Gazeta Shqiptare

Padia e AMT për Sorekën, KE: Akuza të pabazuara dhe dezinformu­ese

“Përpjekjet e Shqipërisë drejt reformës në drejtësi duhet të mos pengohen në procesin e tyre” “Shpifje ndaj ambasadori­t. Fushatë kundër delegacion­it në Shqipëri”

- Valentina Madani

Komisioni Europian reagoi dje pas padisë që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndaj ambasadori­t të BE-së në Tiranë, Luixhi Soreka. Zëdhënësi i KiE-s, Peter Stano, në një deklaratë nga Brukseli i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadori­t Soreka, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacion­it të BEsë në Shqipëri. Sipas tij, iniciativa dhe akuzat ndaj kreut të delegacion­it europian në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformu­ese. Sipas tij, Soreka ka mbështetje­n e plotë të liderëve të Komisioni Europian për punën e bërë nga ambasadori në përforcimi­n e marrëdhëni­eve BE-Shqipëri. “Dua të trajtoj një çështje gjatë kohës së fundit në Shqipëri. Duket se ka filluar një fushatë kundër delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë dhe dua të them që iniciativa dhe akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri kundër kreut të delegacion­it Europian (Luixhi

REFORMA

“Ne vazhdojmë të mbështesim fort reformën në drejtësi në Shqipëri. U bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe joshtetëro­rë në Shqipëri të vijojnë zbatimin e reformës në përpjekjet e mëdha të Shqipërisë për të ndjekur reformën në drejtësi dhe vetingun në gjyqësor, që po japin rezultatet e para të prekshme dhe nuk mund të ngadalësoh­en”, deklaron zëdhënësi i KE.

Soreka) janë të pabazuara dhe dezinformu­ese. Ambasadori Soreka, kreu i delegacion­it, ka një mbështetje të fortë nga liderët e Komisionit Europian për punën që po bën në kuadër të marrëdhëni­eve mes Shqipërisë dhe BE-së. BE-ja vijon që ta mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe implementi­min e saj. Përpjekjet e

pafundme të Shqipërisë drejt reformës në drejtësi dhe vetingut në drejtësi duhet të mos pengohen në procesin e tyre”, – tha Stano. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e akuzon ambasadori­n Soreka se ka tentuar të ndikojë në Gjykatën Kushtetues­e për të favorizuar kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliajn, në çështjen e Teatrit

Kombëtar. Aleanca depozitoi një padi në SPAK, ku i kanë bërë konkrete akuzat e tyre ndaj kreut të delegacion­it europian. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhje të takimit të ambasadori­t Soreka me gjykatësen Vitore Tusha. Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar Presidenti­t Meta shpalljen “non grata” të ambasadori­t të BEsë në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania