Gazeta Shqiptare

SPAK-u mbyll hetimet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ADN-ja fundosi autorët e krimit

Prokuroria: Shkak, përplasja e 2 grupeve kriminale që ishin në rivalitet për lojërat e fatit Vrasësit, në rrugët e Tiranës, gjakun do e kërkoj deri në Hagë

-

SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dorë zuar në gjykatë dosjen penale ndaj vëllezërve Duka dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tyre kriminal, që ekzekutuan Santiago Malkon mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019.

Të pandehur për vrasje me paramendim janë marrë: Leonard Duka, i vëllai Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga. Prokuroria thotë se motivi i vrasjes është përplasja e dy grupeve kriminale, që ishin nw rivalitet për aktiviteti­n e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko. Vrasjes së babait të dy fëmijëve i paraprijnë dy ngjarje kriminale, sipas SPAK-ut. Ajo e datës 26 gusht 2018 në një lokal në Kinostudio, ku mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Rovaldo Mumajesi e Ibrahim Durollari, ku si autor dyshohej Santiago Malko. Si dhe tentativa për vrasjen e Erlis Dukës. Sipas SPAK, pjesëtarët e grupit kriminal Duka, në shenjë hakmarrje, fillimisht në maj të 2019, planifikua­n vrasjen e Ervis Martinaj, për vendndodhj­en e të cilit ndonëse morën informacio­ne, nuk arritën ta gjenin për ta vrarë. “Që prej muajit maj, e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i

PLANI PLANI I I VRASJES VRASJES

“Që prej muajit maj, e deri një javë përpara se të vrisnin Malkon, të dyshuarit Fatmir Hyseni, i njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacio­ne rreth vendndodhj­es së lëvizjeve të Malko, me qëllim eliminimin fizik të tij. Ata kanë paguar edhe një shumë parash për informacio­net që kanë siguruar; kanë marrë informacio­n rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, thuhet në dosje.

PROVAT PROVAT PËR PËR VRASJEN VRASJEN

Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina, që u përdorën në vrasje. Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë AND. Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshm­e.

njohur me nofkën “Dogja”, Leonard Duka dhe Erlis Duka, kanë siguruar informacio­ne rreth

vendndodhj­es së lëvizjeve të Malko, me qëllim eliminimin fizik të tij. Ata kanë paguar edhe një

shumë parash për informacio­net që kanë siguruar; kanë marrë informacio­n rreth lëvizjeve të tij, por nuk kanë mundur të vënë në jetën planin e tyre”, thuhet në dosje. Ata organizuan dhe realizuan vrasjen e ish-policit, të cilin e qëlluan për vdekje, teksa

udhëtonte me automjetin e tij “Mercedez Benz”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Si prova kundër të dyshuarve renditen jo vetëm dëshmia e bashkë të pandehurit Blendi Teta, që po hetohet në një proces të ndarë, por edhe provat e AND-së në dy makina, që u përdorën në

vrasje. Policia ka zbuluar mbetje biologjike dhe ka përftuar përmes tyre disa kampionë AND. Për të konfirmuar praninë e të pandehurve në këto automjete, ADN janë krahasuar me profilet gjenetike të prindërve të tyre, që kanë rezultuar të përputhshm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania