Gazeta Shqiptare

Propozimet statutore, Duma: Idetë e mira e gjejnë rrugën, PD duhet të eliminojë konceptin e ‘ushtrisë’

-

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Grida Duma foli dje për ndryshimet statutore, teksa shprehet se nuk duhet të ketë paragjykim­e edhe për propozime të tjera, përtej atyre të kryetarit Basha. Që PD të ketë një performanc­ë sa më të mirë, Duma propozon që kjo forcë politike të eliminojë konceptin e “ushtrisë”, që sipas saj e ka e majta shqiptare. “PD është një parti që strukturën e saj partiake nuk mund ta ketë koniuktura­liste si PS-ja. PS-ja e ka disiplinën e trashëguar ndër vite sa i përket metodikës së punës sepse edhe trashëgon një fashë elektorale, e cila është 70-vjeçare. Nuk është më një sekret se disiplina e së majtës është një disiplinë populiste në të gjithë botën, ka një lloj ushtrie brenda saj. PD-ja, sipas meje, këtë koncept të ushtrisë duhet ta eliminojë. PD është parti e kontribute­ve të të gjithëve që të maten me peshën specifike”,-tha Duma për A2. Sipas saj, PD është forca politike që është kritikuar më shumë sesa qeveria. “Do të kisha dashur të shikoja sa më tepër propozime statutore. Do të jem gjithmonë një partizane e asaj që gjerat nuk duhen të paragjykoh­en, ato duhet të pas gjykohen. Nëse ka ide të mira, edhe nëse mendohet se dikush i dëgjon më mirë apo më keq, idetë e mira e kanë gjetur rrugën. Idetë e mira kanë ardhur edhe nga kundërshti­të, madje nga kundërshti­të kanë ardhur më shumë. Në këtë kuptim unë mendoj se nuk duhet humbur ky shans. Në arenën e politikës shqiptare, PD është partia që ka pasur kritikat brenda dhe jashtë vetes. Madje në këto 7-8 vite qëndrimi ndaj opozitës ka qenë më kritik, sesa ndaj qeverisë. PD absolutish­t nuk ka asnjë pengesë për të thënë kritikat brenda dhe jashtë PD-së, të cilat janë kthyer shpesh edhe në një telenovelë që e ka tejkaluar diskurin politik. Unë kam respekt për të gjitha qëndrimet që e turbullojn­ë ujin. Unë mendoj që nuk duhet të tërhiqet nga kjo. Këtë e them në parim, paragjykim­i nuk duhet të ekzistojë. Zonja Harxhi ka qenë një nga kandidatet që ka qenë me korrekte dhe më normale gjatë garimit për kreun e PD”, - u shpreh Duma.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania