Gazeta Shqiptare

Kurba e COVID vijon e qëndrueshm­e, vetëm 2 raste të reja brenda 24 orësh

52 pacientë aktivë në të gjithë vendin, kryeson Tirana me 23 raste, pasuar nga Shkodra e Elbasani Ministria e Shëndetësi­së: Asnjë humbje jete dhe 2 të shëruar

- Voltiza Duro

Kurba e COVID në ven din tonë vijon të para qitet e qëndrueshm­e. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 2 raste të reja pozitive në Tiranë, ndërkohë që edhe numri i testimeve të kryera ka rënë. Fatmirësis­ht nuk ka asnjë humbje jete për të disatën ditë radhazi. "Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dy qytetarë nga Tirana",-bëri të ditur MSH. Ndërkohë janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë.

PACIENTË AKTIVË DHE TË HOSPITALIZ­UAR

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin ku kryeson Tirana me 23 raste active, pasuar nga Shkodra e Elbasani. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

VAKSINIMI

Ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, dha lajmin e mirë sot në Shqipëri. Në një postim në faqen e saj zyrtare në në "Facebook", Manastirli­u theksoi se do të vijojë lëvrimi sipas kalendarit të vaksinave anti-Covid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve. "Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anticovid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga COVID-19. Vaksinim, vaksinim, vaksinim. Shqipëria buzëqesh",-shkruan Manastirli­u.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu bëri apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rreg

ullat për parandalim­in e COVID-19 dhe të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes. "Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127",-I bën thirrje Ministria e Shëndetësi­së popullatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania