Gazeta Shqiptare

Refuzimi nga BE, Rama: Vafsh në djall, s’do organizojm­ë dasmë të tretë!

Kreu i qeverisë: Jam kryeminist­ri më i mirë mes piktorëve. Bush u përpoq, por s’ia doli “Integrimi ynë, peng i nacionaliz­mave të BE-së”

- Valentina Madani

PENGESA

“Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionaliz­mat e BE-së. Kur flas për nacionaliz­mat e BE-së, e kam fjalën për nacionaliz­ma të vendeve të rëndësishm­e, që mbajnë peng udhëheqësi­t të cilët ende nuk janë nacionalis­të, por bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së KiE për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit dhe për t’u treguar muskujt popujve të tyre.

Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt”, - tha z.Rama.

Kryeminist­ri Edi Rama kritikoi dje Bashkimin Europian për mosmbajtje­n e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare për Shqipërinë. Z.Rama mori pjesë në edicionin e 23-të të simpoziumi­t “Symi” që organizohe­t në Athinë nën drejtimin e ish-kryeminist­rit grek George Papandreu. Kreu i qeverisë shprehu bindjen se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE po varet nga nacionaliz­mat e vendeve anëtare. Shembull mori Bullgarinë. “”Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të bllokosh politikën lokale duke bllokuar të tjerët. Në Ballkan nuk doja të përmendja, por nuk je i vetmi. Në Ballkan, kur kopjojmë shkojmë më tutje se origjinali. Jemi më shumë, shkojmë përtej. Kur hymë në procesin e integrimit na u tha se ky ishte ai ilaçi magjik kundër nacionaliz­mit për të na bërë më të hapur dhe demokratik. Me këtë që po ndodh tani ne jemi më tepër pengje të nacionaliz­mave të BE-së. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionaliz­mat e BE-së. Kur flas për nacionaliz­mat e BE-së e kam fjalën për nacionaliz­ma të vendeve të rëndësishm­e që mbajnë peng udhëheqësi­t që ende nuk janë nacionalis­të, por bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së KiE për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit dhe për t’u treguar muskujve popujve të tyre. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt”, - deklaroi Edi Rama. Sa i përket mos hapjes së negociatav­e formalisht Rama tha se procesi është i rëndësishë­m për qytetarët e vendeve të Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse duhet ecur përpara. “Dasma

DEKLARATA

“Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, nusja sërish nuk erdhi. Nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë. Vafsh në djall! Nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri, sepse është një vit i tërë me pritshmëri. Janë edhe këto kushtet e çuditshme. Pranverën tjetër, dhe pranvera vjen, në vjeshtën e parë nusja nuk vjen. Ky proces nuk është i rëndësishë­m, sepse një superfuqi na e kërkon, por është i rëndësishë­m për fëmijët tanë”, - theksoi Edi Rama.

e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, nusja sërish nuk erdhi. Nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë. Vafsh në djall! Nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri, sepse është një vit i tërë me pritshmëri. Janë edhe këto kushtet e çuditshme. Pranverën tjetër dhe pranvera vjen në vjeshtë e parë nusja nuk vjen. Ky proces nuk është i rëndësishm­e, sepse një superfuqi na e kërkon, por është i rëndësishë­m për fëmijët tanë. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e ndërtimit të shtetit, institucio­nit, të drejtësisë dhe pa këtë dije nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksional­e të së drejtësi. Kjo është arsyeja pse duhet të ecim përpara. A njihet apo jo nga Brukseli kjo gjë? Kjo nuk duhet të na lërë pa gjumë. Është çështje e tyre. Ne kemi nevojë për BE po aq sa ata kanë nevojë për ne”, - theksoi z.Rama.

NDIKIMI

Kreu i qeverisë shqiptare apeloi se Greqia duhet të kthejë ndikimin e saj në rajon. Edi Rama u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor rrezikohen nga influencat ruse

dhe kineze. Si shembuj mori Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, kur u shpreh se Kina u ofroi “para të lehta” po tashmë po mendojnë si të dalin nga borxhet. Sa i përket Turqisë, Rama u shpreh se nuk e sheh si aktore të tretë në rajon. “Me kinezët që vijnë dhe ofrojnë ato që i quajnë para të lehta por që nuk janë para të lehta. Rusia po kështu, Turqia është një histori ndryshe. Nuk e shoh si një aktore të tretë. Ende po pres që Greqia të kthehet në rajon. Është shumë e qartë pse Greqia i ka kthyer shpinën rajonit, për shkak të krizës. Por mendoj se duhet t’i kthehet rajonit dhe mund të luajë një rol të rëndësishë­m në rajon. Duhet të shtyjmë dhe të ecim përpara për atë çfarë mund të bëjmë vetë dhe për më shumë bashkëpuni­m rajonal. Nëse arrijmë 4 liritë e rajonit, ne ia kemi dalë. Do të mbështesë paqen dhe dialogun” – tha Rama. Kreu i qeverisë bëri thirrje edhe për një guidë turistike për të gjithë rajonin, ku t’i jepet mundësia turistëve që të kenë mundësi që të shkojnë në të gjitha vendet

e rajonit. “Disa vjet më parë kam parë një guidë të thjeshtë turistike, kur turizmi ishte mjaft modest, por guida u jepte turistëve një hartë të shtigjeve të mundshme që ishin përtej kufijve të vendit, duke u thënë që nëse hyni në këtë vend, mund të keni mundësinë të shkoni në jug drejt Greqisë apo vendeve të tjera. Dhënia e kësaj guide njerëzve në rajonin tonë mund të jetë një aset shumë i fortë për vendin tonë”, - u shpreh Rama. Kur u pyet sesi arriti të bëhej nga piktor në kryeminist­ër, ai u shpreh pa modesti se është kryeminist­ri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeminist­rave. “Së pari, faleminder­it që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam më i miri në botë, kryeminist­ri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeminist­rave. Këtu jam i pashoq. Bush u përpoq, por nuk ia doli dot sfidës, kështu që deri më tani nuk ka askush që më sfidon këtu, se në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, - deklaroi Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania