Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 12 kg kokainë në Portin e Durrësit, arrestohet Barjon Gumeni

Kamioni me banane erdhi nga Ekuadori, mbahej nën vëzhgim prej ditësh

-

Një sasi prej afro 12 kg kokainë është sekuestrua­r mesditën e djeshme në portin e Durrësit, në një kontejner të ngarkuar me banane, që vinte nga Ekuadori. Sipas burimeve policore, lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte e futur në pjesën e kontejneri­t. Kanë qenë efektivët e Drejtorisë së Policisë Kufitare, të cilët pas informacio­neve të marra, e kanë vendosur kontejneri­n në zonën e riskut dhe më pas nga skanimi është zbuluar sasia e drogës. Mësohet se kamioni me banane kishte mbërritur në portin e Durrësit dy ditë më parë, ndërkohë që ishte në vëzhgim se kush do vinte që të merrte sasinë e kokainës. Deri më tani është arrestuar Barjon Gumeni, vëllai nga nëna i Eduart Dautit, administra­tori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Ndërkohë, personi i dytë i ndaluar, juristi i kompanisë, u la i lirë.

Sipas burimeve policore mësohet se “Alba Exotic fruit” është kompania që kishte porositur sasinë e bananeve nga Ekuadori, në kontejneri­n e së cilës u gjet sasia e kokainës. Rezulton se kompania në fjalë që kishte porositur ngarkesën me banane është me seli në Kombinat, në Tiranë dhe operon në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni. Po sipas “Dosja.al”, kontejneri me banane është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit është nisur drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri ka qëndruar për një kohë relativish­t të gjatë nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit. Trafikimi i sasive të mëdha të kokainës po përmes kontejnerë­ve me banane nga Ekuadori, është një skenar që përsëritet në Portin e Durrësit. Kujtojmë se më 18 qershor u kapën në Portin e Durrësit një sasi shumë e madhe kokaine, plot 324 kg e 400 gr, drogë, që kalonte transit në territorin shqiptar

DROGË DROGË NË NË MIRDITË MIRDITË

Dy të rinj në Mirditë u arrestuan dje nga policia, pasi u kapën duke transportu­ar me makinë 20 kg kanabis. Ata u ndaluan nga forcat e rendit në fshatin Rrënja e Zezë, ku pas kontrollit, u gjet lënda narkotike. Burime për “News 24” bënë me dije se në pranga janë vendosur Odison Jaku 22 vjeç dhe Roland Papa 37 vjeç, të cilët udhëtonin me automjetin “Benz”. Mësohet se lënda narkotike u gjet në bagazhin e automjetit.

me destinacio­n Italinë. Sasia e kokainës u gjet nga policia e Durrësit në serbratori­n e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që u prangos shoferi 40vjeçar i mjetit, me shtetësi

të Maqedonisë së Veriut, Nazif Ajrofski. Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako u kap nga policia shqiptare. Kokaina u gjet po në një kontejner të

mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare “Masabi Fruits” me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen “Dance”, që u nis nga Ekuadori. Pakot e kokainës kishin të

stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikanti­t kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjell­a me natriban ngjyrë kafe dhe të zi.

Për ngarkesën, policia arrestoi në flagrancë dy ortakët e kompanisë “Masabi Fruits”, Klajdi Xibrakun dhe Erion Petin. Ndërsa më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane, në pronësi të Selim Çekajt, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018-ën. Të dy ndodhen aktualisht në burg. Pas sekuestrim­it të sasisë së kokainës ditën e djeshme në portin e Durrësit, policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. NJOFTIMI I POLICISË Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritete­t doganore të portit evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona. Në vijim të goditjeve të njëpasnjës­hme ndaj veprimtari­së kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrollev­e të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga task forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritete­t doganore të Portit, e cila vepron në portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo task forcë dhe informacio­neve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontejner të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kontrolli vijon. Në vijim të veprimeve, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë kësaj veprimtari­e kriminale, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania