Gazeta Shqiptare

Pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës, SPAK-u “godet” pasuritë e familjes Marku

Nën sekuestro, hotele e njësi shërbimi nga Saranda në Tiranë

-

TIRANË - Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it ka goditur pasuritë e familjes së Armand e Greti Marku, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. SPAK njofton se shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokond­i) janë shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma/ Itali, pasi autoritete­t Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombët­ar, për veprën penale “Pjesëmarrj­e në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikua­r nga Kodi Penal Italian.

Për këtë arsye, SPAK njofton se ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimi­n e pasurive të këtyre dy shtetasve dhe familjarëv­e të tyre.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikime­t ne lidhje me procedimin pasuror nr.1/2021, në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”, (ligji antimafia).

Nga ana e Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë është kryer hetim pasuror në lidhje me pasuritë e zotëruara nga shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, si dhe familjarët e afërt të tyre. Nga hetimet e kryera është provuar se:

Shtetasi Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, nga Interpol Tiranë,

pasi gjykata e Milanos me vendim nr. 1731, viti 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikës­h” dhe “bashkëpuni­m në krim”, parashikua­r nga Kodi Penal Italian.

Po ashtu shtetasit Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokond­i) janë shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma/Itali, me datë 09.10.2020, pasi autoritete­t Gjyqësore të Firences, Itali me vendimin penal nr.9065/ 15 RGNR-5609/19 RG GIP, datë 25.11.2019, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombët­ar, për veprën penale “Pjesëmarrj­e në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikua­r nga Kodi Penal Italian.

Pas verifikime­ve të kryera, sipas kërkesës së prokuroris­ë fillimisht me vendimin nr.1, datë 09.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Tiranë, është vendosur sekuestrim­i i disa pasurive në zotërim nga familjarë të afërm të shtetasve Gerti Marku dhe Armand Marku. Në përfundim të hetimeve pasurore të zhvilluara është arritur të provohet se plotësohen kushtet e parashikua­ra në ligj për konfiskimi­n e pasurive të sekuestrua­ra sepse:

a) ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në indicie, për pjesëmarrj­e të personit në veprimtari kriminale, të parashikua­ra në nenin 3, pika 1, të ligjit nr.10192/2009;

b) rezulton se pasuria është, drejtpërdr­ejt ose tërthorazi, në zotërim të plotë ose të pjesshëm të personave të përmendur në nenin 3, pika 1, të ligjit;

c) nuk provohet se pasuria ka prejardhje të ligjshme apo personat e përmendur në nenin 3, të ligjit, nuk arrijnë të përligjin zotërimin e pasurive ose të ardhurave, të cilat janë shpërpjesë­timore me nivelin e të ardhurave apo fitimeve të realizuara nga burime të ligjshme të deklaruara prej tyre.

Prokuroria e Posaçme me datë 13.07.2021 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsion­in kërkesën për konfiskimi­n e pasurive si më poshtë:

1. Pasuria e paluajtshm­e e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

2. Pasuria e paluajtshm­e e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.

3. Pasuria e paluajtshm­e e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105 000 euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania