Gazeta Shqiptare

Thellohet skandali në prokurorin­ë e Pogradecit, për një aksident u ndërruan 4 prokurorë

Tani dosja në duart e prokurorit Gjergji Ceka

-

POGRADEC - Thello het skandali në prokurorin­ë e Pogradecit. Dosja e një aksidenti, e cila sipas kodit të procedurës penale duhet të ishte mbyllur brenda 3 muajsh, vijon të zvarritet për më shumë se 2 vjet në këtë prokurori, e cila ka ndryshuar disa herë drejtuesin dhe prokurorët e kësaj çështje. Aksidenti u shënua në aksin KorçëPogra­dec

në vitin 2019 dhe prej atëherë dosja e hetimeve ka kaluar në duart e 4 prokurorëv­e, por asnjëri prej tyre nuk e ka çuar atë për gjykim. Në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Çezma e Sanxhakut”, një kamion tip IVECO, u përplas me një’ Mercedez benz’, që drejtohej nga një shtetas grek, i cili humbi jetën. Drejtuesi i kamionit u vu në pranga, ndërsa automjetet e dëmtuara u sekuestrua­n deri në përfundim të hetimeve. Fillimisht me hetimin e aksidentit u mor Sotiraq Kllapi, i cili kaloi prokuror në SPAK, më pas Dorina Bejko e Shkëlqim Kokona, ndërsa së fundi dosja është në tryezën e prokurorit Gjergji Ceka. Të gjithë prokurorët, sapo kanë marrë në dorë çështjen, kanë hedhur poshtë aktet e paraardhës­it, madje edhe ekspertimi­n e kryer nga ekspertët, duke e rinisur gjithçka nga e para. Ekspertimi teknik i urdhëruar në fillim të hetimeve nxori fajtor të aksidentit viktimën, i cili kishte shkelur rregullat e qarkullimi­t rrugor. Zvarritja e hetimeve për 2 vite nga çdonjëri prokuror nuk po sjell drejtësi për këtë ngjarje dhe mban të bllokuar për dy vjet një mjet me vlerë 80 mijë euro. Kërkesat e palëve për ta përfunduar hetimin brenda një afati të arsyeshëm, siç parashikoh­et nga ligji, kanë rënë në vesh të shurdhër. “News24” komunikoi me prokurorin Gjergji Ceka, i cili tha se e ka marrë dosjen vetëm muajin e fundit dhe se po kryen të gjitha proceset hetimore për gjetjen e fajtorit. E derisa të mbyllen hetimet e çështja të shkojë më në fund për gjykim, ende mbetet e pasqaruar se përse kjo dosje kalon nga një dorë në tjetrën dhe përse hetimet dhe ekspertiza­t e kryera hidhen poshtë sa herë ndërrohet prokurori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania