Gazeta Shqiptare

“Leku hedh ujin përpjetë”, zbardhen përgjimet e SPAK-ut për Rovena Vodën

Mori 1 mijë euro, 1 telefon dhe 1 arkë me peshk për një punësim në Ministrinë e Brendshme

-

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja e SPAK, që “fundosën” ish-zëvendësmi­nistren e Brendshme, Rovena Voda, ndaj së cilës GJKKO caktoi mbrëmjen e së martës “arrest shtëpie” për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”. Në dosjen e SPAK të siguruar nga “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare”, përgjimet zbulojnë se si ish-zv/ministrja ka marrë ryshfet dhe dhurata për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se hetimi nga SPAK ka nisur në vitin 2019, për një çështje tërësisht tjetër, që, në fakt, zbuloi rastin e ishzv.ministres së Brendshme. Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialist­e në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk.

Në dosjen e SPAK thuhet se pavarësish­t se ajo ka aplikuar në 11 vende pune për t’u emëruar si specialist­e, ajo nuk ka kaluar as në fazën e dytë, duke mos e përfituar vendin e punës. Por, pavarësish­t kësaj, Voda ka përfituar dhurata prej saj, ndaj dhe e ka konsumuar veprën penale. Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avoka

te, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Voda. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar

një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialist­e”, ka thënë ajo. Më tej, në përgjimet e SPAK, është

edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit “”Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”. Referuar

TAKIMI I GRAVE

Sipas SPAK, më 13 shkurt 2020, Majlinda Hasani, avokate, është takuar me Florida Beun dhe zv.ministren e kohës, Rovena Vodën. Florida i ka kërkuar Vodës t’i gjente një vend pune. Ajo ka telefonuar një person, që kishte dijeni për vende pune. “Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialist­e”, ka thënë ajo. Më tej, në përgjimet e SPAK, është edhe momenti kur Beu dëgjohet t’i thotë Hasanit “”Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit”.

dosjes së SPAK, mësohet se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf. Pas këtij momenti, thuhet në dosje, dëgjohet Majlinda Hasani, e cila thotë se Rovena Voda i përgjigjet menjëherë, jo si më parë, ku i përgjigjej pas 2-3 ditësh, sepse sipas saj, “Leku e hedh ujin përpjetë”.

SPAK thotë se më pas ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës dhe

RYSHFETI

Referuar dosjes së SPAK, theksohet se ato i kanë dhënë Vodës shumën prej 1 mijë eurosh dhe sipas SPAK ky moment është filmuar, ndonëse eurot ishin në zarf. Pas këtij momenti, thuhet në dosje, dëgjohet

Majlinda Hasani, e cila thotë se Rovena Voda i përgjigjet menjëherë, jo si më parë, ku i përgjigjej pas 2-3 ditësh, sepse sipas saj, “Leku e hedh ujin përpjetë”. SPAK thotë se më pas ato i kanë bërë dhe një telefon dhuratë Vodës dhe ky moment është filmuar.

ky moment është filmuar. Sipas SPAK, të tre gratë janë takuar më 28.02.2020 brenda ambienteve të MB dhe pas këtij takimi Florida Beu ka aplikuar për specialist­e në 11 vende pune, por asnjërin nuk e ka fituar. Ndërsa, takimi i fundit mes tyre është bërë më 06.03.2020, ku Voda shfaqet me makinën e saj, me targa MB 276 AA, që drejtohej nga shoferi i saj, dhe është futur në Portin e Durrësit, ku Beu i ka dhënë dhe një arkë me peshk.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania