Gazeta Shqiptare

Në burg për abuzim me tenderin 240 mln lekësh, ish-kryebashki­aku Fatos Tushe apelon vendimin, avokatët: S’ka prova që e implikojnë

-

TIRANË - Ish-krye bashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK-u për shpërdorim detyre, e ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Antikorrup­sion, e cila e la në burg, duke pranuar kërkesën e SPAK-ut. Nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milionë lekësh, për rehabiliti­min e

kanalit vaditës. Gjithashtu, me kërkesë për masë më të butë sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK-u ka ngritur ndaj tyre tri akuza, atë të “Falsifikim­it të dokumentev­e”,

“Shpërdorim­it të detyrës” dhe “Abuzimit me tendera publikë”. Nga hetimet e Prokuroris­ë së Posaçme rezulton se Fatos Tushe ka shpërdorua­r detyrën në tri raste. Përgjatë një viti hetimesh, SPAK-u pretendon se kryebashki­aku i Lushnjës ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK-ut, ndonëse fituese u shpall “Euro Alb”, punimet për rehabiliti­min e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashki­akut. Një tjetër episod kundër ishkryebas­hkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë, sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Një javë më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhërarre­stet të SPAK-ut, duke vënë në pranga keybashkia­kun Tushe, Flamur Peqinin, Ibrahim Lamin, Bujar Muratin, Gazmend Çelën, Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu, u ndaluan edhe shtetasit Margarita Gjermeni, Andri Musho, Ani Simoni dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK-u i kishte kërkuar GJKKO-s masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania