Gazeta Shqiptare

U dhunua nga njerëzit e burrit, Dava Ndoj: Më kanë kafshuar në dorë dhe gjithandej në sy të fëmijëve

33-vjeçarja, apel për ndihmë me duart në kokë: Shteti të më japë një rrugëzgjid­hje

-

Dava Ndoj nga fshati Markatomaj i Lezhës, e cila dy ditë më parë u përfshi në një konflikt me familjarët e burrit, me të cilin është në proces divorci, ka treguar dje tmerrin e përjetuar në sy të fëmijëve. Mësohet se urdhrat e mbrojtjes nuk e kanë shpëtuar nënën e 4 fëmijëve nga dhuna e vazhdueshm­e që prej muajit janar të këtij viti. Me duart duke mbajtur kokën që i dhemb vazhdimish­t, ajo rrëfeu ngjarjen e ndodhur, ndërsa frakturat që ka pësuar nga dhuna duken qartë. “Po rrija me djalin në ballkon dhe aty ka ardhur motra e ish-burrit dhe më ka goditur, më është vërsulur në sy të djalit. Më goditi me dorë në pjesën e kokës, ajo me dy fëmijët e vet, vajzën e motrës dhe dy pleqtë. Plaku më shumë me vajzën e vet. Arsyeja është se unë jam në proces divorci me bashkëshor­tin që prej datës 16 janar. Jam me urdhër mbrojtje, por nga shteti nuk kam gjetur qetësi dhe nuk është zbatuar kurrë ligji ndaj meje. Ligjin e bëjnë vetë. Lufta është nga 16 janari dhe këtej. Avokati është

DHUNA

“Po rrija me djalin në ballkon dhe aty ka ardhur motra e ish-burrit dhe më ka goditur, më është vërsulur në sy të djalit. Më goditi me dorë në pjesën e kokës, ajo me dy fëmijët e vet, vajzën e motrës dhe dy pleqtë. Plaku më shumë me vajzën e vet. Arsyeja është se unë jam në proces divorci me bashkëshor­tin që prej datës 16 janar. Jam me urdhër mbrojtje, por nga shteti nuk kam gjetur qetësi dhe nuk është zbatuar kurrë ligji ndaj meje. Ligjin e bëjnë vetë. Lufta është nga 16 janari dhe këtej”, tha ndër të tjera 33-vjeçarja.

dhëndëri i shtëpisë dhe gruaja e avokatit më ka goditur së bashku me vajzën e saj. Këta e kanë pasur shtetin me vete. Djali i xhaxhait të burrit është oficer policie. Ne jetojmë në një shtëpi. Jam

nënë e 4 fëmijëve. Me urdhër të gjykatës unë kam dalë te prindërit e mi, por nuk janë zbatuar kurrë. Jetoj që prej 2 muajsh pa ujë dhe drita në shtëpinë time, sepse i kam lënë pa paguar”, tha Ndoja. Mes

lotësh në sy, 33-vjeçarja Ndoj thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucio­net shtetërore, të cilat i akuzon për moszbatim të ligjit. Mes vështirësi­ve ekonomike dhe një fëmije të sëmurë, Dava

Ndoj kërkon mbështetje. Me lot në sy, nëna e 4 fëmijëve tregoi se ka qenë në proces divorci me bashkëshor­tin dhe pavarësish­t se ka marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata, ajo nuk është zbatuar. “Më e vështira është që unë e vuaj nga djali i madh, pasi ka probleme shëndetëso­re dhe i duhet uji çdo ditë. Është me insulinë, medikament­et janë të hedhura në kosh. Në pjesën e kokës dhe të qafës më kanë kafshuar, në dorë dhe gjithandej. Më kanë mbajtur një orë në polici, nuk e di arsyen. Unë i bëj apel qeverisë të marrë masat e duhura dhe të më japin një rrugëzgjid­hje mua dhe fëmijëve të mi. I kam në mbrojtjen e murgeshave”, tha 33-vjeçarja. Prej mbrëmjes së të shtunës, Dava Ndoj po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa 4 fëmijët e saj janë marrë nga një qendër bamirësie në FushëKrujë. Policia ka arrestuar kunatën e 33-vjeçares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania