Gazeta Shqiptare

“Më akuzuan se i vodha gjerdanin vjehrrës një javë pas dasme”, 26-vjeçarja rrëfen divorcin: Burri u lidh me një rumune në Itali

Gjykata vendosi si pension ushqimor 210 mijë lekë, por ai nuk përgjigjet për 3 fëmijët

-

Divorci është një plagë familjare, që bëhet edhe më i vështirë kur partnerët ndahen pa mirëkuptim. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, dje u trajtua historia e një 26-vjeçarje, nënë e 3 fëmijëve, e cila pak muaj më parë është divorcuar nga bashkëshor­ti emigrant në Itali. Pas ndarjes, ish-bashkëshor­ti i ka kthyer shpinën dhe nuk i jep asnjë ndihmë për rritjen e 3 fëmijëve të mitur, të cilët tani kanë gjetur strehë te shtëpia e gjyshërve nga nëna. Çifti u njoh me shkuesi 8 vite më parë, kur vajza ishte vetëm 18 vjeçe. Martesa pati ulje-ngritjet e saj derisa ndërhyrja e një të treti prishi gjithçka.

Evis Ahmeti: Si je ti dhe fëmijët e tu?

Gruaja: Faleminder­it dhe babait jam mirë se më kanë ndihmuar!

Evis Ahmeti: Sa kohë ka që nuk komunikon me fëmijët?

Gruaja: Ka që në fillim të prillit që nuk flet me asnjë nga 3 fëmijët.

Evis Ahmeti: Si u njohe me bashkëshor­tin?

Gruaja: Isha 18 vjeçe, isha me mamin në pazar për të blerë vezë. Në dyqan ishte një zonjë, që më vonë u bë vjehrra ime. Ajo bisedoi me mamin dhe më pëlqeu mua. I tha hallës dhe kështu ndodhi ndërmjetës­imi. Pas 3 ditësh erdhi më kërkoi dorën. Unë isha 18 vjeçe ndërsa ai 26 vjeç. Në fillim e pashë nga larg. Pastaj dolëm 2 familjet dhe u pëlqyem.

Evis Ahmeti: Ti e kishe mbaruar shkollën?

Gruaja: Kam bërë vetëm 9 klasë shkollë, sepse për arsye ekonomike nuk e kam vazhduar.

Evis Ahmeti: Sa fëmijë jeni në familje?

Gruaja: Ne jemi 4 fëmijë. 2 motra dhe 2 vëllezër. Motra është e martuar. Unë isha e para nga familja që u martova.

Evis Ahmeti: Çfarë të pëlqeu tek ish-bashkëshor­ti?

Gruaja: Ishte i pashëm dhe komunikont­e shumë sjellshëm, kjo më bëri ta pëlqeja. Më thoshte fjalë që më jepte siguri.

Evis Ahmeti: Si e ëndërronit ju familjen?

Gruaja: Ne dëshironim të kishim një shtëpi. Të punonim të 2 në Itali dhe të ktheheshim në vend. Kjo ëndërr nuk u bë realitet. 1 javë pas dasme, mua më akuzuan si hajdute, sepse më thanë i kam marrë një gjerdan vjehrrës. 5 minuta më vonë gjerdanin e nxori kunati ku e kishte fshehur. Kunati ka qenë shkaku i konfliktev­e. Ai ka qenë 28 vjeç në atë kohë. Ai ishte xheloz për raportin që kishte im shoq me të ëmën. Unë e kam kuptuar që kjo marrëdhëni­e nuk ecte. Kërkova divorcin pa ardhur fëmijët, por burri nuk pranonte.

Evis Ahmeti: Si e ke takuar kunatin për herë të parë?

Gruaja: Ka qenë shumë i ftohtë edhe me mua dhe me të vëllain. Ai nuk më pranonte, sepse unë isha nga fshati. Vjehrra ka mbajtur anën e kunatit, ndërsa vjehrri mbante anën time. Burri vendosi të iknim në Itali ku qëndruam 8 vite.

Kur nuk flisnim me ata, ishim familja më e lumtur në botë, ndërsa kur flisnim me ata burri bëhej nervoz.

Evis Ahmeti: Cili ishte shkaku?

Gruaja: Shtëpia e vjehrrit, sepse donin t’ia linin kunatit dhe burri të mbetej pa gjë. I thanë në telefon lëre gruan të marrësh pronën. Nuk e di pse vjehrra donte të na ndante.

Evis Ahmeti: Si je sjellë ti me vjehrrën?

Gruaja: Shumë mirë. E ndihmoja. Zgjohesha që në 5 të mëngjesit. Pas sherrit për gjerdanin, gjërat ndryshuan. Më kritikonte si vishesha, rregullohe­sha apo pastroja shtëpinë. Më pas unë ika në Itali.

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi më pas?

Gruaja: Për pushimet e verës unë vija në Shqipëri, ndërsa burri më thoshte që do të rri të punoj të marr lekë. Asnjëherë nuk më shoqëronte derisa zbulova se kur unë nuk isha, ai kishte krijuar lidhje jashtëmart­esore me një rumune. Tradhtinë e zbulova nga mesazhet. Ai nuk e pranoi, por më pas nisi bashkëjete­sën me të.

Evis Ahmet: thoshin SMS?

Gruaja: Ishin fjalë intime. Ai e bëri hapin e parë të ndarjes. Më ka kërkuar të ndaheshim dhe të bëja unë ndarjen, por më pas e bëri ai. Muajin e fundit ai nuk solli rrogën në shtëpi. Unë panolinat e djalit i merrja në ndihmat e shtetit. E denoncova në polici. Në shtëpi rrinte vetëm 1 orë. Ai mori babain tim në telefon dhe i tha a mund ta sjell vajzën dhe 3 fëmijët të rrinë pak muaj tek ju se jam me borxhe. Më solli te babai dhe nuk më mori më. Gjykata vendosi si pension ushqimor 210 mijë lekë, por ai as atë s’e jep.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania