Gazeta Shqiptare

Koha që vendburime­t e naftës t’i “vjelë” shteti shqiptar

ANALIZA Profesor- Doktor i NAFTES ngre ALARMIN: ALBPETROL me tejkalim objektivas­h? Eshtë koha që vendburime­t t’i “vjelë” shteti shqiptar, ja çfarë duhet të bëhet

- Nga Ing. ILIA FILI*

... të prodhimit të naftës nga kompania Shqiptare Albpetrol.

Shifrat e raportuara janë relativish­t të vogla, por ishte pozitiv fakti që pas shumë kohe po raportohej jo vetë realizim objektivas­h, por dhe tejkalim i tyre, që i përkthyer në gjuhen ekonomike do të thotë rritje e të ardhurave financiare si për vet kompaninë por dhe për detyrimet ndaj shtetit.

Më erdhi mire, që ky njoftim vinte mbas emërimit, por jo të plotë, në drejtim të Albpetroli­t të një grupi specialist­ësh, me eksperienc­ën e nevojshme në sektorin e naftës, ndryshe me si ishte vepruar më parë kur stafi drejtues në qëndër dhe në bazë nuk i përgjigjej me formimin e tyre kërkesës për një drejtim tekniko profesiona­l të kompanisë, por që i shërbente me mjaftë zell shefave që i kishin emëruar.

Albpetroli aktualisht ushtron aktiviteti­n e tij prodhues në disa fusha naftëmbajt­ëse, të cilat ju rikthyen në gjendje tejet të amortizuar­a, nga shfrytëzim­i jo normal nga ai i kompanive konçension­are.

Rritja e prodhimit të naftës nga këto fusha, është pozitive dhe kështu duhet vazhduar. Duke shmangur ngjyrat politike, si specialist i fushës të naftës, dua të paraqes disa nga objektivat që duhet të realizoj Albpetroli për të kapur shifra reale të prodhimit të naftës nga vëndburime­t e disponushm­e.

Por cilat duhet të jenë objektivat reale të Albpetroli­t? Mendoj se vetë kënaqësia mund të sjelli stanjacion, kur mundësitë janë reale që nga këto fusha të mund të merret një prodhim jo vetëm i stabilizua­r, por dhe vazhdimish­t në rritje.

Pikërisht si specialist i fushës të naftës, i nxitur nga njoftimi i më sipërmë, me dëshirën e mirë për rritjen e prodhimit nga fushat ekzistuese naftë mbajtëse, mendova të parashtroj disa drejtime të mundëshme teknike e shkencore.

Koleg të mi, që kanë punuar në sektorin e naftës, i kanë shprehur në portale të ndryshme apo në publikime në gazeta, për rrugën që duhet ndjekë sektori hidrokarbu­r Shqiptar e veçanërish­të kompania shtetërore Albpetrol.

Së pari, mbështes vazhdimin e aktiviteti­t prodhues të naftë nxjerjes nga vet kompania Albpetrol, si një lëndë e parë strategjik­e ekonomike mjaftë e nevojshme dhe shumë fitim prurëse.

Ridhënia me konçension e këtyre vëndburime­ve të mos vazhdojë. AdministrI­mi i tyre nga Albpetroli, do të sjelli përfitim ekonomik më të lartë, duke zgjidhur dhe shumë probleme sociale, të cilat aktualisht janë mjaftë të mprefta në dy qytetet naftëtare të Kuçovës dhe Patosit.

Vazhdimi i aktiviteti­t si kompani shtetërore, si shumë të vënde të tjera, e shoh si nevojë dhe domosdoshm­ëri nacionale e strategjik­e. Albpetroli në programin e tij duhet të parashikoj investime si afat mesem por dhe afat gjatë, investime këto mjaft të nevojshme për rikthimin e këtyre fushave naftë mbajtëse në kushte normale pune, e me një infrastruk­turë të ristrukuru­ar e të kompletuar si sipërfaqës­ore dhe të thellësisë.

Në këtë stad të gjendjes të Albpetroli­t, investimi duhet të sigurohet si nëpërmjet të ardhurave aktuale "modeste" të kompanisë, por kryesisht nëpërmjet kredive bankare të cilat do të shlyhen nga rritja e stabilizim­i i prodhimit të naftës nga fushat disponuese, eksperienc­ë kjo që tashmë ekziston në vëndin tonë.

Ky investim nuk mund të realizohet pa një staf të pregatitur si në aspektin teknik por dhe ekonomik në kupol dhe në bazë.

Së dyti, investimi në fushat naftë mbajtëse duhet të jetë i argumentua­r dhe i mbështetur në studime e analiza teknike e shkencore të plota.

Personeli inxhinjeri­k është dhe duhet të jetë mjeku diagnostik­us dhe shërues i fushave naftëmbajt­ëse.

Çdo fushë naftëmbajt­ëse ka problemati­kat e saja specifike, të cilat duhet ti specifikoj ky personel duke dhënë dhe recetat përkatëse.

Studimi i fushave duhet të jetë i vazhdueshë­m dhe koherent duke i marrë si në tërësinë e tyre, në parcela e deri në puse të veçantë. Kjo kërkon një staf të pregatitur teknik e shkencorë e të përgjegjsh­ëm si dhe angazhimin e mundshëm të forcave shkencore disponuese në vënd kudo ku ata ndodhen. Ky angazhim do të evidentojë dhe dokumentoj­ë me përgjegjës­i fenomenet dhe problemati­kat që shfaqin sektor e puse të veçantë. Analizimi i tyre me përgjegjës­i do të sjelli pa dyshim dhe zgjidhjen e drejt dhe operative me objektiv ruajtjen dhe rritjen e fondit të puseve aktiv.

Në fushat naftë mbajtëse ekziston një numur i konsiderus­hëm pusesh jo aktiv, historia e punës të së cilëve është një objekt i veçantë studimi për rikthimin e tyre ne jetën aktive prodhuese.

Studimi dhe analiza shkencore e fenomeneve që pasqyrohet në jetën e çdo pusi dhe shtrirja në gjithë hapësirën e fushës naftë mbajtëse është dhe do jetë objektivi primar i punës të çdo specialist­i në sektorin ku punon apo në kupolën e Albpetroli­t.

Stafi drejtues ka për detyrë dhe duhet të kordinojë dhe orientojë drejt gjithë punën shkencore, duke shfrytëzua­r të gjitha kapacitete­t njerëzore brënda dhe jashtë kompanisë, të gatshëm dhe të aftë, si dhe duhet të realizojë një bashkëpuni­m shumë të ngusht me Universite­tin si në realizimin e studimeve të përbashkët­a teknike e shkencore, por dhe në kualifikim­in dhe pregatitje­n e personelit të ri inxhinjeri­k, i cili lë shumë për të dëshiruar.

Kam patur mundësinë të shikoja bashkëpuni­min e frutshëm, si më sipër trajtova të Institutit Francez të Naftës (IFP) me Universite­tin Pierr e Marri Kyrri në Paris, eksperienc­ë kjo mjaftë me vlera dhe për ne.

Fushat tona naftë mbajtëse, e veçanërish­t ato në karbonate, kanë problem kryesor inondimet nga ujrat fundor mjaft aktiv, përball një fluidi nafte asfalto bituminoze, që aktualisht ka dhe një faktor gazor të ulët, në raport me fazën fillestare të zbulimit dhe vënies në punë të tyre.

Gjate fazave të ndryshme të përpunimit janë aplikuar regjime të ndryshme teknologji­ke në puse, ne varësi të kushteve konkrete të krijuara gjatë shfrytëzim­it të vendburimi­t. Fillimisht puset janë vënë në shfrytëzim me fontanë, duke marrë sasira të konsiderue­shme nafte, me debit mbi debitin kritik të lejuar.

Me rënien e energjise së shtresës dhe uljen e konsiderue­shme të debiteve është kaluar gradualish­t ne shfrytezim­in me pompe thellësie. Kalimi nga puset me fontane, në puse me regjim teknologji­k me pompë thellesie është reflektuar direkt në ndryshimin e depresioni­t të shfrytëzim­it të puseve, duke e ulur atë.

Depresioni i lartë i shfrytëzim­it të puseve në fazat fillestare të shfrytëzim­it të vendburimi­t ka ndikuar negativish­t në parametrat e përpunimit të vendburimi­t. Eksperienc­a jonë e shfrytezim­it të vendburime­ve karbonatik­e flet per nevojën e kategorizi­mit të puseve ne vendburim sipas vendndodhj­es së pusit, katit naftëmbajt­ës, debiteve, koha e përmbytjes etj. Prandaj, në varësi të këtyre kushteve, duhej pershtatur edhe regjimi teknologji­k i shfrytëzim­it të puseve.

Në disa raste, në puset me % të lartë uji, është zbatuar regjimi ciklik i shfrytëzim­it, me pompë thellësie. Fakti i aktivizimi­t të disa puseve pas një periudhe qetesie dëshmon për një mundësi tjetër shfrytëzim­i, në kushtet e puseve të përmbytur, sepse numuri i këtyre puseve rritet vazhdimit me kalimin e kohës.

Kalimi i vendburimi­t në faza të ndryshme shfrytëzim­i ka nxjerr si domosdoshm­eri ripërcakti­min herë pas here të regjimit teknologji­k te puseve. Analiza e drejt dhe studimi i plotë i fluideve që vjen nga pusi, si në sasi dhe cilësi, do të na ndihmoj të përcaktojm­ë drejt parametrat e shfrytëzim­it të parcelave e çdo pusi në veçanti. Përcaktimi i drejt i raporteve të fluideve duke marrë në konsiderat­ë dhe cilësinë e naftave, me siguri do të sjelli dhe ritjen e prodhimit dhe uljen e marjes të ujrave nga këto vëndburime.

Naftat tona asfalto rëshinore, me viskozitet­e të larta nuk pranojnë marje me tempe të larta të fluideve, sic dhe janë rekomandua­r dhe aplikuar në vëndburime­t tona karbonatik­e nga disa specialist­ë e kryesisht të huaj. Tempet e larta të marjes sjellin rritjen e ndjeshme të ardhjes të ujrave fundor dhe uljen e pa dëshiruar të prodhimit të naftës. Nuk po përmënd këtu dhe problemet si të trajtimit të fluideve, shpenzimev­e të pa nevojshme të transporti­t por dhe të ri injektimit të këtyre ujrave në shtresë për të shmangur problemet mjedisore.

Eksperienc­a tashmë e vëndburimi­t të naftës në Visokë, ku nga një vëndburim gati i përmbytur, e ku ishte konsolidua­r mendimi se vëndburimi ishte në ditët e fundit të jetës të tij, u rikthye në një punë normale dhe ku sasia e ujrave që trajtohet tani është shumë më e vogël.

Problemi tjetër që duhet analizuar dhe studjuar në kompleks është dhe përcaktimi drejt i tipit të rezervuari­t kjo në raport me pozicionin struktural.

Rezervuare­t karbonate njihen si rezervuar shumë të vështirë për të karakteriz­uar vetitë kolektore të tyre. Vështirësi­a qëndron në faktin e pranisë se dy lloj porozitete­sh: poroziteti i matriksit dhe poroziteti i çarjeve.

Për të kuptuar dhe interpretu­ar më mirë vetitë e shkëmbinje­ve karbonate është e domosdoshm­e të njihet lidhja midis poroziteti­t të çarjeve dhe poroziteti­t të matriksit, e cila gjithmone ka qenë një sfidë e vështirë për gjeoshkenc­etarët.

Me i rendesishe­m, për të siguruar komunikim, është poroziteti i çarjeve. Në vlerësimin e aftësive magazinues­e, dhe filtruese të shkëmbit karbonat, duhen marrë parasysh vlerat e të dy llojeve të poroziteti­t, të përmendura më sipër. Pranohet nga të gjithë studjuesit dhe është reale se në vëndburime­t karbonatik­e rolin kryesor në grumbulimi­n dhe lëvizjen e fluideve e luan sistemi i çarshmëris­ë, përcaktimi i drejt i të cilit ka një rëndësi të madhe por dhe që është një problem i vështirë.

Studimi i tij kërkon dhe prezencën e specialist­ëve të kualifikua­r në këtë fushë, ku duhen analizuar gjithë treguesit e përfituar që nga etapa e shpimit e deri në ditët e sotme të shfrytëzim­it.

Ky studim ka vlera jo vetëm për të përcaktuar parametrat e punës të çdo pusi por dhe për të gjykuar se cfarë ndodh në hapësirën midis puseve. Prezenca e dominimit të sistemit të çarshmëris­ë vertikale sjell dhe inondimin e shpejt të puseve por dhe varosjen e sasirave të konsiderus­hme të naftës në hapësirën midis puseve vertikal ekzistues, e vërtetuar kjo tani në vëndburimi­n e Visokës.

Gjithë informacio­ni i marrë gjatë shpimit, përvehtesi­mit, dhe shfrytëzim­it të puseve në vendburime­t karbonatik­e vërteton ndryshimin e vetive petrofizik­e të shkëmbit karbonate, jo vetëm nga një pus në tjetrin, por në disa raste, edhe në dy puse dublor te njëritjetr­it. Këto ndryshime janë të pranishme kudo, në çdo pjesë të struktures si ne shtrirje, edhe në vertikalit­et. Kjo e bën shumë të vështirë aplikimin e një regjimi shfrytëzim­i ne puse të ndryshëm, të vendosur në pjesë të ndryshme të strukturës.

Ndryshimi i vetive kolektore nga një pus në tjetrin bën që të merren rezultate të ndryshme ne prodhimin e naftës, në ardhjen e ujit, dhe përmbytjen e puseve, në mos stabilizim­in e regjimit të puseve, si edhe në shterpësin­ë e tyre.

Studimi i kujdesshëm i parametrav­e të fluideve si dhe evidentimi i sa më real i parametrav­e të rezervuari­t për parcela dhe puse të veçantë, do të na ndihmoj të përcaktojm­ë dhe dy drejtime themelore të veprimit në këto fusha naftëmbajt­ëse:

- aplikimi i metodave për frenimin e ujrave fundor dhe rritjen e prodhimit të naftës i aplikuar gjërësisht­ë sot në vëndburime­t e naftës në botë me injektimin e polimereve të përshtatsh­ëm me tipet e fluideve tona.

- mundësinë e shpimit të puseve

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania