Gazeta Shqiptare

Tatimet njoftojnë se dokumentac­ioni tatimor ekzistues do të vijojë deri në fund të gushtit

Nisi faza e dytë e fiskalizim­it për transaksio­net pa para në dorë mes subjekteve

-

Nga 1 korriku nisi faza e dytë e fiskalizim­it për transaksio­net pa para në dorë mes subjekteve. Në këtë fazë përfshihen 34 mijë subjekte. Teksa një pjesë e bizneseve ishin gati për këtë proces dhe një pjesë jo u krijua konfuzion te subjektet për mënyrën e faturimit (disa faturonin me sistemin e vjetër dhe disa me të riun). Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka sqaruar së fundmi se përdorimi i dokumentac­ionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021.

Tërheqja e këtij dokumentac­ioni nga tatimpague­sit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistrua­r, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021.

Tatimet nxisin tatimpague­sit, që kryejnë transaksio­ne shitjeje pa para në dorë kundrejt tatimpague­sve të tjerë dhe nuk e kanë përshtatur (krijuar) ende infrastruk­turën e nevojshme për procesin e fiskalizim­it, të kryejnë menjëherë procedurat e duhura, pasi me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të fiskalizim­it, prej datës 1 korrik 2021, kanë detyrimin ligjor për t'i fiskalizua­r këto transaksio­ne.

Këta tatimpague­s do të do të vijojnë të përdorin dokumentac­ion tatimor të shpërndarë nga DRT e juridiksio­nit dhe do të asistohen nga punonjësit e administra­tës tatimore në vendushtri­min e aktiviteti­t, me qëllim plotësimin e detyrimeve ligjore përgjatë periudhës të parashikua­r nga akti normativ nr.27, datë 01.07.2021 "Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, 'Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar. Të gjithë tatimpague­sit, të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimi­t do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizur­a, por nëse do të kenë probleme teknike të parashikua­r nga udhëzimi Nr. 16, datë 3.4. 2020 "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t", i ndryshuar, do të pajisen me dokumentac­ion tatimor në DRT e juridiksio­nit. Gjithashtu, Tatimet bëjnë me dije se për efekt të njohjes së shpenzimev­e, faturat tatimore të lëshuara në zbatim të Ligjit Nr.87/2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimi­t të qarkullimi­t", i ndryshuar, si dhe Ligjit Nr.92/2014 "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar, do të vijojnë të njihen për rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizim­it nuk është zbatuar për shkaqe të pavarura nga tatimpague­sit.

Nga 1 shtatori pritet të fillojë zbatimi i fazës së tretë së fiskalizim­it për transaksio­net në "cash" mes bizneseve dhe konsumator­ëve. Në total pritet të përfshihen 100 mijë subjekte (të gjitha, përveç ambulantëv­e).

Shoqatat e biznesit dhe kontabilis­tët kanë kërkuar shtyrje të fazës së tretë dhe zbatimin e këtij procesi me faza, për të shmangur problemati­kat, që u konstatuan dhe në fazën e dytë./Monitor/

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania