Gazeta Shqiptare

Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO dënon me 126.8 vite burg 17 anëtarët e grupit Avdylaj

-

TIRANË - Gjykata e Apelit Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për 17 të arrestuari­t e grupit Avdylaj. Mësohet se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për të akuzuarit.

Ata janë pjesë e një prej fraksionev­e të “Dosjes 339”, që ka të bëjë me laboratori­n e drogës në Has. Për 17 pjesëtarë, GJKKO ka dhënë në total 126.8 vite burg, teksa kujtojmë se laboratori i drogës në Has ka që në tetor të 2018-ës që është zbuluar. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratori­t të zbuluar në Brenog të Hasit si dhe bashkëpunë­torë të tij, grupi i Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe

HETIMET

Sipas dosjes së prokuroris­ë, dy nga anëtarët e grupit të Shijakut, Sajmir Gjepali dhe shtetasi Hekuran Hoxha, i cili ka qenë i dënuar më parë në Turqi si i akuzuar për trafik heroine, kanë pasur komunikime me biznesmeni­n nga Tirana për laboratori­n e drogës në Has. Prokuroria ka dokumentua­r një takim mes Admir Hoxhës me dy shtetasit turq, Nedjet Cesuroglu allias Lavdërim Limani dhe Iskender Sale në hotelin e tij në Rinas, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Shala. Këta dy persona nga Turqia, sipas prokuroris­ë kanë sjellë lëndën e parë për ta kthyer në heroinë.

Sarandë. Më herët këtij grupi i është sekuestrua­r edhe pasuria, e cila kapte vlerën e 5 mln eurosh. Kjo dosje penale ka filluar të

ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd

Duka, Marjus Xhihani etj., persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicieje, prokuroria ka marrë informacio­n se prapa shpërndarë­sve të heroinës të arrestuar në Kavajë qëndrojnë persona të rëndësishë­m dhe me influencë. Kjo, pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarj­e në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.. Çështja është regjistrua­r në dhjetor

2016 te Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut

dhe tregtimit të drogës, ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania