Gazeta Shqiptare

U arrestua për korrupsion, KLP-ja pezullon nga detyra prokurorin e Kukësit, Edmond Kariqin

-

Të tjera detaje janë zbardhur nga dësh mia e bashkëpunë­torëve të drejtësisë, në kuadër të operacioni­t të koduar “Shpirti”. Skafisti Fiqiret Seferi, që mban statusin e të penduarit të drejtësisë ka rrëfyer detaje tronditëse të implikimit në trafikun e drogës të dy ishgardist­ëve, Hekuran Marku e Agustin Deda, pjesë e eskortës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. I penduari pohoi se me gardistët i prezantoi një person me emrin “Pingio”, që më vonë u identifiku­a si Eltjon Bregasi dhe që konsideroh­ej si njeri i rëndësishë­m në trafik. “‘Pingio’ na prezantoi me truprojat. ‘Pingio’ është i kërkuar në Shqipëri. Ai është ose nga Përmeti, ose nga Skrapari. Banon në zonën e Marikajt. Është rreth 140-150 cm. Është i dobët dhe i pamartuar. Nuk kishte makinë, ishte gjithmonë i shoqëruar nga truproja. Kur kemi shkuar ta takonim në Memaliaj, ishte i shoqëruar nga truprojat”, tha Seferi. Fiqiret Seferi u tha hetuesve italianë ishgardist­ët ishin pronarë të plantacion­eve të drogës në Memaliaj.

DËSHMIA E TË PENDUARIT

“Bashkë me ‘Pingion’ e Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj, ku kishin kultivuar drogën në plantacion, në hapësirë, që ishte e shpërndarë në 2 apo 3 zona në mes të pyllit. Jam në gjendje të gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg, duke na i treguar ata. Rreth 3-4 km më larg kemi hyrë në një magazinë, ku ishin 20-30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës, që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Plantacion­i ishte i Hekuranit dhe ‘Pingo’ komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë”, thotë i penduari. Pas takimit në magazinën e plantacion­it, skafisti thotë se sollën mallin nga Memaliaj në lumin Shkumbin me qëllim për ta trafikuar drejt Italisë, porse aty hasën disa probleme të vogla. “Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë, kemi parë policinë dhe për

DY DY GARDISTËT GARDISTËT

I penduari pohoi se me dy gardistët i prezantoi një person me emrin “Pingio”, që më vonë u identifiku­a si Eltjon Bregasi dhe që konsideroh­ej si njeri i rëndësishë­m në trafik. “‘Pingio’ na prezantoi me truprojat. ‘Pingio’ është i kërkuar në Shqipëri. Ai është ose nga Përmeti, ose nga Skrapari. Banon në zonën e Marikajt. Është rreth 140-150 cm. Është i dobët dhe i pamartuar. Nuk kishte makinë, ishte gjithmonë i shoqëruar nga truproja. Kur kemi shkuar ta takonim në Memaliaj, ishte i shoqëruar nga truprojat”, tha Seferi.

DROGA DROGA NË NË MEMALIAJ MEMALIAJ

Në rrëfimin e tij, i penduari Fiqiret Seferi thotë se dy gardistët i shoqëruan në ngarkim dhe transporti­min e gomones. “Hekurani dhe Agustini erdhën te ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashto­vë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetori. Në ngarkim ishin 5 veta. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte edhe një makinë e përdorur për vdekjet. Dy turprojat nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje. ‘Pingio’, Agustini e Hekurani na thanë që unë e Ajdini do të fitonim 100 mijë euro për kokë për transporti­n e kësaj droge, po u arrestuam”, rrëfen i penduari.

këtë njoftuam ‘Pingion’. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale. Shkuam te një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam te varrezat e ‘Pingios’ dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi. Kur e pamë policinë, nuk ndaluam. Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan ‘Pingion’ dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transporti­min tonë”, shpjegon i penduari në dosjen hetimore të siguruar për “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare”. Ai thotë se dy gardistët u shfaqen pas mesnate. “Hekurani dhe Agustini erdhën te ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashto­vë. Gjatë

rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetori. Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte edhe një makinë e përdorur për vdekjet. Dy truprojat nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje”, tregon ai. I penduari flet edhe për shumën që do të paguhej ai dhe miku i tij, Ferhat Ajdini, nëse do të kapeshin teksa transporto­nin drogën për në Itali. “‘Pingio’, Agustini e Hekurani na thanë që unë e Ajdini do të fitonim 100 mijë euro për kokë për transporti­n e kësaj droge, po u arrestuam”, thotë i penduari. Në dosjen e SPAK-ut thuhet se dy ish-gardistët në bashkëpuni­m me Eltjon Bregasin, si dhe shtetasit italianë Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella

kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sasia është kapur nga autoritete­t në Bari. SPAK-u ka dyshime se dy ish-punonjësit e policisë, në bashkëpuni­m me Bregun, shtetasit italianë dhe disa persona të paidentifi­kuar, në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Operacioni “Shpirti” u finalizua me firmosjen e 28 urdhërarre­steve. Të penduarit e drejtësisë, Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza kanë rrëfyer detaje tronditëse të implikimit të zyrtarëve të policisë në trafik, që nga garancia që u jepnin bosëve të drogës për të kultivuar, magazinuar e transportu­ar drogën, e deri te fikja e radarëve që skafistët të largoheshi­n qetësisht drejt Italisë.

TIRANË - Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka pezulluar nga detyra me 10 vota pro prokurorin Edmond Kariqi. Ky i fundit, me funksion drejtor i komanduar në Prokurorin­ë e Kukësit, u arrestua para disa ditësh në Kavajë, nën akuzën e korrupsion­it. Prokurori ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK-u dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një dënuari shumën e 2 mijë eurove për të ulur dënimin. Kariqi është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur. Ndaj vendimit të KLP-së, Kariqi ka të drejtë të bëjë ankimin në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Bisedat intensive në telefon të të afërmve të një të riu që u kap me një cigare hashash, por që rezultuan se ishin nën përgjim i kanë kushtuar karrierën dhe lirinë prokurorit Edmond Karriqi. Përgjimet tregojnë se si Karriqi, katër muaj mbasi u caktua nga KLP-ja në detyrën e kryeprokur­orit të Kukësit, nisi negociatat dhe bisedat përmes shoferit të tij, Isuf Gega, po ashtu nën hetim dhe nën gjendje arresti dhe nën ndërmjetës­imin e të afërmve rezulton se u pagua me 2 mijë euro. Përgjimet tregojnë se e gjitha kjo ndodhi dhjetorin e 2019-ës, teksa SPAK ishte nën gjurmim të një çështjeje tjetër, po ashtu nën hetim sekret. Hetimet tregojnë se prokurori u pagua në shtëpinë e tij, që e ka në qytetin e Kavajës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania