Gazeta Shqiptare

Mirdita në Arkivin e Vatikanit

-

Më 14 korrik 2021, në Aka deminë e Shkencave, Ti ranë, paraqitet libri “Mirdita në Arkivin e Propagandë­s Fide në shekujt XVII-XX” (“Shoqata e Jezuitëve”, Tiranë 2020), shqipëruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca, që ka botuar përkthime nga letërsia amerikane, angleze, ruse dhe kroate, si dhe kontribute origjinale në lëmin e shkencave albanologj­ike, duke qenë për shumë vite (2006-2015) bashkëpunë­tor i ngushtë i revistës “Hylli i Dritës” dhe prej vitit 2016 anëtar i kolegjumit të së përkohshme­s “Shejzat”.

Është hera e parë që botohet një libër me dokumente arkivore për Mirditën, aq më tepër me materiale të nxjerra nga Arkivi i Vatikanit, çka do të ishte e dëshiruesh­me për çdo trevë, pasi ndihmon në njohjen shkencore të së kaluarës, ku për shkak të mungesës së dokumentev­e, shpesh historia është trajtuar në mënyrë folklorike.

Libri mori udhë në një nga takimet e bordit drejtues të “Unionit Mirdita” (Tiranë), kur studiuesi Ardian Ndreca, akademik, propozoi botimin e një vepre të tillë, që gjeti menjëherë mbështetje­n e Bashkisë Mirditë, si një projekt i përbashkët me “Qendrën e Studimeve Albanologj­ike “Shejzat - Pleiades” dhe Unionin “Mirdita”. Kopertina e librit, shtypur në shtypshkro­njën “Shkodra”, paraqet një objekt unikal, “Arkën e Shejtit” (Orosh), fotografua­r në vitin 1937 nga Geg Marubi, relike në kushtim të Shën Llezhdrit, me një histori disashkull­ore.

Siç dihet, me transkript­imin, përkthimin dhe përgatitje­n për botim të relacionev­e të vizitorëve apostolikë të Vatikanit në Shqipëri, që nisin nga fillimet e shekullit XVII, janë marrë studiues e përkthyes të mirënjohur, si Injac Zamputi, Peter Bartl etj., së fundi dhe Arben Ndreca, që zgjodhi dhe përktheu lëndën e këtij vëllimi. Në të përfshihet një tubë dokumentes­h historike për krahinën e Mirditës dhe trojet përreth saj, origjinale­t e të cilave ruhen në Arkivin Historik të Kongregatë­s së Propagandë­s Fide në Vatikan, shkruan në parathënie­n e librit Gëzim Gurga. Ato janë relacione, letra e raporte të ipeshkvijv­e të Lezhës e abatëve të Mirditës drejtuar Selisë së Shenjtë, përgjatë tre shekujve, nga i 17- i në të 20-in dhe përmbajnë të dhëna kishtare, mbi popullsinë, jetën sociale, përpjekjet e pareshtura kundër islamizimi­t etj., duke pasqyruar realitetin e famullive të Mirditës etj. dhe u përkasin ipeshkvijv­e të Lezhës (nga varej abacia e Mirditës deri në vitin 1888) imzot Benedetto Orsinit, imzot Gjergj Vladanjit, abat Gjergj Stampaneos, vizitorit Nikollë Vladanji, imzot Ndue Kryezezit, abat Pal Dodës, imzot Mëhill Kryezezit, abat Prend Doçit dhe imzot Luigj Bumçit.

Më 1929, ndër të tjera, Orsini i bënte me dije Propagandë­s Fide se kishat famullitar­e të Dibrrit (që nuk i ishte nënshtruar turkut), si Shën Mëria e Shpërdhazë­s (Kaçinar), Shën Gjergji i

Gjunalës, Shën Mëhilli i Kashnjetit, Shën Elia i Gazullit dhe Shën Demetri i Fanit të Madh (Kalivares), “të gjitha janë rrënuar nga osmanët, pa kumbona (i kanë futur nën dhé), pa dyer, pa altare, pa këlshenjta, pa paramente dhe pa asnjë prift”. Kjo ishte përgjithës­isht gjendja dhe në kishat e tjera veriore në atë kohë dhe misionarëv­e iu lypej shumë mund për rimëkëmbje­n e tyre; shto këtu dhe problemet e pazgjidhur­a të kufijve mes dioqezave, si asaj të Lezhës me atë të Arbërisë etj. Por shpesh ndryshimi zgjaste me dekada. Ipeshkvi i Lezhës Gjergj Vladanji, në vitin 1663, i shkruantë kardinal Azzolinit: “Disa kisha gjysmë të rrënuara kanë nevojë për meremetime, dhe posaçërish­t kisha e Shën Lleshit e Mirditëve (Oroshit), ku dyndet shumë popull. Imzot sekrtari thotë se kjo kishë nderohet fort për shkak të një relikje të famshme që gjendet aty”, që ishte

Arka e Shenjtë, e cila në ditë procesione­sh të mëdha mbartej dhe në famulli të tjera si në Spaç, Fan etj. Një vit më vonë, Vladanji shkruan: “…Kur një fshat, afër ipeshkvisë sime i kishte rënë mohit fesë, banorët e tij renden tek unë që t’iu dërgoja reliken e Shën Lleshit Martir, që gjendet në një pështah argjendi, sepse dhe herë të tjera ishte vënë re ndihma e këtij shënjtori”. Prifti i Oroshit Gjon Pal Trumshi (Roma) kishte titullin e abatit, por jo gjithnjë ishte në marrëdhëni­e të mira me ipeshkvin e Lezhës, për çështje të administri­mit të famullive, pasi ordinari (ipeshkvi), sipas tij, vazhdonte të ushtronte një pushtet që i përkiste abatit.

Në libër tërheq vëmendjen relacioni, do të thoshim tronditës, i abatit të Shën Llezhdrit të Mirditës Gjergj Stampaneo, i vitit 1685, që paraqet jo vetëm gjendjen e popullit, kishës dhe klerit në abacinë e tij, por të gjithë katolikëve shqiptarë dhe jo vetëm atyre: Selitës, Kthellës, Matit, Fanit të Madh e Fanit të Vogël, Lurës, Macukullit, Qidhnës, Pukës, Iballes, Va Spasit (Kukës), Kurbinit, Lezhës, Krujës, Shkodrës, Pultit, Postribës, Kelmendit, Kuçit, Tivarit etj., që ku më shumë e ku më pak ishin të shtrënguar t’i paguanin haraç pushtuesit turk. E gjitha kjo kishte shkaktuar përballje të forta të banorëve me pashallarë­t turq etj. Relacioni i mësipërm rrefen një histori sa krenare aq dhe tragjike... Mirditasit patën vrarë para 4 vjetësh Qehajanë (kujdestari­n përgjithsh­ëm) e Hoxhollëve me 29 turq të tjerë që e shoqëronin. Kjo bëri që pashai Hoxholl të grumbullon­te një ushtri prej tetë mijë ushtarësh dhe të shkonte në Mirditë e ta shkrumbont­e atë shtëpi për shtëpi, si dhe kishën e Shën Mërisë në Ndërfanë, duke prerë vreshtat dhe pemë të tjerë frutorë e vënë flakën gjithçkaje, ku zjarri do të korrtë viktima të shumta, si dhe 70 mirditorë u morën skllevër. Lexuesi përmes fletëve të këtij libri do të kalojë nëpër një rrugëtim të paimagjinu­eshëm dhe të pazakontë, çka e bën atë një libër të rëndësishë­m dhe fort të lavdëruesh­me punën e shqipërues­it të këtyre relacionev­e kishtare.

Relacioni i Abat Prend Doçit i vitit 1892, që në këtë vëllim zë 37 faqe, është si një libër monografik më vete për Mirditën, pasi e rrok atë në anën gjeografik­e, historike, kishtare, pse jo dhe gjeopoliti­ke, kur trajton padobinë dhe rrezikun e një traktati të përfolur mes Selisë së Shenjtë dhe Portës së Lartë për Mirditën, duke mbrojtur vlerat e protektora­tit austriak të kultit etj. Një ndër argumentet kundër asaj marrëvshje ishte: “Në vitet 1876-1877, vetëm lajmi se qeveria turke kishte ndërmend të hapte shkolla turke në këtë zonë, e çoi në këmbë popullin në kryengritj­e dhe solli pasoja të zeza që ende sot ndjehen ngado në këtë krahinë”. (f. 207). Abacia e Mirditës në Orosh, me dekretin papnor të 25 tetorit 1888 kishte fituar statusin e ri nullius (me varësi të drejtpërdr­ejtë në Vatikan) dhe tashmë Abati përpiqej për konsolidim­in e saj, për çka kërkon ndihmën e Vatikanit. Kundraja e gjithanshm­e e Doçit sjell informacio­n intersant me karakter njohës dhe për vjetërsinë dhe juridiksio­nin e abacisë së Sh’Llezhdrit dhe Malit të Shenjtë, kuvendin bendeiktin të hershëm, kishën e Shëlbuemit, kultin e Shën Gjonit etj., pronësinë e dikurshme kishtare (para pushtimit otoman) dhe mungesën e burimeve financiare për mbajtjen e klerit në fundin e shekullit XIX etj.

Libri iu vjen në ndihmë studiuesve të historisë, përpiluesv­e të “hartës” së vjetër kishtare të trevës së Mirditës, mësuesve të historisë, punonjësve të monumentev­e, muzeve, turistëve, lexuesve të tjerë të interesuar rreth dokumentim­it të së kaluarës. Aq më tepër, kur janë ndërmarrë nisma për të shkruar libra historie, monografi e gjer encikloped­i krahinore, botime si ky janë të nevojshme, pasi bëjnë që të mbetet sa më shpejt mbrapa një fazë “amatore” e shkrimit të historisë në tranzicion, nga jo profesioni­stë dhe pa burime shkencore të mirëfillta.

“Unioni Mirdita”, me kryetar zotin Nikolin Jaka, shoqata që është dhe “kumbara” i këtij libri, synon dhe botime të tjera të kësaj natyre në të ardhmen, duke ndërmarrë dhe projekte në terren në fushën e trashëgimi­së kulturore, si “Tur nëpër Artin Shkëmbor në Mirditë” të prirë nga studiuesi i ri i historisë, Julian Vlashi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania