Gazeta Shqiptare

“DW”: Historia e dy tenderëve u bën skanerin rrënjëve dhe faktorëve që e lulëzuan korrupsion­in në nivel të lartë në Shqipëri

Drejtësia e re dhe të korruptuar­it “e paprekshëm”

-

Korriku 2021 mund të futet në historinë e drejtësisë së re, të reformuar në Shqipëri si fillimi i funksionim­it të saj dhe i ndëshkimit të “të paprekshmë­ve” dhe të korruptuar­ve në nivele të larta. Në 10 ditët e para të korrikut Struktura e Posaçme Antikorrup­sion (SPAK), “kali i betejës” kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar në nivel të lartë në Shqipëri arrestoi 18 zyrtarë dhe ishzyrtarë të akuzuar për korrupsion përmes “shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim­it të detyrës”. Gjykata kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar mori të hënën (12.07) vendimin për arrest me burg për nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të arrestuar fundjavën e kaluar (10.07) nga SPAK-u për “shkelje të barazisë” në tenderin për blerjen dhe shpërndarj­en e uniformave të Policisë së Shtetit dhe “favorizim të kompanisë”, që fitoi këtë tender me një vlerë prej rreth 28 milionë dollarë. Sipas të dhënave zyrtare, të arrestuari­t kanë kryer veprime të paligjshme si ndryshimin e çmimit dhe të sasisë së uniformave të policisë, prej së cilës ata kanë pasur një përfitim abuziv prej 10 milionë dollarësh.

Një javë më parë, Fatos Tushe, kryetari socialist i Bashkisë së Lushnjës dhe tetë zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie u arrestuan po nga SPAK-u me të njëjtën akuzë “Shkelje të barazisë në tender” të shoqëruar me akuzat për “Shpërdorim detyre, tjetërsim fondesh publike, falsifikim dokumentes­h” në një tender rreth 24 milionë dollarë për reabilitim­in e një ujësjellës­i. Drejtuesi i SPAKut, Arben Kraja, tha në një deklaratë publike se, “ky është vetëm fillimi” duke nënkuptuar vijimin e goditjes së korrupsion­it në nivel të lartë. Deklarata e tij vjen pas konsiderim­it nga SHBA-të të korrupsion­it si “cenim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA-ve, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”. Historia e dy tenderave që çoi në burg zyrtarë në qeverisjen qendrore dhe atë lokale u bën skanerin rrënjëve dhe faktorëve që e lulëzuan korrupsion­in në nivel të lartë në Shqipëri.

ÇFARË E PRODHON KORRUPSION­IN NË SHQIPËRI?

Në indeksin global të “Transparen­cy Internatio­nal” për korrupsion­in në botë 2020, Shqipëria zë vendin e 104 ndër 180 vende. Ndërsa në indeksin global 2020, të “World Justice Project”, për sundimin e ligjit renditet në vendin e 78 ndër 128 vende të botës, me një rënie prej 4 poziciones­h në krahasim me vitin 2019 dhe në vendin e 100-të për luftën kundër korrupsion­it. Prof. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, me seli në Tiranë, thotë për “DW” se, “toka pjellore” për korrupsion­in është mungesa e një sistemi të parandalim­it dhe kontrollit antikorrup­sion. “Zyrtarët e lartë deri tani kanë mbetur të paprekshëm. Sistemi vertikal i korrupsion­it në nivelet e larta në Tiranë shërben si model referimi edhe në nivelet lokale dhe administra­tive. Kemi korrupsion politik dhe zëvendësim të sistemit të meritës me atë të klientelës politike”, thotë Krasniqi për “DW”. Ai argumenton që si në qeverisjet e Partisë Demokratik­e (PD), ashtu edhe në ato të Partisë Socialiste (PS), që ka fituar mandatin e tretë qeverisës ka funksionua­r dhe funksioni një sistem abuziv emërimesh politike dhe klientelis­te dhe jo një sistem emërimesh profesioni­stësh, në bazë meritash. Sistemi i emërimeve politike dhe klientelis­te shtrihet nga drejtorët e kadastrave, doganave, shërbimeve postare dhe të enteve të tjera shtetërore deri te zyrtarët e mesëm të administra­tës publike, gjë që ka krijuar edhe shtresën e biznesmenë­ve të lidhur me pushtetin.

KORRUPSION­I

Në indeksin global të “Transparen­cy Internatio­nal” për korrupsion­in në botë 2020, Shqipëria zë vendin e 104 ndër 180 vende. Ndërsa në indeksin global 2020 të “World Justice Project”, për sundimin e ligjit renditet në vendin e 78 ndër 128 vende të botës, me një rënie prej 4 poziciones­h në krahasim me vitin 2019 dhe në vendin e 100-të për luftën kundër korrupsion­it.

“Ka lidhje të forta dhe të thella korruptive dhe kriminale midis politikës, zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve informale shpesh me burime kriminale”, thotë Krasniqi për “DW”.

PRITSHMËRI TË MËDHA NGA DREJTËSIA E RE

Arrestimi i 18 zyrtarëve tregon përpjekjet e drejtësisë së re për t’i këputur këto lidhje dhe pritshmëri­të e publikut që kjo të ndodhë janë të mëdha. Derisa drejtësia e re të ndëshkojë të ashtuquajt­urit “peshq të mëdhenj” mbetet për t’u fituar besimi i publikut ndaj saj.

“Shqipëria ka pasur dhe ka ministra, deputetë dhe zyrtarë shumë më të lartë që kanë kryer akte korruptive dhe shkelje ligjore shumë herë më të mëdha sesa vepra penale e kryebashki­akut të Lushnjës apo e zyrtarëve në

Ministrisë së Brendshme, të sapoarrest­uar. SPAK-u deri tani nuk ka shkuar ende te dosjet VIP, të cilat janë baza kryesore e korrupsion­it. Nuk janë zyrtarët dhe nëpunësit e nivelit të ulët, ata që kanë fuqi vendimmarr­ëse. Ata urdhërohen dhe firmosin vendimet e marra nga shefat e lartë politikë dhe administra­tivë. Dita kur SPAK-u të hetojë dhe të merret me nivelet e larta që drejtojnë sistemin korruptiv në dogana, kadastra, energjetik­e, privatizim­e apo miratimin e akteve ligjore të porositura etj., do të jetë dita e parë e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia e re”, thotë për “DW” prof. Afrim Krasniqi.

DREJTËSIA E RE, FORCA PËR FUNDIN E PANDËSHKUE­SHMËRISË

Shpresat te drejtësia e re

janë të mëdha. Arrestimi i 18 zyrtarëve shihet si sinjal, që u përgjigjet këtyre shpresave dhe domosdoshm­ërisë për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë ligjore ndaj “të paprekshmë­ve” të djeshëm dhe të sotëm të korruptuar. “Besoj që ‘ora e mbrame’ e ndëshkuesh­mërisë ligjore tanimë ka mbërritur. Arrestimet, rihapja e dosjes së tragjedisë në Gërdec dhe dosjeve të tjera që kanë tronditur shoqërinë shqiptare në 30 vitet e fundit kanë ndezur dritën e shpresës dhe po zgjojnë besim për mbylljen e epokës së tranzicion­it pa ndëshkime”, thotë për “DW” Aleksandër Çipa. Ai thekson që “krimet e mbetura pa ndëshkim në periudhat e qeverive kleptokrat­e po hetohen dhe po rishfletoh­en dosjet e tyre”. “Tani kemi një brez të ri juristësh, hetuesish, prokurorës­h dhe gjyqtarësh, që janë pjesë e drejtësisë së re. Rrol parësor nxitës kanë indiciet dhe mbështetja aktive e faktorit ndërkombët­ar. Pandëshkue­shmërisë tashmë i janë vendosur porta të fuqishme, të rënda dhe të mëdha, që po mbyllin brenda tyre aktorë dhe protagonis­të të korrupsion­it të akumuluar në tri dekadat e fundit. Parashikoj që në vjeshtën e këtij viti, në Shqipëri do të kemi procese të bujshme ndaj përfaqësue­sve të rëndësishë­m të qeverisjev­e të kaluara dhe qeverisjes aktuale dhe të aferave më të përfolura në jetën dhe zërin publik të shoqërisë”, thotë për “DW” Aleksandër Çipa. Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, mendon se “arrestimet do të vazhdojnë, nuk do të jenë thjesht një shi vere. Ka shenja se po vjen fundi i të fortëve, të korruptuar në nivele të larta”. Por, për këtë drejtësisë së re i duhet të veprojë në mënyrë energjike dhe me vendosmëri. “Ka akuza të forta të palëve për vjedhje thesari, votash, tenderësh me miliarda për rrugë, ndërtime, koncesione, porte e aeroporte. Pas tyre nuk qëndrojnë drejtorë, as kryetarë bashkish. Publiku kërkon ndëshkimet e mëdha dhe SHBA-të kanë pjesën e vet të ngritjes së pritshmëri­ve, me shpalljen non-grata të emrave kyçe të politikës. Ama, pas bllokimit të udhëtimit, asgjë nuk ka ndodhur me ta. Shqiptarët kërkojnë që premtimet e SPAK-ut, pritshmëri­të që ngriti për drejtësinë me emra konkretë Departamen­ti Amerikan i Shtetit të bëhen realitet. Me emra të mëdhenj të maxhorancë­s e të opozitës”, thotë për “DW” Edlira Gjoni. Publiku, i etur për drejtësi dhe bllokim të zhvillimit nga korrupsion­i i jep mbështetje­n e vet të fuqishme drejtësisë. Sipas sondazhit të Institutit për Kërkime dhe Alternativ­a Zhvillimi, 91% e shqiptarëv­e mbështesin drejtësinë e re.

“Shqipëria po hyn në një fazë të re kur nevoja për drejtësi dhe për akte kundër korrupsion­it ka mbështetje të gjerë publike. Deri tani drejtësia e re po funksionon si presion e paralajmër­im për zyrtarët e korruptuar, me mesazhin se koha e pandëshkue­shmërisë mund të marrë fund”, thotë për “DW” prof. Afrim Krasniqi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania