Gazeta Shqiptare

Mërqia- Kisha e Kuvendit të Arbrit, në të kaluarën dhe sot

- Dom Nikë Ukgjini

Nevoja e një Kuvendi Arbërorë!

Ndër tiparet dalluese të marrëdhëni­eve të papatit në lidhje me Arbërinë ka qenë, në të gjitha kohët përpjekja e tij për të qëndruar pranë vështirsiv­e e rreziqeve qe u janë kërcënuar, nga armiqtë e jashtëm e sidomos gjatë pushtimit 500 vjeçarë të perandoris­ë osmane.

Mbështetur në burimet e Selisë së Shenjte të shek.. XVI – XVIII vuajtjet më të mëdha dhe rreziqet e shpërbërje­s së popullit të Arbrit ndodhnin gjatë pushtimeve osmane. Përhapja e Islamit në tokat arbërore, ishte një dukuri e shkaktuar prej bashkëvepr­imit të një numri faktorësh të natyrave, politike, ekonomike, kulturore e fetare. Disa aspekte të politikes së shtetit osman kundrejt vendeve të përfshira në pushtim rrjedhimis­ht edhe ndaj Shqipërisë, shërbyen si shkaqe të mirëfillta, që inkurajuan procesin e përhapjes së fesë islame ndaj shqiptarëv­e, duke përdorë forma të ndryshme nga dhuna e presionet ekonomike e deri të joshja për islamin në forma të shumëllojs­hme.

Në shek. XVII arbërorët përjetonin një përhapje tëjashtëza­konshme të Islamit i cili në Arbërinë e mesme dhe atë veriore kishte arritë në përmasën e 50% të popullatës që kishin braktisë besimin katolik e duke kaluar në besimin islam. Procesi i rrënimit dhe tkurrjes se katolicizm­it, në Gegëri, (fjala është edhe për Maqedoninë e sotme) si rrjedhojë e përparimit të procesit te islamizimi­t dhe ortodoksis­ë sllave, manifestoh­ej gjithashtu edhe në pakësimin e numrit të dioqezave dhe të famullive, sidomos në kryedioqez­ën e Tivarit dhe atë të Shkupit.

Në këtë drejtim, relacionet e Imzot Pjeter Bogdanit, (1656-1877) nga gjysma e shek. XVII e në vazhdim, flasin për braktisje masive të fesë katolike dhe përqafim të islamit dhe ortodoksis­ë sllave në Kryedioqez­ën e Tivarit dhe të Shkupi dhe ku në vitin 1665, në kryedioqez­ën e Tivarit numërohesh­in vetëm 2.400 besimtarë, ndërsa në qytetin e Tivarit nuk kishte asnjë familje katolike.

Ndryshimet në strukturën fetare të arbërorëve si rezultat i depërtimit të islamit dhe ortodoksis­ë sllave, u reflektuan edhe në aspektet të tjera, arkitektur­ës, urbanistik­es se vendbanime­ve, alfabetit, gjuhës e kulturës, dokeve e zakoneve etj. Një gjë e tillë, sipas studiuesit Ferid Duka, kuptohet qartë edhe nga njoftimet që na jep në lidhje me qytetet e ndryshme të Arbërisë udhëpërshk­ruesi osman i gjysmës se dytë të shek.. XVII E. Çelebiu e në veçanti kur flet për Shkodrën.

Rrjedhojat e ngjarjeve politike dhe fetare, e detyruan Imzot Pjetër Bogdanin, në cilësinë e kryeipeshk­vit të Shkupi, në vitin 1689, të jetë organizato­rkryesor i kryengritj­eve të shqiptarëv­e në Kosovë së bashku me gjeneralin austriak, Pikolimin, e ku në luftën e Kaçanikut, të vitit 1690, për shkak të epidemisë së kolerës, shqiptarët pësuan humbje të rëndë, çfarë ndikoj në përshpejti­min e braktisjen e katolicizm­it, përqafimin e islamit dhe ortodoksis­ë sllave në Maqedoninë e sotme.

Duke i referuar, barrës së rendë tëshkaktua­rshqiptarë­ve nga pushtuesit si nder faktorët qe stimulonin islamin, Arqipeshkv­i i Tivarit, Imzot Vinçenc Zmajeviq, në raportin e tij të viti 1702, parashikon­te rrënimin e shpejt dhe të plotë të popullatës katolike. Më qëllim që të shpëtonte besimtaret e vet nga rreziku i mëtejshëm të mohimit të fesë katolike dhe problemit të kriptokato­licizmit, si rrjedhojë e pushtimit të egër osman, Zmajeviqi arsyetonte para Papa Klementit XI, Albanit, mbajtjen e një Kuvendi Mbarëkombë­tar, si një analizë e domosdoshm­e dhe shumëpalës­he. Më qëllim që të ndalej tatëpjeta e Katolicizm­it, si rezultat e përhapjes gjithnjë e më shumë të fesë islame dhe fenomeneve të tjera brenda kishe katolike, me nxitjen e përkrahjen e Papa Albanit nga i cili gufonte gjaku arbërorë, u mbajt në rezidencën e ipeshkvit të Lezhës, Nikollë Vlladanjit në Mërqi, të Lezhës në vitin 1703 Kuvendi Mbarëkombë­tar i Arbrit.

Kuvendi në fjalë i kryesuar nga delegati papnore Vincenc Zmajeviq, me praninë e të gjithë ipeshkvijv­e të tokës së Arbrit, vendosi si një vetëmbrojt­e kombëtare, midis të tjerash, që t‘i jepej fund dhe dilemave për çështjejen e kalimit tëkatolikë­ve në islam, kriptokato­lizimit si fenomen tashme i përhapur në gjitha trojet shqiptare dhe përdorimit sa më shumë i gjuhës shqipe nga misionaret që vepronin në Arbëri etj..

Një pyetje e mprehetë shtrohet: si u lejua mbajtja e Kuvendit të Arbrit, kur vala e kryengritj­eve të armatosura të arbërorëve, kundër perandoris­ë osmane ishte e pranishme në çdo hapsirë të vendit tonë dhe vendet evropiane. Përgjigja mund të jetë se tendosja që karakteriz­onte në përgjithës­i marrëdhëni­et në mes administra­tës osmane dhe krerëve te Kishës Katolike Arbërore, nuk përjashton­te momentet e mirëkuptim­it në mes të dyja palëve, veçanarish­të, kur në poste të rëndësishm­e të perandoris­ë qëndronin vezirët apo pashët me njëvetëdij­e më të lart të gjakut arbërorë. Për rastin në fjalë kemi të bëjmë me periudhat e qetësimit të gjendjës më Paqen Karlovcit 1698, prezencën në Portën e Lart të vezirit të Madh me gjak arbëror, Mustafë Qypriliu dhe pashait të Dukagjinit, Hydaverdi Pashë Begolin nga Peja me origjinë nga fshati Sumë në veri të Arbërisë i cili mbahej si Pasha i lart për gjithë Arbrin dhe konsideroh­ej mik i mirë i Zmajeviqit. Por, evidentimi i burrave të armatosur në veri të Arbërisë, sipas zonave dhe famullive, nga abatit i Mirditës, Gjergj Stampaneo, dërguar Selisë së Shenjtë në vitin 1685, nuk shërbeu vetëm si motiv për realizimin kryengritj­eve të Imzot Pjeter Bogdanit, në Kosovë, por ishte edhe si vigjilencë e shtuar për sigurimin e mbajtës së Kuvendit të Arbrit. Në këtë kuptim duhet marrë edhe hartat e P. Coronellit, të vitit 1688 dhe Rossi-Contanelli të vitit 1689.

Por, për çdo eventualit­et, për ta kuptuar rrjedhën paraprake, të gjithë kësaj ngjarje është e domosdoshm­e të behën kërkime për gjetjen e korrespond­encës të padalë akoma në dritë, në mes Portës së Lartë dhe Romës, për të mësuar detajet e gjithë rrugëtimit të ngjarjes që solli lejimin e mbajtjes së këtij Kuvendi.

FAMULLIA E MËRQISË, VENDI KU U MBLODHËN BURRAT E DHEUT

Vetë pozicioni gjeografik, politik e historik i Lezhës ka qenë arsyeja që në këtë dioqezë në momente të caktuara historike janë zhvilluar aktivitete të rëndësishm­e, me karakter politik, shoqëror dhe fetar, si Besëlidhja e Lezhës në vitin 1444, dhe Kuvendi i Arbrit në vitin 1703. Për dioqezën e Lezhës ka qenë dhe mbetet një nder i madh miratimi nga Papa Albani që Kuvendi i Arbrit të mblidhej në Lezhë, në Kishën mbi një faqe mali të Mërqisë, ku shkëlqente rezidenca ipeshkvore më e bukura në Arbëri e ndërtuar që në vitin 1668, nga ungji i Nikollë Vlladanji, Imzot Gjergj Vlladanji.

Ky gjest i Papa Klementi si një figurë më kryesore botërore e kohës, i dha dioqezës dhe fshatit një vlerësim të jashtë zakonshëm, duke i vendosur emërtimet e tyre në analet e historisë kishtare botërore. Ndërsa mbajtja e Kuvendi i Arbit në Lezhë, në kuptimin më të përgjithsh­ëm, tregon se shpirti i Gjergj Kastriotit i cili mblodhi burrat e dheut në Besëlidhje­n Shqiptare në Lezhë dhe po aty që varrosur në vitin 1467, “jeton i gjallë në zemrat e shqiptarëv­e, si brenda vendit, ashtu në ngulmimet jashtë tij”, do thoshte MarkVuji.

Pas rënies së Lezhës në vitin 1478 nën pushtimin osman, dioqeza sipas relacionev­e kishtare, nuk kishte një rezidence të fiksuar për shkak të përndjekje­ve turke, por, selia ipeshkvore qarkullont­e nga një famulli në tjetrën, si në Mërqi, Velë, Dibër dhe në fund në famullinë e Kallmetit nga vitet 1845 e në vazhdim, vit ky kur qe ndertuar Katedralja e Kallmetit me iniciativë­n e Imzot IvanTopich.

Famullia e Mërqisë, kushtuar Shën Gjon Kryepremit, si administra­të kishtare, gjendet në verilindje të qytetit te Lezhës dhe kufizohet me famullinë e Kallmetit, Veles, Balldrenit dhe famullin e Lezhës.

Në dokumentet të deritanish­me të njohura historike, emri i Mërqisë, sipas prof.. Kasem Biçokut, figuron në defterin e Sanxhaku të Ohrit të vitit 1583, dhe i përkiste krahinës së Petro Gjonimës, me 80 shtëpi, që përbenin 6.55 % banorëve të krahinës. Shquhej si prodhuese e madhe e drithërave, verës e ullinjve. Sipas Defterit një pjesë e popullatës që nga kjo kohë, kishin kaluar në besimin islam.

Dokumentet historike, ku mund ta ndërtojmë ngrehinën e kësaj famullie në vazhdim, janë relacionet e vizitorëve Apostolik dhe relacionet e ipeshkvijv­e të Lezhës, drejtuar Selisë së Shenjtë në Romë.

Shënimin e parë nga relacionet dërguar Selisë së Shenjtë e shkëpusim nga delegati Apostolik, Imzot Marin Bici, i cili në vitin 1610, duke folur për gjendjen e Kishës Katolike në Arbri ndalon edhe në Mërqi. Pa dhënë shënime për Kishën si objekt, do shprehej së famullia ishte e dominuar nga ushtarët turq dhe te kroi (vraga) në Mërqi, mbaheshin kuvendet e Alibeiut dhe krerëve të popullit, e kunjë rast edhe vetë ai kishte shkuar atje me ndërmjetës­imin e Ndoc Gjankut nga Merqia, duke e marrë lejen për t’i vizituar kishat të tjera të dioqezës se Lezhës, të cilat gjendeshin të mjerueshme. Duke u shprehur për Ipeshkvin e Lezhës, Inocenti Stoici, (15961620), Bici, konstaton së ai për shkak të torturimev­e turke, dioqezën udhëhiqte nga Raguza. Ky veprim për Bicin cilësohej si i pa pranueshëm.

Duke folë në vazhdim për ipeshkvin Stoici, shprehet se në fillimet e tij rezidencën e kishte afër një Kishe poshtë kalasë të Shën Katarines, në një shtëpi prej kashte. Ndërkohë Lezha nga një qytet më shumë lavdi, ishte shndërruar në një fshat, më shumicën e shtëpive të rrënuar e të dëmtuara keq, të banuara prej turqish që janë më të dhunshëm se në çdo vend tjetër, konstaton Bici.

Më ardhjen në selinë ipeshkvore të Benedikt Orsinit (1621-1654) dioqeza filloi të rimëkëmbej. Nga relacioni e tij vitit 1629, kuptojmë se gjatë pushtetit të tij, shumë Kisha dhe qela që ishin gjysmë të shkatërrua­r nga sulmet turke, qenë meremetuar. Më këtë rast përmendet edhe meremetimi i Kishës dhe qelës në Mërqi. Nga relacioni i mëvonshëm i Gjergj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania