Gazeta Shqiptare

STUDIUESIT

-

Janë zbuluar shumë variante të COVID-19. Studiuesit deri tani kanë parë 5 të tillë, të cilët kanë, karakteris­tikat e tyre. Shtami anglez, kent apo Alpha(i njohur edhe si B.1.1) -Varianti anglez, përhapet më shpejt dhe më lehtë se të tjerët. Aktualisht ka disa të dhëna që tregojnë se mund të ndikojë në

drejtim të shtimit të vdekjeve.

Varianti më i ri B.1.351, nuk ka treguar se shkakton më shumë sëmundje të rënda, se sa variantet e para.

ÇFARË NËN KUPTON FJALA FJALA VARIANT VARIANT

Fjala varian nënkupton: 1. llojshmëri, devijim nga norma apo mospërputh­je me formën bazë. 2. që ndryshojnë zakonisht pak nga leximet apo drejtshkri­met e varianteve. 3. Emërtim i vjetër variabil.

MUNDET MUNDET KËTA KËTA VARIANTE T'U SHPËTOJNË VAKSINAVE?

Duhet të kuptojmë që, vaksinat kundër COVID-19 që janë në përdorim punojnë mjaft mirë, megjithëse disa njerëz edhe mund të sëmuren, pasi vaksinat nuk janë 100% efektive. Këto quhen rastet kur vaksina del e zbuluar. Megjithatë, të dhënat tregojnë që nga vaksinat njerëzit edhe pse infektohen, ndikojnë që ata ta kalojnë sa më lehtë. Vaksinat me mARN, kanë treguar se garantojnë një mbrojtje kundrejt rasteve të rënda të sëmundjes si dhe hospitaliz­imin e tyre, të të gjithë personave që e kanë marë atë e sidomos personat 65 vjeç apo dhe më të vjetër, të cilët janë mjaft të rrezikuar kundrejt këtij virusi. Duhet të dini që organizmit I duhet dy jave për të formuar imunitetin e tij. Ky imunitet jep mbrojtje të plotë mbas dozës së dytë, si vaksinat Pfizer dhe Moderna dhe mbas vetëm një dozë të Johnson& Johnson. Është mëse e domosdoshm­e që ju të mos mendoni se sapo bëtë vaksinën ju jeni të mbrojtur. Duhet ti lini kohë organizmit për të vënë në funksionim sistemin imun (2 javë) duke mbrojtur veten tuaj. Kjo është e domosdoshm­e për çdo lloj vaksine. Disa prej këtyre mutacionev­e bëjnë të mundur që disa prej antitrupav­e të prodhuar më parë, kundrejt virusit bazë, të jenë më pak efektivë. Kjo u krijon mundësi që pjesërisht disa mutant t'i shpëtojnë sistemit imun, të prodhuar nga vaksinimi apo nga infeksioni I mëparshëm. Ky fakt ka ngritur shqetësimi­n se mos vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektivë duke i nxjerrë jashtë pandemisë. Po a janë vaksinat aktuale një mjet i fuqishëm në duart tona për të luftuar të gjitha shtamet e COVID-19. Thjesht fare. PO:

Të dhënat aktuale sugjerojnë që vaksinat anti COVID-19 të licensuara për përdorim ofrojnë mbrojtje kundrejt shumicës sa variantëve, të cilët janë të përhapur aktualisht. Megjithatë, disa variante mund të shkaktojnë sëmundje edhe pse je vaksinuar. Gjithsesi shkencëtar­ët thonë se të gjitha llojet e vaksinave janë thuajse njësoj efektive kundrejt llojeve të tipave të ndryshme të njerëzve përfshi këtu: gjininë, racën, etninë(ethnicity) si dhe body mass index (BMI) ose me gjendje të ndryshme mjekësore. Në provat klinike, vaksinat janë treguar 100% efektive kundrejt parandalim­it të sëmundjeve të rënda. Krahas vaksinave si Pfizer, Moderna, Astrazenec­a, etj edhe NOVAVAX e cila është një tip tjetër vaksine me proteinë dhe adjuvant (vaksina të inaktivuar­a), ku ky i fundit stimulon dukshëm sistemin imun si direkt nëpërmjet makrofagëv­e edhe nëpërmjet sasisë dhe cilësisë së antitrupav­e.

NOVAVAX është treguar efektive mbi 90% , ndërsa kundrejt sëmundjeve klinike është treguar 100% efikase (kundrejt sëmundjeve të moderuara dhe të rënda). Të dhënat e kompanisë flasin se kjo vaksinë ka efikasitet mbrojtës 91% kundrejt personave me risk të lartë si ata me 65 vjeç e lart. Gjithashtu, NOVAVAX është 93% efektive kundrejt "varianteve shqetësues apo varianteve të interesit" të cilët janë në qarkullim. Duhet të kuptojmë një gjë. Ka një diferencë në mbrojtjen nga vaksina lidhur me dozën e parë dhe të dytë. Gjatë studimeve, është parë që vaksinat në dozën e parë, provokojnë një imunitet të dobët mbrojtjeje, kurse mbas dozës së dytë ato, ofrojnë një imunitet të fuqishëm. Nga pikëpamja shkencore duhet të kuptojmë se gjatë dozës së parë të vaksinës fillon procesi i mbrojtjes së organizmit.

STUDIMET

Shkencëtar­ët janë duke i studiuar këta variante, me qëllim që të mësojnë sa më shpejt dhe sa më shumë që të jetë e mundur dhe se si të zbulojnë variantet e reja. Ata duan që të kuptojnë që nëse është një variant qarkullues apo një i variant i ri. Shkencëtar­ët duan që të mësojnë nëse: Përhapen shpejtë nga personi tek personi; shkaktojnë sëmundje të lehtë apo të rëndë tek njerëzit; janë të evidentues­hme nga testet aktuale në dispozicio­n; U përgjigjet mjekimi aktual atyre. Dhe a ndryshojnë efektivite­tin e vaksinave në përdorim?

MBROJTJA

Mbroni veten tuaj nga COVID-19. COVID-19 vazhdon të përhapet nëpër vende të ndryshme dhe në të njëjtën kohë po qarkullojn­ë dhe variantet. Për këtë duhet që te: Bëni vaksinën anticovid; vendosni maskën që të mbuloni hundën dhe gojën, pasi mbroni veten tuaj dhe të tjerët; qëndroni në distancë kundrejt të tjerëve, të cilët nuk jetojnë me ju; ajrosni vazhdimish­t dhomën tuaj ku ju qëndroni; lani duar me sapun shumë herë dhe i dezinfekto­ni ato herë mbas here.

Që të mbrosh veten tënde,

01 August 2021 16 July 2021

not be considered. Only short-listed candidates will be notified. bëj vaksinën. Po pse duhet ta bëj vaksinën? Nëse ju jeni vaksinuar, përhape këtë gjë tek njerëzit e tjerë nëse ata janë gati për t'u vaksinuar. Nëse ju jeni të pavaksinua­r, ju jeni të pambrojtur. Mund të duket sikur pandemia ka mbaruar, por në të vërtetë virusi është duke qarkulluar në çdo komunitet. Nëse ju nuk jeni të vaksinuar, ju keni shumë mundësi që të prekeni nga sëmundja në çdo kohë.

VAKSINA FUNKSIONON

Të gjitha vaksinat që janë autorizuar për përdorim, janë thuajse 100% efektive kundrejt vdekjeve dhe hospitaliz­imit. Në fakt, ky është çelësi për rreth efektivite­tit, sepse COVID shkakton sëmundje të rëndë dhe vdekje në një numër sinjifikat­iv të personave që infekton. Pandemia po shkatërron jetën e çdo personi. Shkencëtar­ët, bazuar në kërkimet e tyre, në personat e vaksinuar, theksojnë se vaksinat, janë efektive të parandaloj­në format e rënda të sëmundjes edhe nga shtamet e reja që po qarkullojn­ë në vend. Vaksinat janë të sigurta dhe virusi është i rrezikshëm. Miliona njerëz nëpër botë kanë marrë vaksinë pa probleme. Nga ana tjetër, COVID-19 është përgjegjës për vdekjet në të gjithë botën dhe në shumë vende ende shifrat janë si ato të fillimit të vitit 2021, kur filloi vaksinimi.

Risku i prekjes nga COVID (dhe mundësia e vdekjes

Master Degree in Civil Engineerin­g or related discipline or a bachelor degree in similar field with additional years of qualifying experience may be accepted in liu of the Master Degree

A minimum of 2 years of profession­al experience in the design, constructi­on, and supervisio­n of civil works, principall­y in building constructi­on if in possession of a Master Degree or 4 years of profession­al experience in the design, constructi­on, and supervisio­n of civil works, principall­y in building constructi­on if in possession of a Bachelor Degree

Available at UNDP site: http://www.al.undp.org/content/albania/en/home/operations/jobs/

Interested and qualified candidates are requested to submit their applicatio­n online only (available at

Incomplete applicatio­ns will

http://www.al.undp.org/content/albania/en/home/operations/jobs/).

prej tij) është shumë më e madhe se sa risqet e lidhura me vaksinën. Si reaksionet alergjike dhe reaksionet e tjera nga vaksina janë mjaft të rralla.

Edhe pse vaksinat janë prodhuar shpejt, kjo nuk do të thotë se ato janë të pasigurta. Ato kane kaluar në të njëjtat rregulla dhe testime si të gjithë vaksinat e tjera. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë, disa barriera, të lidhura me prodhimin e vaksinave, si ato të financimit dhe të tregtimit, janë hequr.

Kur jeni i vaksinuar, ju jeni i lirë të udhëtoni jashtë vendit tuaj pa testim ose kërkesa për karantinë; festoni ato momente historike që kemi humbur gjatë vitit 2020, duke u mbledhur në grupe të vegjël me njerëz të cilët janë të vaksinuar e të pavaksinua­r (nëse njerëzit e pavaksinua­r nuk janë në rrezik të lartë për sëmundjen). Kur keni dyshime vendosni maskën. Nëse ju kontaktoni me ndonjë i cili ka COVID-19, ju të vaksinuari­t nuk futeni në karantinë, për aq kohë sa ju nuk keni shenja klinike. Kjo do të thotë që ne të mos humbasim më punën ose ngjarje të tjera të rëndësishm­e , për shkak të ekspozimit nga COVID-19. Tregoni buzëqeshje­n tuaj. Edhe nëse vendosjen e maskës në publik, në disa vende e kërkon ende ligji, CDC thotë që njerëzit e vaksinuar 2 herë nuk duhet të vendosin maskën(kjo nën kupton 2 javë mbas dozës së dytë). Mund ta heqin atë si brenda ashtu dhe jashtë ambienteve të mbyllura.

PO EKONOMIA?

Vaksinimi ndihmon për të përmirësua­r ekonominë (edhe ndoshta financat tuaja). Ritmi i rimëkëmbje­s ekonomike është direkt i lidhur me ritmin e vaksinimit, sipas ekonomistë­ve të UNI të Pensilvani­së Wharton School of Business. Përpara se sa të zhvillohes­hin vaksinat kundër COVID, mbyllja që u bë nga shteti ngadalësoi përhapjen e sëmundjes. Sa më shumë njerëz të vaksinohen dhe sa më shumë të ngadalësoh­et përhapja e virusit, aq më shumë jeta do ti kthehet normalitet­it. Kjo nën kupton hapjen e bizneseve, krijimi i vendeve të punës dhe shpenzimet do të rriten. Për individët, vaksinimi do të thotë, kthimi i sigurt tek vendet e punës dhe risku juaj i mungesës në punë ulet e cila ndodh për shkak të një sëmundjeve të zgjatur ose të karantinës pas ekspozimit (pasi nuk keni ndonjë shenjë klinike). Vaksinimi juaj i bën të tjerët të sigurt. Nëse ju nuk jeni vaksinuar dhe merrni COVID, juve do ta shpërndani virusin tek të tjerët të cilët mund të sëmuren rëndë ose dhe mund të vdesin nga sëmundja, edhe sikur shenjat klinike tuaja të jenë të dobëta. Sa më shumë njerëz të marrin vaksinë, aq më të sigurt do të jenë të tjerët si dhe fëmijët nën 12 vjeç, apo personat me sistem imun problemati­k.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania