Gazeta Shqiptare

Kompensimi i pronave, ATP: Indeksim që nga momenti i aplikimit nga ana e pronarëve

"Fatura financiare që do të përfitojnë më tepër pronarët parashikoh­et të jetë afërsisht 18.2 miliardë lekë" Vlera e kompensime­ve do rillogarit­et, plus norma e interesit të inflacioni­t

- Voltiza Duro

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bërë me dije se çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësim­it me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacioni­t që nga momenti i aplikimit nga pronarët. Detyrimi vjen nga Gjykata e Strasburgu­t, e cila ka përcaktuar, gjithashtu, se shuma e kompensimi­t duhet të jetë së paku sa 10% e vlerës reale të pronave. Çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësim­it me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacioni­t që nga momenti i marrjes së tij. Kjo do të thotë se vendimet e kompensimi­t që do të ekzekutohe­n do të indeksohen me normën e interesit nga momenti i plotësimit të dokumentac­ionit deri në momentin e ekzekutimi­t. Një veprim i tillë është diktuar nga Gjykata e Strasburgu­t, ndërkohë që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur tashmë procesin e rillogarit­jes së faturës përfundimt­are për vendimet e dhëna në kohë.

KOMPENSIMI I PRONARËVE

Paralelish­t ATP ka marrë masat edhe për zbatimin e Vendimit tjetër të Strasburgu­t që detyron qeverinë shqiptare të kompensojë pronarët me të paktën 10% të vlerës aktuale të tokës dhe jo me zërin kadastral që ka pasur në vitin 1945 do të sjellë rillogarit­jen e faturës për më shumë se 10 mijë subjekte. Është vetë Agjencia e Trajtimit të Pronës që njofton se brenda afatit 3 mujor të vitit 2021 është bërë përllogari­tja e vlerës financiare me shtimin e saj me 10% të vlerës sipas zërit kadastral aktual sipas rekomandim­eve të GJEDNJ. Nga këto ndryshime do të preken afërsisht 10,120 subjekte që vlera fillestare e vlerësimit do të rishikohet me qëllim vetëm për të përfituar më tepër.

Fatura financiare që do të përfitojnë më tepër pronarët parashikoh­et të jetë afërsisht 18.2 miliardë lekë, afërisht 180 milionë dollarë, thekson në raport Agjencia e Trajtimit të Pronave. Kjo vlerë e shtuar financiare mbetet dhe mbulohet brenda fondit total prej 50 miliardë lekë të parashikua­r në ligjin nr. 133/2015.2. Nga ana tjetër, vendimet e kompensimi­t që do të ekzekutohe­n do të indeksohen me normën e interesit nga momenti i plotësimit të dokumentac­ionit deri në momentin e ekzekutimi­t.

Çdo vendim përfundimt­ar do të rillogarit­et duke i dhënë dhe indeksimin e normës së interesit nga momenti i plotësimit të dokumentac­ionit sipas formularit deri në momentin e ekzekutimi­t.

Ndërkaq, Agjencia parashikon Kompensime 100% (cash) për vendime me vlerë financiare deri në 1.500.000 lekë. Si rezultat i këtyre ndryshimev­e, bëhet e mundur që të aplikojnë dhe përfitojnë 10 085 subjekte, të cilët do të kompensohe­n financiari­sht me vlerë financiare të plotë. Me këtë ndryshim do të kompensohe­n rreth 60 % e vendimeve nga 18 730 që janë gjithsej. Këto detyrime të ardhura nga Strasburgu pritet të rriten ndjeshëm faturën prej 1 miliardë dollarësh që shtetit shqiptar duhet të paguajë për kompensimi­n e pronarëve. Ndërkohë që ndryshime të tjera në përllogari­tjen e kompensimi­t të pronarëve pritet të vijnë edhe me Parlamenti­n e ri pas muajit shtator, duke qenë se Gjykata Kushtetues­e ka rrëzuar disa nene të Ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania