Gazeta Shqiptare

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Tiranës dënon me 10 vite burg ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj

Reagon babai: Krimineli mori petkun e viktimës, kjo s’është drejtësi

-

Gjykata e Tiranës ka dënuar dje me 15 vite burg efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të vitit 2020 në zonën e Laprakës në kryeqytet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ndaj Hajdarajt ulet në 10 vite burgim. Gjatë seancës së djeshme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë dhe i shprehu në emër të klientit ngushëllim­e familjes. Pas dënimit të Nevaldo Hajdarajt, babai i Klodian Rashës tha se ky ishte një venim i padrejtë për një vrasje makabër. Në një prononcim për mediat ai tha se këtë akt mund ta bëjnë vetëm sektet. I pyetur nëse do të ndjekë rrugë të tjera ligjore, Qazim Rasha tha se nuk ka më besim tek drejtësia shqiptare.

BABAI I KLODIAN RASHËS

Një prind zemërplasu­r, me thikën në asht, që i ka numëruar ditët e orët pa të birin që ia vranë në lulen e rinisë deri në marrjen e drejtësisë dhe një thirrje dëshpërimi. Dje në ditën e 216-të të mungesës së Klodianit, dënimi për atë që ia mori jetën u dha, por nuk ishte ai që kishte pritur Qazim Rasha. Babai i 25-vjeçarit të vrarë më 8 dhjetor të vitit të kaluar shumë pak metra larg shtëpisë nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’, ka komentuar tepër i indinjuar vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila dënoi dje me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, që do të vuajë 10 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Qazim Rasha tha se kjo njollë e zezë nuk do i hiqet shtetit dhe i bëri thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ruajnë fëmijët. “Ju kisha thënë që do vijë momenti që do t’i themi ca gjëra. Sot është momenti. Dua t’ju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësish­t inskenimev­e që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216-të, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet duke thirrur ‘Unë jam Klodiani’. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësi­sht vret një djalë të ri në rrugicën e shtëpisë së vetë”, tha Qazim Rasha. Ndërsa, u shpreh se “pavarësish­t alibisë së ngjarjes, tragjedisë, u arrit deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli është veshur me petkun e viktimës. Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të mbarë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im është një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve. Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj. Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar?! Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet”,-deklaroi babai i Klodian Rashës. I pyetur nëse do ta apelojë vendimin e Shkallës së Parë, ai tha se nuk ka besim. “Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi babai i viktimës.

I pyetur nëse do ta apelojë vendimin e Shkallës së Parë, ai tha se nuk ka besim. “Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, pohoi Qazim Rasha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania