Gazeta Shqiptare

“Të shtyhet orari pas 24:00”, bizneset në Vlorë protestë para policisë, pronari i një lokali: Rama, i vetëshpall­ur mbret

“Të hënën do ta shikojë çfarë do t’i ndodhë”

-

VLORË - Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e djeshme në një protestë paqësore tek policia e qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ia transmetoj­në institucio­neve vendore si dhe qeverisë. Bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 ku tashmë e ka hapur edhe Kosova si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin. Përfaqësue­sit e bizneseve i bëjnë thirrje policisë që të ndalojë terrorin duke i mbyllur lokalet pak minuta para orës 24:00 dhe duke i detyruar të largojnë klientët duke i dëmtuar biznesin. Ata, gjithashtu, i drejtojnë thirrje kryeminist­rit Rama që të vijë në Vlorë ku ata do të heqin menaxherët dhe të vendoset vetë ai për të menaxhuar bizneset e tyre e të shihet sa do ia dali të jetë fitimprurë­se. Ata deklarojnë se ka selektivit­et ku bregdeti i luksit si Himarë, Dhërmi, Drimadhes lejohet të ketë muzikë, ndërsa bregdeti i

Lungomares jo. Ata i kanë drejtuar një kërkesa qeverisë ku kanë paraqitur disa kërkesa. Kjo thirrje është firmosur nga 55 biznese të Vlorës ku pritet të shtohet edhe më tepër.

“Jam pronar i një biznesi, dua të citoj fjalën e kryeminist­rit që ka thënë në parlament s’keni parë gjë akoma, të hënën do ta shikojë nga bizneset vlonjate që ai s’ka parë asgjë akoma, se çfarë do t’i ndodhë nga bizneset. Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam dhe klient kryeminist­rin që frekuenton lokalin, të jetë kryeminist­ri atje, të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet, mbreti vetëm jep urdhra, nuk ngrihet, është i madhërishm­i, është i vetëshpall­ur mbret”,-tha një prej pronarëve të lokaleve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania