Gazeta Shqiptare

Iu gjetën në çantë eksploziv C4, 2 granata dore dhe 490 fishekë luftarakë, arrestohet 55-vjeçari shkodran në Durrës

-

DURRËS - Një 55vjeçar i akuzuar për trafik të municionev­e luftarake ka përfunduar dje në prangat e Policisë së Durrësit. Mësohet se shtetasi me inicialet M.S. nga Shkodra, u kap në një taksi, në lagjen nr. 17, ndërsa në çantë iu gjetën 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gr lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarakë.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat policore të DVP Durrës dhe komisariat­et në varësi të saj, ushtruan kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojn­ë me armë zjarri e lëndë narkotike apo që kryejnë vjedhje banesash e lokalesh. Si rezultat i kontrollev­e të befasishme, në Durrës është vënë në pranga një shtetas që trafikonte municion luftarak, një tjetër për një sërë vjedhjesh në banesa e lokale, ndërsa në Krujë është kapur një person në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestroh­en lëndë eksplozive C4, 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Shërbimet e komisariat­it të policisë Durrës, në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë kanë vijuar me kontrolle të befasishme me pika të lëvizshme kontrolli, me afate kohore të ndryshme. Si rezultat i kontrollev­e, shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet taksi në të cilin ishte pasagjer shtetasi M.S., kanë gjetur në çantën e tij 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarakë, të cilët u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi M.S., 55 vjeç, banues në Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania