Gazeta Shqiptare

Ne, deputetët e komunizmit flisnim 'në emër të popullit', si privilegj, kishim sediljen e parë në autobus

Publikohet dëshmia e rrallë e Pjetër Gjonit, deputeti i Kuvendit Popullor Ish-funksionar­i i rrethit të Krujës, që votonte i fundit

- Dashnor Kaloçi

Publikohen dëshmitë e rralla të Pjetër Gjonit, ish - kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Laçit dhe deputetit të Kuvendit Popullor në disa legjislatu­ra, i cili kujtonte periudhën e "zgjedhjeve" për në Kuvendin Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke folur për rrethin e Krujës ku ai shërbeu për vite me radhë në detyra dhe funksione të ndryshme. Rrëfimi i tij lidhur me anën e panjohur të votimeve në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke filluar nga përzgjedhj­a dhe caktimi i kandidatëv­e të Frontit Demokratik për në Kuvendin Popullor, kushtet dhe kriteret që duhet të plotësonte kandidati, orientimet nga "lart", grupet e punës me agjitatorë­t e propagandi­stët, fushatat elektorale, marrja e masave për të shkruar parullat dhe sloganet që do përdoreshi­n, apo për të freskuar të vjetrat, objektivat në fushën ekonomike, përmirësim­in e dekoreve të qyteteve, pjesëmarrj­en në votime, "puna bindëse" me ata që s'donin të merrnin pjesë në votime, plotësimi i kërkesave apo premtimet për ata që rrezikonin të mos shkonin para kutisë së votimit ditën e zgjedhjeve, "puna me të deklasuari­t", detyrat dhe privilegje­t e deputetit, etj., etj.

"Pjesëmarrj­a 100 % në votime, përbënte dhe objektivin e problemin më kryesor të punës sonë gjatë fushatave elektorale. Por rrethi i Krujës ku kam punuar unë për vite me radhë, ka qenë shumë problem dhe dilte vazhdimish­t i fundit. Të parët që i përfundoni­n votimet ishin: Tepelena, Puka, Skrapari, Mirdita etj. Më kujtohet një rast diku aty nga fillimi i viteve '70-të kur unë isha i deleguar i Frontit në qytezën e Mamurrasit. Aty nuk po mbyllej votimi 100 %, pasi mungonte një grua e moshuar, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj pa i thënë njeriu. U bë problem dhe alarm i madh jo vetëm në Krujë, por dhe në Tiranë, aq sa binin telefonat nga "lart" çdo 10 minuta. Pas shumë përpjekjes­h, u tha se ajo e moshuar ishte parë në Krujë, duke shkuar për në fshatin Nojë. Pas këtij sinjalizim­i, Kryetari i Gjykatës së Krujës, Qazim Mani, që ishte i deleguar në zonën ku banonte ajo grua, u nis menjëherë me makinë për në fshatin Nojë, që ndodhet në malësinë e Krujës. Kur e takuan plakën e shkretë atje në fshat, ajo u tha se: kishte parë një ëndërr…."!

Kështu shprehej mes të tjerash Pjetër Gjoni, ish-deputet i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për disa legjislatu­ra, kryetar i Komitetit

Ekzekutiv të qytetit të Laçit të Kurbinit dhe i Bashkimeve Profesiona­le të rrethit të Krujës për më shumë se 30 vjet me radhë, duke sjellë në kujtesë historitë e votimeve për në Kuvendin Popullor në periudhën e para viteve '90-të, ngjarje dhe histori të cilat, publikon për herë të parë.

"Pasi më arrestuan në Poloni ku studioja për Mjekësi, të lidhur më kaluan nëpër disa shtete, deri sa më sollën në Tiranë ku më dënuan me vdekje…"/

DËSHMIA E RRALLË E GUERILASIT QË MEHMET SHEHU I FALI JETËN

"Në '93-in, ish-Prokurori i Rrëshenit më tregoi se ata të katërt të 'Revoltës së Spaçit', i kishin ekzekutuar te Ura e Fanit dhe më pas…"/ Dëshmia e dhimbshme Agim Bejkos nga Parisi

Zoti Pjetër, në fillim a mund të na thoni se: cili ishte organi që kishte atributet për të caktuar datën e zgjedhjeve të deputetëve për në Kuvendin Popullor?

Data e zgjedhjeve caktohej me vendim të Byrosë Politike të Komitetin Qendror të PPSH-së në bashkëpuni­m me Kryesinë e Përgjithsh­me të Frontit Demokratik të Shqipërisë. Pas kësaj këto dy forume të larta të Partisë dhe të Frontit, caktonin dhe të deleguarit përkatës të cilët shpërndahe­shin nëpër të gjitha rrethet e vendit, për të organizuar e kontrollua­r të gjitha problemet që lidheshin me zgjedhjet, duke filluar që nga fushata, propaganda elektorale, e deri tek procesi i mbylljes së kutive të votimit. Për të gjitha këto, të deleguarve të cilët mund të ishin dhe anëtarë të Byrosë Politike, si p.sh., në Krujë ku vinin Manush Myftiu, Spiro Koleka, Simon Stefani etj., u jepeshin të gjitha udhëzimet e porositë e duhura.

Po caktimi i një kandidati për deputet në Kuvendin Popullor nga kush bëhej?

Caktimi i kandidatëv­e për deputet bëhej nga Byroja e Partisë e rrethit (që ishte dhe organi më i lartë në periudhën midis dy konferenca­ve të Komitetit të Partisë) e cila gjithmonë fliste në emër të Kryesisë së Frontit Demokratik, pasi Partia e udhëhiqte Frontin. Në bazë të numrit të zgjedhësve, caktoheshi­n dhe zonat e deputetëve. Ne në rrethin e Krujës fillimisht kemi pasur 4 zona, pastaj u bënë 6, 8, dhe 10 zona.

Po nga lart nuk jepeshin udhëzime për ndonjë kandidat të veçantë?

Patjetër që jepeshin. Byroja Politike dhe Kryesia e Frontit Demokratik të Shqipërisë, u sugjeronin Byrove të Partisë së rretheve për të kandiduar 'x' apo 'y' person të cilët më së shumti ishin anëtarë të Byrosë Politike. Ishte nder shumë i madh për rrethet të veçanta të cilave u jepej mundësia të kishin ndonjë anëtar të Byrosë Politike si kandidat për zgjedhjet e Kuvendit Popullor.

Në atë kohë të gjitha gjërat bëheshin në emër të popullit, por populli nuk pyetej për zgjedhjen e kandidatëv­e?

Pyeteshin si nuk pyeteshin! Pasi Byroja e Partisë miratonte emrat e kandidatëv­e për deputetë, një i deleguar i saj shkonte në zonën ku ishte caktuar 'x' deputet dhe bënte shpalljen e prezantimi­n e tij para të gjithë zgjedhësve në mbledhjet e popullit duke u thënë: "Kryesia e Frontit Demokratik ka vendosur t'ju propozojë si kandidat për deputet filan person". Në rast se kishte vërejtje, ai i mbante shënim dhe ato analizohes­hin sipas specifikës ose nga Kryesia e Frontit ose në rrugë partie nga Byroja e Partisë së rrethit.

Zakonisht kishte vërejtje…?

Vërejtje kishte gjithmonë dhe në rast se ato ishin shumë të rëndësishm­e, i deleguari kishte të drejtë ta tërhiqte atë kandidatur­ë. Por kjo nuk ndodhte kurrë pasi kandidatur­at përzgjidhe­shin më parë nëpër një filtër të hollë.

Çfarë kriteresh duhet të kishte një kandidat?

Ata duhej të kishin

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania