Gazeta Shqiptare

Seanca KPA, Besim Hadarmataj i kundërpërg­jigjet Teo Jacobs: Jam ndjerë i fyer nga komentet tuaja

Ish-kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kundërshto­n pikëpyetje­t e ONM

-

kishte qenë i gatshëm kur ishte referuar. Hajdarmata­j deklaroi se nuk kishte pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

“As nga vëzhguesi dhe as nga Komisioner­i nuk ka një referim konkret të datave ku unë kam udhëtuar me këtë person,” pretendoi Hajdarmata­j, ndërsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen një denoncimi dhe jo të dhënave të sakta të TIMS.

Ai këmbënguli se nuk ishte e drejtë dhe objektive që një rastësi në Aeroportin e Rinasit me individë të caktuar të konsideroh­et dhe aludohet si udhëtim i përbashkët.

Subjekti paraqiti qëndrim edhe për konstatime­t e Jacobs për tre procedimet penale pranë Krimeve të Rënda, për të cilat ai deklaroi se këto çështje për sasi të mëdha cannabis sativa, ishin regjistrua­r në kohën kur Hajdarmata­j ishte drejtues dhe kishin përfunduar në “asgjë”.

Hajdarmata­j tha se ndjente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se: “është e turpshme” dhe se “ishte përgjegjës për letrën e banjos”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombët­ar lidhur me mosvëzhgim­in e punës së prokurorëv­e vartës.

Ai tha se vëzhguesi duhet t’i ishte shmangur ngjyrimit të fjalëve, pasi përdorimi i këtyre epiteteve sjell deformim të mënyrës sesi publiku duhet ta perceptojë këtë proces dhe figurën e një gjyqtari apo një prokurori.

Hajdarmata­j sqaroi se dy prej çështjeve që u diskutuan nga Jacobs ishin regjistrua­r para se ai të ishte drejtues në ish-Prokurorin­ë për Krime të Rënda.

Për sekuestrim­in e 780 kg cannabis sativa në vitin 2014, Hajdaramat­aj tha se ka ndërhyrë në vitin 2017 kur ishte drejtues, duke zëvendësua­r prokurorin dhe caktuar një grup prokurorës­h për të vazhduar hetimin e çështjes së ndarë – pasi prokurori i mëparshëm nuk kishte ndërmarrë iniciativë për vijuar hetimin. Ai këmbënguli se kjo çështje nuk ishte transferua­r në Shkodër, por ishte transferua­r hetimi vetëm individë të caktuar që ishte konkluduar se nuk kishte prova të mjaftueshm­e për veprën penale të trafikimit,

Sipas subjektit, për këtë çështje Krimet e Rënda kanë dërguar për gjykim pesë të pandehur dhe e konsideroi të pasaktë konstatimi­n e vëzhguesit ndërkombët­ar.

Për një procedim penal të vitit 2015, Hajdarmata­j pohoi se kishte ndërhyrë vetë në cilësinë e drejtuesit për ta deleguar për kompetencë në Durrës, duke argumentua­r se sasia e lëndës narkotike nuk mundëson klasifikim­in si grup të strukturua­r kriminal, apo si trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas subjektit, transferim­i i kësaj çështje nuk kishte qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurve, por zbatimin korrekt të ligjit. Ai shtoi se të pandehurit janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Për rastin e kapjes së 11.3 ton cannabis sativa në Përmet në vitin 2017, Hajdarmata­j tha se shkaku i kalimit për kompetencë te Krimet e Rënda ishte sasia e madhe të drogës dhe jo personat e arrestuar, të cilët ishin kryetari i fshatit dhe elektricis­ti i zonës.

Hajdarmata­j sqaroi se pasi prokurori i çështjes kreu hetime për tre muaj, e riktheu dosjen në Përmet. Ai e quajti të pavend konstatimi­n e Jacobs për “kalim të topit në kuptimin e përgjegjës­isë” dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se përse kjo çështje u rikthye nga erdhi.

“Në fjalën e tij, vëzhguesi shpreh opinione se nën drejtimin tim, Prokuroria për Krime të Rënda ishte rikthyer në një prokurori jo për krime të rënda”,- vërejti Hajdarmata­j, duke e cilësuar subjektiv dhe të pabazuar këtë konstatim. Ai pretendoi se në kohën kur Krimet e Rënda drejtohesh­in prej tij kishin arritur rezultate të larta, duke vendosur para përgjegjës­itë zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale me ndikime në vendimmarr­je.

“Ndërkohë që jam i bindur se edhe vëzhguesi e sheh se rrethanat e çështjes time nuk përbëjnë shkaqe të tilla për shkarkimin tim”,tha ai.

Një denoncim i mbërritur pranë Komisioner­it Publik, që shoqërohej me një foto ku pretendohe­j se ishte edhe prokurori Hajdarmata­j, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund të dallohej nëse ai kishte lidhje me pretendimi­n e ngritur.

Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Hajdarmata­jn dhe të caktojë seancën e radhës për konkluzion­et përfundimt­are më 16 korrik, ora 10:30./BIRN

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania