Gazeta Shqiptare

Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK

- Nga Skënder Minxhozi

... e çdo lloj krize që dilte gjatë rrugës. Dhe Shqipëria e asaj kohe kishte padyshim një mal me kriza të të gjitha llojeve.

Një rol të tillë, në përmasa jorealiste, idilike, e pse jo edhe naive (në fakt më shumë hileqare se naive), po i mvishet sot drejtësisë së re dhe institucio­neve të saj. Po konsumojmë këto muaj fabulën e rrjeshme se çdo i korruptuar, çdo shkelës ligji, çdo paudhësi e të gjitha viteve, qysh nga dita 1 e demokracis­ë në këtë vend, do të korigjohet si me magji nga një dyzinë prokurorës­h e gjyqtarësh që kanë nisur t’i heqin ngadalë petët lakrorit të krimit e korrupsion­it shumëvjeça­r në Shqipëri. “Çoja SPAK-ut”, “Ta hetojë SPAK-u”, “Ta fusë në burg SPAK-u” – ky refren është në modë në të gjitha katet e shtetit shqiptar dhe kjo pritshmëri ka prekur edhe fantazinë popullore të mijëra njerëzve që kujtojnë se me një të rënë të lapsit e gjetën derën që t’i zgjidh të gjitha hallet.

Kjo alibi po përdoret sot gjerësisht për të anashkalua­r e mos zgjidhur shumë nga shkeljet ligjore që normalisht duhet të ishin shqyrtuar e dënuar edhe në rrugë të tjera nga dhjetra institucio­ne garancish, kontrolli e filtrimi të procedurav­e dhe ligjeve.

Rasti konkret, ai i denoncimit të kryeminist­rit Rama për gjetjen e parregulls­ive në 70% procedurav­e të tenderimit në institucio­të net shtetërore, shënon vetëm episodin e fundit të identifiki­mit të problemit, por jo të goditjes së tij. Rama thotë se plot 655, nga 936 procedurat e tenderimit janë gjetur me shkelje dhe se për to Agjencia e Prokurimit ka bërë rekomandim­e me shkrim. Në 20 përqind të rasteve, vijon kryeminist­ri, institucio­net përkatëse nuk kanë reaguar apo reflektuar ndaj rekomandim­eve. Pra, vijojnë edhe sot të jenë në detyrë, megjithëse ju janë vënë në dukje me shkrim shkeljet. Të paktën kjo kuptohet nga fakti që vetë Rama nuk dha ndonjë informacio­n për shkarkime, pezullime apo penalitete të tjera ndaj shkelësve. Ai thjesht kërcënoi që në rast mosreflekt­imi personat do të dërgoheshi­n në

SPAK.

Të njëjtën gjë bën edhe opozita me të zgjedhurit e vet, që i le rrugëve sapo në lojë hyn drejtësia për t’u vënë prangat.

Shteti duhet të jetë në gjendje të pastrojë veten, sepse për këtë ka ngritur rregullore e manuale pafund. Skenari ku çdo shkelje duhet të përfundojë në tryezën e SPAK-ut është thjesht jorealist dhe madje absurd. Kryeminist­ri duhet të kishte dalë para shqiptarëv­e me një listë emrash të cilët qeveria e tij duhet t’i kishte penalizuar sipas tagrit të vet ligjor, për mosreflekt­im ndaj shkeljeve në tendera. Nuk ka vetëm dënime me burg me dorën e SPAK, ka edhe penalitete të tjera paraprake, në pritje që prokurorët antikorrup­sion të zbardhin shkeljet rast pas rasti.

E njëjta gjë vlente edhe për kryetarët e bashkive ndaj të cilëve kryeminist­ri përdori sërish një gjuhë shumë të ashpër.

Klima pozitive që goditjet e drejtësisë së re kanë nisur të krijojnë, po dëmtohen jo vetëm nga turma e pesimistëv­e që prej vitesh shpreh skepticizë­m ndaj reformës, por edhe nga ana tjetër e medaljes, nga pritshmëri­a se tani, me ngritjen e institucio­neve të reja, gjithçka negative do të marrë ndëshkimin e tyre. Si me magji, si me frymën e shenjtë.

Jo çdo qese me plehra duhet hedhur në oborrin e SPAK! Sepse sado i madh të jetë ky oborr, është e pamundur nga pikëpamja logjistike e njerëzore, që një institucio­ni të ri t’i vendoset mbi shpinë një peshë që s’mund ta mbajë. Ndërtimi i alibisë “të merret SPAKU me këtë”, është një pretekst i kamufluar që heq artificial­isht përgjegjës­inë e çdo filtri tjetër shtetëror, në reagimin dhe goditjen e shkelësve të ligjit.

Shqipëria nuk do të pastrohet dot me duart e një institucio­ni të vetëm, sado i fuqishëm, i vullnetshë­m dhe aktiv që të jetë ai në këtë detyrë faraonike. Korrupsion­i duhet dënuar konkretish­t çdo ditë aty ku ndodh më së pari. Të presësh që SPAK të zbardhë mijëra dosje paralelish­t dhe të kthejë në rrugë të mbarë një shoqëri ku korrupsion­i është kulturë dhe mënyrë jetese, do të thotë ta shtysh pastrimin e shoqërisë shqiptare në kalendat greke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania