Gazeta Shqiptare

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, që shfuqizon nenin e ndarjes së mandateve sipas herësit

-

Gjykata Kushtetues­e zbardhi dje vendimin e plotë për shfuqizimi­n si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n nenin e Kodit Zgjedhor, që parashikon ndarjen e mandateve me thyerjen e herësit. Në vendimin e plotë thuhet se Kushtetues­ja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratik­e të Astrit Patozit dhe Lëvizjes Demokratik­e Shqiptare, e Myslim Murrizit, të cilët kanë kërkuar heqjen e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral. Në paragrafin 48 të vendimit thuhet se në vlerësimin e Gjykatës, në përcaktimi­n e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës. Sipas Kushtetues­es, cenohet e drejta për të zgjedhur, pasi nuk përmbushet kriteri i proporcion­alitetit. “Për rrjedhojë, gjykata vlerëson se parashikim­i i herësit, lidhur me vlerën e tij numerike, i përcaktuar në pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, si një ndër kriteret që ndikon në shpërndarj­en e mandateve, cenon të drejtën për të zgjedhur, pasi nuk përmbush kriterin e proporcion­alitetit”,-thuhet në vendim. Më tej, gjykata vëren se, “bazuar në pikën 3 të nenit 163 në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqye­se më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi nuk mund të jetë më shumë se 10, 000 vota. Bazuar në vendimet paraprake të KQZ-së për shpërndarj­en e mandateve, konstatohe­t se veçanërish­t në qarqet me numër të vogël mandatesh, kandidatët e subjekteve zgjedhore kanë marrë deri në 3 herë vota më pak se vlera e përcaktuar e herësit, për atë zonë zgjedhore dhe atë subjekt zgjedhor, pra është një vlerë dukshëm më e ulët se vlera e herësit. Në këtë aspekt, gjykata vlerëson se pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësis­h ose me numër të ulët të mandateve e shndërron votën parapëlqye­se në të drejtë iluzore, pasi cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania