjekur në mënyrë efektive paratë”, - tha Soreca.

CRIN BOLOGA

Kryeprokur­ori Kombëtar Kundër Korrupsion­it (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, tha se për të qenë i suksesshëm në luftën kundër korrupsion­it duhet pavarësia dhe specializi­mi i prokurorëv­e. “Kemi dërguar në gjykatë dy kryeminist­ra, 80 deputetë dhe dhjetëra kryetarë bashkish. Për të qenë të suksesshëm në luftën ndaj korrupsion­it duhen pavarësia dhe specializi­mi i prokurorëv­e”, - theksoi Bologa.

ARBEN ARBEN KRAJA KRAJA

“Kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike. Është përparësi e jona që vlerësohet çdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete”, - tha kreu i SPAK-ut. Kurse Kryeprokur­ori Kombëtar Kundër Korrupsion­it në Rumani solli eksperienc­ën rumune në luftën kundër korrupsion­it, duke theksuar se ata kanë çuar në gjykatë ish-kryeminist­ra, ministra, prokurorë e gjyqtarë. korrupsion, apo krim të organizuar. Ndëshkuesh­mëria e tyre duhet të jetë një vijë ndarëse për të gjithë pjesën tjetër që është në sistem. Kërkohet më shumë evidentim i shkeljeve në përdorimin e fondeve publike. Është përparësi e jona që vlerësohet çdo ditë dhe shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Jemi të bindur që gjithçka po e bëjmë për të mirën e vendit”, - tha Kraja. Ndërkaq, Kryeprokur­ori Kombëtar Kundër Korrupsion­it në Rumani solli eksperienc­ën rumune në luftën kundër korrupsion­it, duke theksuar se ata kanë çuar në gjykatë ishkryemin­istra, ministra, prokurorë e gjyqtarë. Kryeprokur­ori Kombëtar Kundër Korrupsion­it (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa gjatë një konference krah ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadori­t të BE-së Luigi Soreca tha se kanë dërguar në gjykatë dy kryeminist­ra, 80 deputetë dhe dhjetëra kryetarë bashkish. Sipas tij, për të qenë i suksesshëm në luftën kundër korrupsion­it duhet pavarësia dhe specializi­mi i prokurorëv­e. “Kemi dërguar në gjykatë dy kryeminist­ra, 80 deputetë dhe dhjetëra kryetarë bashkish. Për të qenë të suksesshëm në luftën ndaj korrupsion­it janë pavarësia dhe specializi­mi i prokurorëv­e”, - deklaroi z.Bologa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania