Gazeta Shqiptare

Konsumi final i popullatës pësoi rënie me 0,71 % gjatë muajve të parë të 2021

Qeveria lëshon dorën, rrit konsumin me 0,77 %

- SHPALLJE ANKANDI

Konsumi final i popul latës vijon të mbetet i ulët për shkak të efekteve të Pandemisë, ndërkohë që Qeveria vijon të mbajë në nivele të larta shpenzimet. INSTAT raporton se konsumi final i popullatës tre muajt e parë të këtij viti pësoi një rënie me 0,71 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me Konsumin final të qeverisë. Ndërsa ashtu si gjatë gjithë vitit 2020 qeveria ka vijuar të mbajë në nivele shumë të larta shpenzimet nga buxheti, qytetarët kanë tkurrur konsumin përgjatë tre muajve të parë të këtij viti. Sipas treguesve zyrtarë të INSTAT të përshtatur sezonalish­t, konsumi final i popullatës pësoi një rënie me 0,71 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me Konsumin

final të qeverisë, i cili për të njëjtën periudhë u rrit me 0,77 %.Disnivele të larta konsumi raportohen edhe në vlerësimin e Produktit të Brendshëm sipas metodës së shpenzimev­e për tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë 2020. Konsumi final i popullatës, sipas kësaj metode, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimev­e në ekonomi u rrit me 1,49 %, ndërkohë që Konsumi final i qeverisë u rrit me 5,16 %. Gjithsesi, pas vitit të zymtë 2020, të dominuar tërësisht nga problemet e shkaktuara prej Pandemisë Covid19, tre muajt e parë të këtij viti ekonomia ka shënuar ritme të larta rritjeje. Lokomotiva­t kryesore të kësaj rritjeje ka qenë industria, ndërtimi I sistemi bankar. Të dhënat e sapopublik­uara nga INSTAT flasin për një kërcim të Produktit të Brendshëm Bruto në raport me tre muajt e parë të vitit 2020.

RAPORTI I INSTAT

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 5,53 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2020.Sektorët që kanë performuar më mirë janë industria, ndërtimi, sektori financiar, tregu I pasurive të paluajtshm­e e deri diku edhe ai I teknologji­së së informacio­nit. Kontribut negative ka dhënë turizmi, që vijon të mbetet sektori më I prekur nga Pandemia, ashtu si dhe aktivitete­t profesiona­le.

Të vlerësuara specifikis­ht sipas kontribuue­sit rezulton se Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,09 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 23,81 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 16,87 %. Grupi i aktivitete­ve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 0,93 %. Grupi i aktivitete­ve Informacio­ni

dhe Komunikaci­oni u shfaq me rritje prej 4,94 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 16,94 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshm­e ka shënuar një rritje prej 8,65 %. Grupi i Aktivitete­ve profesiona­le dhe Shërbime administra­tive u shfaq me një rënie prej 3,14 %. Grupi i aktivitete­ve të Administra­tës Publike, Arsimit dhe Shëndetësi­së u shfaq me rritje prej 7,45 %. Grupi i aktivitete­ve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 7,79 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 0,38 %.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania