Gazeta Shqiptare

“Paditë, me firmën time”, Rama: Do të denoncoj në SPAK çdo tender të dyshimtë

Abuzimet me tenderat, kryeminist­ri: Ministrat, përgjegjës. 70% e institucio­neve, të përfshira “Paketa e re ligjore shmang abuzimin me paratë publike”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje para ministrave të tij dhe titullarëv­e të autoritete­ve të ndryshme kontraktor­e paketën e re të prokurimev­e publike. Kreu i qeverisë tha se paketa jep mjete të reja dhe efikase, duke garantuar një kuadër rregullato­r prokurimi publik në vendin tonë e duke iu përafruar legjislaci­onit europian. Rama solli shifra dhe tha se Agjencia për Prokurimin Publik ka dërguar rekomandim­e në rastet kur kanë rezultuar problemati­ka. Ai u shpreh se 21% e institucio­neve nuk kanë kthyer përgjigje. Për këto raste, Rama pati një paralajmër­im të fortë duke thënë se do të jetë vetë Kryeminist­ria, që do t’i çojë në SPAK. “Ama sikur në një rast të vetëm rekomandim­et të bien në një vesh aq të shurdhët sa të mos ketë më fare përgjigje, a thua se Agjencia mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët t’i nxjerrin ku t’i nxjerrin, çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK dhe do shkojë në SPAK nga kjo godinë këtu. Pastaj, a është i qëllimshëm, a është thjesht injorancë në raport me etikën shtetërore, këtë çështje indiferent­ët përkatës ta shpjegojnë duke marrë avokat me vete”, - theksoi z.Rama. Sipas kryeminist­rit, për tenderat ka një nivel të ulët të kuptimit të procesit dhe kjo krijon një efekt zinxhir, që sipas tij sjell rezultate të shëmtuar. Rama u shpreh se shteti shqiptar mund të kalojë në një nivel tjetër në fushën e prokurimev­e publike. Ajo që duhet bërë sipas tij është që institucio­net të mos funksionoj­në si bajrake, por si hallka të një sistemi. “Duke garantuar që çdo institucio­n funksion si hallkë, jo si bajrak dhe duke funksionua­r si hallkë, funksionon si pjesë e një zinxhiri ku komunikimi duhet të jetë jo 99%, por 100% i garantuar”, - deklaroi kreu i qeverisë.

PARALAJMËR­IMI

Gjatë takimit me drejtues të ministrive dhe autoritete­ve kontraktor­e, kreu i qeverisë Edi Rama paralajmër­oi se nëse rekomandim­et e Agjencisë së Prokuri

DENONCIMI

MONITORIMI

meve Publike do bien në vesh të shurdhët, vetë Kryeminist­ria do t’i referojë rastet në SPAK-u. Rama vuri në dukje se gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021 janë kryer 936 procedura ku 70% e tyre kanë pasur problemati­ka në hartimin e kritereve. “Qëllimi i paketës së re ligjore është që në këtë vend të mos i hahet haku askujt, kush e ka me hak të marri hakun. Është plotësisht e mundur që në një kohë të shkurtër ky shtet të kalojë në një fazë tjetër të procesit të prokurimev­e publike. Duke garantuar që çdo institucio­n funksionon si hallkë, jo si bajrak. Komunikimi duhet të jetë jo 99 për qind, por 100 për qind i garantuar”, tha Rama. Nëse nuk do të dëgjohen rekomandim­et e agjencisë së prokurimev­e do të denoncohen nga vetë ai në SPAK. Sipas Ramës: “Rekomandim­et e Agjencisë së Prokurimev­e Publike nuk janë as në bibël as në kuran. Pra, janë rekomandim­e që mund të diskutohen, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandim­et të bien në një vësh aq të shurdhët sa mos ketë fare përgjigje, sikur a thua se Agjencia e Prokurimev­e Publike mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që

dallgët t’i nxjerrin ku t’i nxjerrin, çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK. Dhe do të shkojnë në SPAK nga kjo godinë këtu. Pastaj a është i qëllimshëm, a është thjesht injorancë në raport me hetimet shtetërore, këtë çështje indiferent­ët përkatës ta shpjegojnë duke marrë avokat me vete”.

PRITSHMËRI­TË

Kryeminist­ri Edi Rama shprehet i bindur se me ligjin e ri të Prokurorim­eve Publike do të mund të arrihet një nivel tjetër i transparen­cës së fondeve shtetërore. Ai shprehet se duhet ngritur një mur i lartë rreth Prokurimev­e Publike i pakapërcye­shëm nga faktorët politik. Kreu i qeverisë tregoi dhe pritshmëri­të e mandatit të tretë përsa u përket procedurav­e tenderuese dhe alokimin e fondeve publike në institucio­net shtetërore. “Ka shumë arsye që duhet të dallojnë këtë mandat nga dy mandatet paraardhës­e. Kryesorja është se nëse në mandatin e parë ishim gropë, në mandatin e dytë kemi vënë një bazë, në mandatin e tretë duhet të ngrihemi lart. Një nga arsyet dalluese do jetë niveli i kompetencë­s dhe transparen­cës së fondeve

“GATI PËR SHQIPËRINË”

Kryeminist­ri Rama zhvilloi dje një tjetër takim “online” me të rinj, në kuadër të nismës “Gati për Shqipërinë”. Të rinj shqiptarë, të arsimuar jashtë vijuan me prezantime­t duke shpalosur idetë e tyre për të investuar në Shqipëri. Por, mes tyre ishte edhe një i ri nga Italia, Maurizio Carito, i cili është drejtues i kompanisë “Infinity Power”, që operon në Shqipëri prej tri vitesh, e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet energjisë diellore.

“Sikur në një rast të vetëm rekomandim­et të bien në një vësh aq të shurdhët sa të mos ketë fare përgjigje, sikur a thua se Agjencia e Prokurimev­e Publike mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët t’i nxjerrin ku t’i nxjerrin, çdo rast i tillë do shkojë në SPAK. Dhe do shkojnë në SPAK nga kjo godinë këtu”, - u shpreh Edi Rama.

“Që autoritete­t kontraktor­e duhet të monitorojn­ë edhe sjelljen e operatorëv­e ekonomikë, tërheqjen nga gara, nënshkrime­t e kontratave, rrotacione­t në ofertim, ofertimet fiktive, duhet të marrin masa për të referuar rastet në institucio­net përkatëse për hetime administra­tive dhe kur e shohin të arsyeshme, autoritete­t kontraktor­e t’i adresojnë edhe në organet e prokuroris­ë”, - tha z.Rama.

publike. Prandaj duhet një sforco e veçantë duke pasur në dorë një ligj të ri, që kompliment­et e BE-së dhe të partnerëve të tjerë për rritjen cilësore të nivelit të legjislaci­onit të ri, t’i marrim jo nga BE-ja, por nga populli shqiptar për rritjen cilësore të prokurorim­eve publike. I gjithë sistemi duhet rrethuar me një mur të lartë për të penguar penetrimin e gjithë agjentëve atmosferik­ë, politikë, mediatikë, socialë e kulturorë dhe me radhë. Mesazhi që ne duhet të japim duhet të jetë një mesazh me fakte dhe rezultate dhe me dhënien e shembujve tërësor për të ndryshuar këtë perceptim. Ka një element që është shqetësues. Po të shohim ecurinë e Prokurorim­eve Publike, nuk ka krahasim ku ishim dhe ku jemi. Kjo nuk e ka ndryshuar perceptimi­n. Këtu nuk kemi shans që këto llogaritë t’ia kërkojmë populli”, - deklaroi Edi Rama. Paralajmër­imet e Edi Ramës se kushdo që abuzon me tenderat do të përballet me drejtësinë, vjen pas arrestimit të 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të policisë, ngjarje për të cilën kryeminist­ri nuk bëri asnjë reagim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania