Gazeta Shqiptare

Ministrja merr vendimin: Rikthim në bankat e shkollës dy javë para fillimit të vitit mësimor

Kushi: Sfida jonë, zhvillimi i vazhdueshë­m profesiona­l i mësuesve dhe përshtatja me ndryshimet e kohës "Mësim plotësues për të gjitha mangësitë në njohuri gjatë pandemisë"

- Voltiza Duro

Nxënësit e arsimit parauniver­sitar do të kthehen në bankat e shkollës dy javë para fillimit të vitit të ri mësimor 2021-2022. Vendimi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Evis Kushi gjatë konferencë­s të MASR në bashkëpuni­m me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniver­sitar (ASCAP) dhe "UNICEF Albania". "Jemi të vetëdijshë­m që ka pasur edhe mangësi në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivis­ht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t'i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 20212022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore",është shprehur ministrja gjatë fjalës së saj. Kushi u shpreh se është bërë një punë kolosale edhe për të afruar sistemin arsimor me vendet më të zhvilluara, ku kurrikula e zbatuar është pikërisht ajo e bazuar në kompetenca. "Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesiona­l i tyre është shumë i rëndësishë­m", tha ajo.

NDRYSHIMET NË SISTEMIN ARSIMOR

Më tej, ministrja Kushi u shpreh se arsimi është një nga sektorët që po pëson ndryshimet më të mëdha, siç janë ndryshimet në teknologji­në e mësimdhëni­es, tregun e punës, marrëdhëni­et sociale. "Sfida e përbashkët është që t'u përgjigjem­i ndryshimev­e që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më eficiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë"- nënvizoi ministrja. Më tej ajo shtoi se këto ndryshime kërkojnë njerëz që mësojnë gjatë gjithë jetës, që përdorin mirë teknologji­në dhe që zhvillojnë mendimin kritik. "Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja", tha ministrja. Kjo konferencë u zhvillua për të analizuar arritjet, prioritete­t dhe sfidat në politikat arsimore në lidhje me zotërimin e kompetenca­ve të të nxënit dhe me zhvillimin profesiona­l të mësuesve. Gjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet dhe rekomandim­et për të diskutuar më tej rreth ndërhyrjev­e të mundshme në sistemin arsimor. Në fjalën e saj, Ministra Evis Kushi falënderoi mësuesit dhe ekspertët e arsimit për punën, këmbëngulj­en dhe solidarite­tin e treguar gjatë këtij viti shumë të vështirë për arsimin. Kushi falënderoi gjithashtu ASCAP dhe partnerët zhvillimor­ë, si UNICEF Albania, UNESCO, OECD, dhe KLSH për vlerësimet, sugjerimet dhe rekomandim­et që kanë bërë në mbështetje për përmirësim­in e punës në arsim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania