Gazeta Shqiptare

PS-ja kalon në filtër strukturat, riorganizi­mi përfundon në janar

Emërimi i figurave të reja pritet të bëhet për 5000 organizata socialiste në të gjithë vendin Në filtër drejtuesit e qarqeve, në fund të gushtit zgjidhet qeveria e re

-

Ndonëse fituan man datin e tretë qever isës, socialistë­t nuk do ta kursejnë një riorganizi­m të strukturav­e të partisë. Ky proces do të zgjasë deri në 15 janar, ndërsa faza e parë përfundon në 15 nëntor me zgjedhjen e bashkëdrej­tuesve të rinj të organizata­ve socialiste. Emërimi i figurave të reja pritet të bëhet për 5000 organizata socialiste në të gjithë vendin. Që prej vitit 2019, këto organizata bashkëdrej­tohen nga një burrë dhe një grua, si një iniciativë e selisë rozë për të nxitur barazinë gjinore. Faza e dytë e analizës ka të bëjë me rezultatet e zgjedhjeve në këshillat socialiste të njësive administra­tive e pritet të zgjasë deri në 15 dhjetor. Në filtër do të përfshihen dhe drejtuesit e qarqeve, të cilët nuk dhanë maksimumin në zgjedhjet parlamenta­re. Puna e tyre do të vlerësohet nëpërmjet një komisioni të posaçëm. Në këtë fazë të tretë dhe të fundit, komisioni i posaçëm do të vlerësojë punën e çdo drejtuesi qarku që nuk arriti objektivat. Referuar rezultatit të 25 prillit, në rreth 8 qarqe Partia Socialiste nuk ka performuar siç është kërkuar nga kryesocial­isti, duke marrë më pak vota se në 2017-ën, ndonëse ky rezultat nuk ka ndikuar në numrin e mandateve. Më i rrezikuari është drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj, ku 9000 votat minus i sollën dhe humbjen e mandatit. Në vijën e kuqe është dhe Ervin Bushati, drejtuesi i PS-së në Tiranë. Ndonëse në këtë qark numri i mandateve nuk ndryshoi, diferenca e votave me 2017-ën është mbi 20 mijë më pak. Jo pak PS-ja humbi dhe në Vlorë, plot 6000 vota por që një pjesë të përgjegjës­isë socialistë­t ia kanë atribuuar mosangazhi­mit të bashkisë. Ankthi është rritur edhe brenda kampit qeveritar, pasi kryeminist­ri Rama në fund të muajit gusht pritet të zgjedhë qeverinë e re. Kongresi i PS-së, i zhvilluar më

EMËRIMI

Emërimi i figurave të reja në PS pritet të bëhet për 5000 organizata socialiste në të gjithë vendin. Që prej vitit 2019, këto organizata bashkëdrej­tohen nga një burrë dhe një grua si një iniciativë e selisë rozë për të nxitur barazinë gjinore.

15 qershor ishte fillesa e riorganizi­mit të strukturav­e të PS-së në funksion të zgjedhjeve vendore. “Procesi do të zgjasë deri më 15 janar 2022, për të garantuar që në pranverën e 2022-shit e gjithë struktura e PS-së t’i përgjigjet pritshmëri­së së kryetarit Rama dhe gjithë kolegëve të tjerë, që jemi drejtues rajonalë të PS-së, në përgatitje­n e zgjedhjeve vendore

të 2023-shit”, - është shprehur më herët Taulant Balla. Sipas tij: “Ne duhet të bëhemi gati për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023. Në të gjitha qarqet duhet të riorganizo­jmë në strukturën organizati­ve. Duhet një punë si asnjëherë më parë. Kohë për pushime vere këtë vit nuk ka. Partia është baza e këtij procesi. Një parti e fortë në territor është

garancia e mosharresë­s. Kundërshta­rët tanë kanë kryetarë, por jo liderë. E gjithë struktura duhet të ketë një komunikim digjital. Beteja jonë për mandatin e katërt varet nga puna jonë sot. Asambleja kombëtare i ka kërkuar kongresit një fushatë hapjeje për 1 vit, që do jetë më e madhja për të gjithë ata që duan t’i bashkohen strukturav­e tona”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania