Gazeta Shqiptare

Turistët të tmerruar, asnjë reagim nga bashkia e Kavajës

Skandali me mbeturinat, tonelata plehrash digjen mes Spillesë dhe Plazhit të Gjeneralit Grumbullim­i i tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, në pikun e sezonit turistik

-

Situata e rëndë e shkak tuar nga mbeturinat zhvendoset përgjatë bregdetit të Adriatikut. Pas emergjencë­s disa ditore në Durrës, në qendër të vëmendjes tani është Kavaja. Rreth 40 tonë mbeturina depozitohe­n dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullim­i dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, tani në pikun e sezonit turistik.

Në këtë kodër, siç shihet që nga mëngjesi i sotëm janë depozituar mbetje urbane të qytetit të Kavajës e më pas iu është vënë zjarri duke çliruar dyoksid karboni, duke shkaktuar një krim të rëndë mjedisor. Janë operatoret turistikë dhe banorët e fshatrave përreth të cilët kanë ngritur alarmin lidhur me situatën e rëndë mjedisore si pasojë e ndotjes që shkakton djegia e mbetjeve urbane. Në fshatin Kazie duket nga larg tymi i djegies së mbetjeve urbane, ndërsa era e keqe është shumë shqetësues­e për turistët dhe banorët e zonës. Një krim mjedisor me përmasa të tilla, mbart një rrezik të lartë për banorët e zonës, por edhe për turistet ndërkohë që nuk ka një kontroll nga efektivët e Task-Forcës.

Ligji parashikon se të gjitha mbetjet duhet të seleksiono­hen, në mënyrë që të ndahen në të ricikluesh­me dhe për trajtim të posaçëm, por ai me sa duket nuk zbatohet. Bashkia e Kavajës deri tani nuk ka asnjë reagim për këtë situatë në zonat bregdetare në pikun e sezonit turistik. "News24" kërkoi informacio­n zyrtar në bashkinë Kavajë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane pas shqetësimi­t të madhe që kanë ngritur banorët dhe subjektet e biznesit për depozitimi­n e tyre në zonën e fshatit Kazie. Por deri tani nuk pati asnjë informacio­n dhe reagim nga ana e zyrtarëve të bashkisë Kavajë. Hedhja e mbetjeve në këto vendgrumbu­llime të paligjshme, jo vetëm që largon turistët apo shkakton dëme në florën dhe faunën e zonës, por vendos në rrezik edhe jetën e banorëve.

Rreth 40 tonë

mbeturina depozitohe­n dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të

Gjeneralit. Grumbullim­i dhe

djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, tani në pikun e sezonit turistik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania