Gazeta Shqiptare

Akuzohet se dhunoi të ëmën me probleme mendore, gjykata lë në burg 25-vjeçaren nga Saranda

Gjyshja mes lotësh: Vajza është e pafajshme

-

Ish-shefi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, i cili punon aktualisht në Prokurorin­ë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombët­ar, Theo Jacobs në seancën paraardhës­e më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesiona­lizmin.

Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombët­ar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmata­jt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues.

Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmata­j tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakteriz­uar nga përgjegjsh­mëria dhe kurajoja.

Sipas Hajdarmata­j, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjete­sës –ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan.

Hajdarmata­j kundërshto­i, gjithashtu, analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjiksh­me.

“Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016”,-argumentoi Hajdarmata­j.

Hajdarmata­j solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1 milion e 888 mijë lekë.

“Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam pasur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti”-tha Hajdarmata­j.

Subjekti u ndal edhe në konstatime­t dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesiona­l. Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi

SARANDË - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën “Arrest me burg” për 25-vjeçaren Remilda Hajdinaj, cila u ndalua dy ditë më parë nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj. Lënia në burg ka irrituar mbrojtjen, pasi avokatja e saj e ka quajtur një masë të pavend për faktin se e akuzuara ka paraqitur një raport mjeko-ligjor, i cili vërteton të kundërtën, pra që 25-vjeçarja është dhunuar nga e ëma. Për avokaten, është e paarsyeshm­e që si akuza dhe gjykimi nuk kanë pranuar të marrin si provë këtë raport, ndërkohë që dhe me sy të lirë shihen shenjat e dhunës në qafën e vajzës.

Nga dëshmia e gjyshes së 25-vjeçares, vajza e saj vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe se ka qenë pikërisht ajo që ka dhunuar të renë. Po ashtu mësohet se kjo e fundit ka nguruar që të denoncojë nënën. Ndërkohë që nëna ka denoncuar në polici 25-vjeçaren. Dje, gjyshja e Remildës, tha se mbesa është e pafajshme. Ajo e ka rritur vetë Ildën, siç e thërret shkurt, pasi e ëma e ka lënë të vogël dhe kish ikur në Francë ku jetoi afro 20 vjet. Ajo është kthyer para dy vitesh, duke shfaqur më pas dhe probleme mendore. “Vajza e vogël ishte brenda, ndërsa unë isha te kopshti. Mbesa donte ta kthente nga rruga nënën e saj, por kjo e fundit u shtri te porta gjatë e gjerë. Thirrëm një gjiton që të na ndihmonte, dhe vajza ime e bëri mbesën sikur e kishin ngrënë qentë. Ajo e dhunoi. Vajza ime ka probleme. Fjalët i flet shqip mirë, por pastaj njëherë i jep si puna e lopës. Ajo ka jetuar në Paris për shumë vite. Ajo zemërohej një çikë dhe merrte. Vajza është sjellë shumë mirë me të ëmën. Një ditë vajza ime e ka dhunuar mbesën. Ildën e lindi ajo, por e kam rritur unë. Njëherë më miell, njëherë me sheqer. Unë e di se çfarë kam vuajtur. S’dua të rrijë në burg mbesa, gjynah nga Zoti”, tregoi mes lotësh e moshuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania