Gazeta Shqiptare

Sekuestrim­i i kokainës në Durrës, flet nga arratia administra­tori i kompanisë: Gjeni kriminelët, DEA më nxori të pastër

I kërkuari Eduart Dauti: Nëse kam gisht, 7 pash nën dhe të më fusin

-

Një ditë pas sekues trimit në portin e Durrësit të sasisë prej 11 kg e 650 gr kokainë ka folur për “News 24” Eduart Dauti, administra­tor i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Në një lidhje nga Franca, i shpalluri në kërkim, Dauti mohoi që droga të ketë lidhje me të. Ndërsa iu kërkuar autoritete­ve shqiptare të hetojnë dhe të zbulojnë porositësi­t dhe trafikantë­t e vërtetë të lëndës narkotike.

INTERVISTA

Cili është pozicioni juaj? Nuk është hera e parë që jam pikasur nga autoritete­t shqiptare për gjurmën e trafikanti­t. Është hera e dytë që po më ndodh, hera e parë ka qenë para 2-3 vitesh dhe në atë kohë më shpëtoi DEA dhe autoritete­ve shqiptare ju mora dhe orizin. Këtë radhë, më kanë arrestuar vëllain në flagrancë. Unë ndodhem në Francë me familjen time, kam ardhur për ditëlindje­n e vajës. Erdha për të festuar 10-vjetorin e vajzës dhe më ngeli në fyt. Sot kisha biletën e kthimit dhe nuk erdha nga frika se do më vinin prangat.

Çfarë përgjegjës­ie keni për drogën e kapur?

Unë si tregtar importoj vetëm fruta. Fruta kam në kontejner, asgjë tjetër. Çfarë ndodh jashtë nuk kam asnjë lloj përgjegjës­ie. Aty kanë të bëjnë autoritete­t gisht. Përgjegjës­ia ime është vetëm pas skanerit. Pasi kalon në skaner, mua më jepet konfirmimi për ta marrë. Asgjë nuk vjen te ne pa kaluar më parë në skaner dhe ne të gjithë e dimë se po kalove në skaner, je i zënë. Kush e rrezikon veten e vet për 10 kg drogë.

Pse ju në të dy rastet? Kriminelët ndoshta kërkojnë rrugët, siç jam unë që kam një kontratë nga Pirues. Unë di të them që kam vetëm fruta. Nuk kam asnjë lloj aksesi në portin e Durrësit, për të kontrollua­r kontejnerë­t.

Kanë vetëm autoritete­t portuale akses aty. Edhe sa vite jetë kam unë, që të rrezikoj jetën time, duke e ditur që në skaner unë jam i mbërthyer. Edhe nëse një banane të vjen mangët, skaneri ta kupton dhe ta nxjerr me të kuqe. Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar këtë situatë. Ka kriminelë në portin e hyrjes dhe të zbritjes, se janë në Portin e Durrësit apo të Pireut, këtë nuk e them dot, nuk kam fuqi ta hetoj.

Do të ktheheni?

Doja të kthehesha sot, por nuk isha aq trim, sa të vija, se do më vinin prangat. Më kanë arrestuar një vëlla. Krimineli nuk ka çfarë humbet, se humbi disa dollarë, por unë humbas milionat e mi, humbas dinjitetin. Jam i gatshëm të përballem, por nuk dua të më vënë prangat sa të vij në aeroport, sikur të jem kriminel. Unë drejtësi kërkoj, ne vuajmë për drejtësi. Pse nuk e lanë drogën të kalonte dhe ta shikonin kush do ta merrte. E kanë të lehtë t’i vënë prangat direkt biznesit, por të inkriminua­rit janë vetë ata të Portit, vetëm ata kanë akses. Kaq pabuks jam, kaq i uritur? Pse duhet ta bëj një gjë të tillë. Unë e kam biznesin të suksesshëm, është fitimprurë­s, dhe jam i lumtur për këtë. Pse duhet të rrezikoj jetën tim dhe sot po fshihem si miu.

Nuk ndjeni asnjë përgjegjës­i, por pse duhet të përfshihen­i ju?

Ne nga ky biznes po jetojmë, javë për javë kam kontejner. Se jam i pikasur nga kriminelët, duhet ta bëjë shteti punën, nga ta di unë. Nuk po bëjmë dot biznes, nuk shkoj dot në Portin e Durrësit. Herën e kaluar më shpëtoi DEA, se ata bënë hetimin e saktë dhe ua zhdukën orizin, i lanë pa pilaf e pa sultjash. Nga se keni frikë ju? Kam frikë nga padrejtësi­a, nga asgjë tjetër. Nëse ka drejtësi dhe gjykohet saktë, të bëhet një hetim dhe të shihet kush e sjell drogën, kush e importon. Unë nuk jam as importues, as shitës, as blerës. Nuk kam lidhje fare me këto gjëra. Nëse jam unë përgjegjës, 7 pashë nën dhe të më fusin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania