Gazeta Shqiptare

“Situatë e rëndë”, Basha: Rama, i zhytur në korrupsion

Tenderët korruptivë, Tabaku: Vjedhja e miliona eurove nga buxheti i shtetit me dijeninë e Ramës “Pas 8 viteve në pushtet, pranoi abuzimin me tenderët”

- Valentina Madani

Për Lulzim Bashën pas tetë viteve në pushtet, kryeminist­ri Rama pranoi më në fund se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Kreu i PD-së bën përgjegjës kryeminist­rin Edi Rama për nivelin e korrupsion­it në vend. Basha reagoi dje në rrjetet sociale pas konferencë­s për media të mbajtur nga kryeminist­ri Edi Rama ku foli për prokurimet publike. Lideri demokrat përmendi se pas 8 vitesh në pushtet më në fund Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion, duke theksuar se “peshku qelbet nga koka”. “Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka!”, theksoi z.Basha. Këtë qëndrim të kreut demokrat e përforcoi më tej nga selia blu edhe deputetja Jorida Tabaku, duke e bërë kreun e qeverisë përgjegjës për ngritjen e një sistemi korruptiv përmes dhënies së tenderave pa garë, madje edhe në kohë pandemie. Deputetja e zgjedhur e PD-së për Tiranën, tha se asnjë vjedhje e korrupsion nuk ndodh në këto institucio­ne pa dijeninë e Ramës. Sipas saj, nuk është faji i disa zyrtarëve, por faji i sistemit që ka krijuar Rama dhe se asnjë shqiptar nuk e beson që abuzimet ndodhin pa urdhrin e tij. Tabaku solli në vëmendje procesin e rindërtimi­t, duke theksuar se të gjitha tenderët e rindërtimi­t që mbikëqyren nga vetë kryeminist­ri janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës. “1 në 3 tenderë jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësis­ht është provuar edhe në vitin 2018

LULZIM BASHA

Lideri demokrat përmendi se pas 8 vitesh në pushtet më në fund Rama pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. “Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, - theksoi z.Basha.

JORIDA JORIDA TABAKU TABAKU

“1 në 3 tenderë jepen pa garë. Të gjitha tenderët e rindërtimi­t që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës. Gjatë pandemisë janë dhënë tenderë pa garë, tenderë sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësi­së kanë qenë kampionë. Mbi 2 miliardë euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij. Toka sot në bregdet jepet me 1 euro me VKM”, - theksoi ajo.

nga Gjykata Europiane e Auditit. Të gjitha tenderët e rindërtimi­t që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës. Gjatë pandemisë janë dhënë tenderë pa garë, tenderë sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësi­së kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet. Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparen­cy Internatio­nal”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai. Ligji “Fusha” për Teatrin Kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushte­tues dhe prishjen antikushte­tuese të godinës

së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama. Mbi 2 miliardë euro koncesione të dhëna nga qeveria ‘Rama’ me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij. Toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM. Ndërkohë që pronarët sorollaten me vite për të marrë një vendim për kthim dhe kompensim të pronave”, - u shpreh deputetja e zgjedhur e PD-së. Tabaku denoncoi se pjesë e kësaj skeme korruptive është edhe afera e incenerato­rëve, para të taksapague­seve që sipas saj shkojnë për një projekt mafioz. Duke iu referuar të dhënave të KLSH-së selia blu sqaron se në tetë vite qeverisje dëmi ekonomik i shkaktuar nga tenderët korruptivë arrin në vlerën e 7.2 miliardë Eurove. “7.2 miliard euro dëm ekonomik ka

vërtetuar KLSH, që ka ndodhur në 8 vitet e fundit. – Dhe afera më e fundit e incenerato­rëve që akoma marrin para nga taksat e qytetarëve shqiptarë, janë mbrojtur publikisht dhe personalis­ht nga Rama. Miliona euro që shkojnë për një projekt mafioz, me procedura dhe afate që me dijeninë e tij dhe ministrave të tij janë shkelur me të dyja këmbët. Në të gjitha këto raste, Rama i ka dalë për zot. Rama e ka mbrojtur korrupsion­in, i ka dalë për zot këtyre projekteve duke goditur drejtpërdr­ejt buxhetin e shtetit dhe xhepat e familjeve shqiptare. Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjës­i i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjës­i i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel të kapjes së shtetit është Edi Rama”, theksoi zj.Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania