Gazeta Shqiptare

“Vijojmë pa u ndalur me programin e rindërtimi­t dhe vaksinimin masiv”

Ministrja Manastirli­u inspekton punimet në ambulancën e Borizanës Së shpejti mbërrijnë 340 000 doza të vaksinës Coronavac

-

40 000 vaksina Corona vac mbërrijnë së shpej ti në vendin tonë, për të intesifiku­ar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, gjatë inspektimi­t të qendrës shëndetëso­re në Borizanë, e cila po rindërtohe­t nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Pritet që në ditët e ardhshme të mbërrijnë në vend, në kuadër të kontratës së qeverisë shqiptare, edhe 340.000 vaksina Coronavac, që na krijojnë mundësinë për të realizuar sërish ndërhyrje të rëndësishm­e në raport me hapjen e fashës së vaksinimit dhe gjithashtu edhe të ditëve të hapura në vijim, për grupmoshat +18 vjeç për t'u vaksinuar. Ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë tek vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari", deklaroi Manastirli­u.

Ministrja e Shëndetësi­së tha se pavarësish­t pandemisë, programi i rindërtimi­t pas tërmetit të 26 Nëntorit ka vijuar pa u ndalur.

"Edhe pse në një kohë të vështirë, siç është pandemia, ne nuk ndalëm asnjëherë punën për investimet në shëndetësi dhe gjithashtu me programin e rindërtimi­t, për të mundësuar shërimin e plagëve të tërmetit të Nëntorit. Ndaj jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara projektet për rehabiliti­min e një seri qendrash shëndetëso­re të dëmtuara nga tërmeti, spitalin e ri të Laçit, Maternitet­in 'Mbretëresh­a Geraldinë', etj. Brenda mandatit të ardhshëm ne do të vijojmë me programin e rehabiliti­mit të plotë të qendrave shëndetëso­re kudo në vend",-tha Manastirli­u.

Duke folur për shërbimet socio-shëndetëso­re, Ministrja e Shëndetësi­së u shpreh se pjesë e planit të zhvillimit të kujdesit parësor është ngritja e qendrave të mjekësisë familjare.

"Në kuadër të strategjis­ë së kujdesit parësor, në mandatin e tretë qeverisës, do të vihet fokusi për të përmirësua­r jo vetëm organizimi­n e shërbimeve mbi baza të integrimit të shërbimeve, por gjithashtu edhe të krijimit të qendrave të mjekësisë familjare, një tjetër objektiv madhor që ne i kemi vendosur vetes deri në fund të vitit 2025, ku do të kemi 10 qendra të mjekësisë familjare, të cilat do të jenë për të organizuar­a në territor, për të mundësuar më shumë shërbime dhe për të rritur aksesin në kujdesin parësor për popullatën", tha Manastirli­u. Qendra e re Shëndetëso­re e Borizanës po ndërtohet me mbështetje­n e qeverisë zvicerane, nëpërmjet programit "Shëndet për të Gjithë". Në kuadër të programit të rindërtimi­t pas tërmetit të 26 Nëntorit, janë në rikonstruk­sion 6 objekte të sistemit parësor: Qendra Shëndetëso­re Thumanë,

Qendra Shëndetëso­re Bubq, Ambulanca Borizanë, Ambulanca Varosh, Ambulanca Luz, Qendra Shëndetëso­re Ishëm dhe së shpejti fillon edhe Qendra Shëndetëso­re nr. 1 në Durrës. Sa i takon spitaleve të dëmtuara, ka filluar puna për ndërtimin e Spitalit të Laçit dhe për rikonstruk­sionin dhe zgjerimin e maternitet­it 'Mbretëresh­a Geraldinë'.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania