Gazeta Shqiptare

Ministrja pranë kanabisit në serat e Lushnjës, MB: Droga kultivohet me kërkesë të policisë e prokuroris­ë

-

LUSHNJE - Polemika mbi videon e publikuar nga Ministria e Bujqësisë, gjatë takimit të ministres Ikonomi në serat e Qendrës së Transferim­it të Teknologji­ve Bujqësore në Lushnje. Teksa ministrja bisedonte me një agronom, në pamje u shfaq një bimë kanabis sativa pranë rrënjëve të domateve. Shfaqja e kanabisit duket se ka qenë një pakujdesi, pasi pamjet u fshinë, për t’u ripostuar me vonë të modifikuar­a. Pas kësaj Ministria e Bujqësisë sqaroi se bimët narkotike në serën e institutit shtetëror, janë mbjellë me kërkesë të prokuroris­ë dhe Policisë së Shtetit për llogari të hetimeve.

“Qendra e Transferim­it të Teknologji­ve Bujqësore

Lushnjë, në fushën e saj të veprimtari­së bashkëpuno­n me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokuroris­ë / Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimëve të dyshuara si bimë narkotike. Bimët në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021. Kjo formë e bashkëpuni­mit është e hershme dhe e vazhdueshm­e, në funksion të evidentimi­t të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërkaq, drejtori i Qendra e Transferim­it të Teknologji­ve Bujqësore në Lushnjë shpjegon procedurat qe ndiqen nga institucio­net për kultivimin e bimëve narkotike.

“Këto bimë dhe fara të porsambjel­la ndodhen në serat eksperimen­tale të qendrës me urdhër të prokuroris­ë dhe qëndrojnë aty për 45 ditë deri në zhvillim të plotë. Në momentin kur bimët arrijnë zhvillim të plotë është prokuroria që i merr dhe i çon në laboratori­n e kriminalis­tikës për analiza të mëtejshme”,tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania