Gazeta Shqiptare

Ndryshime në statutin e PD, miratohen propozimet e Bashës

Komisioni në PD shqyrton propozimet për statutin, vendimmarr­ja i kalon sot kryesisë “Nuk u gjetën elemente të vlefshme, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit”

- Valentina Madani

Komisioni për Stat utin në Partinë Demokratik­e miratoi dje propozimet e kryetarit Lulzim Basha për disa ndryshime në statutin e kësaj partie. Pas tre orë diskutimi në selinë blu, Komisioni për Statutin miratoi vetëm 11 propozimet e kreut të demokratëv­e Lulzim Basha, duke hedhur poshtë draftet e sjella nga anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi. Pas mbledhjes, Enno Bozdo deklaroi se kishte kërkuar që për propozimet që nuk morën pëlqimin e pjesës tjetër të anëtarëve të komisionit, vendimmarr­ja t’i kalojë kryesisë që do të mblidhet pasditen e sotme. Por burime nga mbledhja thanë se nga ana e komisionit nuk u gjetën elemente të vlefshme në propozimet e sjella nga Kadilli e Harxhi, të cilët njëzëri kërkojnë sanksionim­in në statut të kufizimit të mandatit të kryetarit të partisë në 4 vjet, në rast të humbjes së zgjedhjeve. Ndryshe nga shumica e anëtarëve të komisionit, Enno Bozdo, i cili beson se Partia Demokratik­e ka nevojë për një ndryshim të thellë, kërkoi që debati politik për statutin dhe të ardhmen e PD të zhvillohet në kryesi e të mos mbyllej në komision. “Në dijeni time propozimet e Bashës kaluan të gjitha. Propozimet ndahen në dy grupe ato që rregullojn­ë statutin aktual dhe që janë të vlefshme për një harmonizim më të mirë ku janë krijuar problemet dhe propozime e Fatbardh Kadillit që e rikoncepto­jnë PD, të gjitha këto propozime janë politike dhe të gjitha duhet t’i kalonin krye

LULZIM LULZIM BASHA BASHA

Në 11 propozimet e Lulzim Bashës parashikoh­et një kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të këshillit kombëtar, do të përfshihen edhe drejtues të disa strukturav­e të tjera që nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi. Ai propozon, gjithashtu, organizimi­n e këshillit kombëtar sipas departamen­teve. Po ashtu kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga këshilli kombëtar.

EDITH EDITH HARXHI HARXHI

Sipas propozimit të Edith Harxhit, kryetarit të PD-së duhet t’i përfundojë mandati pas humbjes vetëm në një palë zgjedhje, e jo në dy siç është aktualisht. “Në statutin alternativ të paraqitur në vitin 2017 kam propozuar kufizimin e mandatit të kryetarit të partisë pas humbjes së dy palë zgjedhjeve të përgjithsh­me, por titullari i partisë nuk e pranoi këtë propozim, megjithëse shumë demokratik.

sisë. Unë mendoj se të gjitha propozimet politike kanë vlerë dhe nuk mund të hiqet nga tavolina”, - theksoi z.Bozdo. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan edhe disa sugjerime të tjera për ndryshime statutore, por komisioni nuk gjeti element të vlefshëm. Vetë kryetari Basha propozoi një draft për ndryshimet në Statutin e partisë të cilat nuk sjellin risi, por rregullojn­ë momente të caktuara në dokumentin bazë të PD. Edith Harxhi kërkoi disa ndërhyrje që lidhen me dorëheqjen e kryetarit kur humbet zgjedhjet, më shumë kompetenca për Këshillin

Kombëtar, rregullime në lidhje me anëtarësin­ë e partisë. Fatbardh Kadilli kërkoi një rikoncepti­m të Partisë Demokratik­e, duke sjellë konceptin e kryetarit shumë të fortë por që mban përgjegjës­i për rezultatin në zgjedhje duke u larguar. Gjithashtu Kadilli solli idenë e britanikëv­e për qeveri në hije e vendimmarr­je të anëtarësis­ë për deputetët e krerët e bashkive. Në 11 propozimet e Bashës parashikoh­et një Kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të këshillit kombëtar, do të përfshihen edhe drejtues të disa strukturav­e të tjera që nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi. Drafti i propozuar

nga Basha parashikon zgjerimin e kryesisë, duke bërë pjesë të saj edhe kryetarin e këshillit kombëtar, si dhe kreun e komisionit zgjedhor, apelimit, integrimit dhe etikës. Gjithashtu, Lulzim Basha propozon shtim të sekretaria­teve dhe lë të hapur mundësinë për një numër më të madh se dy në pozicionin e nënkryetar­ëve të partisë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha kërkon ngushtim të kompetencë­s së kryetarit lidhur me përzgjedhj­en e kandidatëv­e për kryetare bashkish. Të gjitha këto propozime pas diskutimit në kryesi, do të kalojnë për votim në kuvendin kombëtar të 17 korrikut.

FATBARDH KADILLI

“Ky vendim i shumicës së anëtarëve të komisionit sot dëshmon qartë vijimësinë e mosreflekt­imit për domosdoshm­ërinë që ka sot PD për të ndryshuar thellësish­t, për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha që ka përballë opozita. Me qëndrimin e sotëm nga komisioni synohet të mbyllet debati i domosdoshë­m për një parti më të madhe se kryetari, për një parti më të madhe se vetvetja, për një parti që frymëzon”, - tha z.Kadilli.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania