Gazeta Shqiptare

SPAK, shpresë ASPAK

- Nga Andi Bushati

... po i shohin lëvizjet se zbehta që SPAK ka bërë së fundi me lupën e stërmadhua­r të atij që do të vendosë vullnetin vetjak mbi realitetin e gjërave. Një aksion në Lushnje, një bastisje mbi zyrtarët e një dikasteri hijërëndë si Ministria e Brendëshme, po shërbejnë si fija e flokut e bërë tra, ku po kërkojnë të mbahen për të parathënë fillimin e një ere të re.

Duke qenë në rolin e atij që nuk e kam parë punën e Prokuroris­ë së Posatçme vetëm nga pozicioni i vëzhguesit, por edhe nga ai i njeriut të përfshirë personalis­ht në hetime, unë e kam krijuar tashmë mendimin tim negativ. Askush nuk ma shlyen nga kujtesa marrjen në pyetje nga një prokuror special, që mbante krenarisht mbi tryezën e punës një flamur amerikan, por që ulte sytë si i zënë në faj kur i bëja pyetjen se përse, për vjedhjen e të dhënave të 910 mijë personave, nuk hetonte PS-në dhe organet shtetërore që i kishin tradhtuar qytetarët. Do të mjaftonte vetëm ky rast, kur organi i pjellë nga mitra e vullnetit perendimor u soll krejtësish­t kundër asaj që mendonte Gjykata e Strasburgu­t për të Drejtat e Njeriut, për të kuptuar se çfarë drejtimit po marrin gjërat me reformën në drejtësi.

Por, duke u nisur nga premisa që kjo është një çështje personale, e lidhur me punën si gazetar dhe zbulimin që bëri Lapsi.al, nuk po e fus aferën e patronazhi­stëve në këtë vëzhgim.

Prandaj po përpiqem të analizoj atë që shohin shumica e njerëzve, një pjesë e të cilëve janë të dëshiruar të gënjehen se, më në fund, po vjen dita e ndëshkimit për ata që i grabisin përditë. Dhe se kjo dhuratë do i vijë nga SPAK.

As ngjarja e një tenderi 200 mijë eurosh në Lushnje, dhe as arrestimet e zyrtarëve të mesëm të Ministrisë së Brendëshme, që pretendohe­t se zgjodhën padrejtësi­sht kompaninë që do vishte më uniforma policinë, nuk ngjallin asnjë shpresë.

Shenjën e parë për atë që ndodhi në Lushnje e dha vetë kryeminist­ri. Ai e flaku si një limon të shtrydhur kryebashki­akun Tushe, një standart që nuk e ka aplikuar për asnjë nga bashkëpunë­torët e vet të afërt, që janë akuzuar bashkë me të për aferat milionëshe ku janë përmendur.

Deviza se sa më pak të vjedhësh, aq më i cënuar je, është ilustrimi perfekt i kësaj historie. Në një mënyrë pak më të ndryshme këtë dëshmon edhe aksioni për tenderin e uniformave të policisë. Aty janë goditur vetëm ata për të cilët është dhënë leja për tu sakrifikua­r. Sepse askush që e njeh sadopak realitetin e gjërave në këtë vend, nuk arrin të besojë që, për një buxhet 25 milionë eurosh, vendoskan disa burokratë të komisoneve të vlerësimit të ofertave. Se për thela kaq të mëdha nuk dikan gjë kretët e dikasterit.

Ka edhe një element shumë më të rëndë sesa kaq. Fakti se ministri i Brendëshëm Çuçi, e pushoi nga puna tetë ditë përpara se SPAK ta arrestonte një nga protagonis­tët e vegjël të kësaj loje të madhe, tregon se SPAK i ka hedhur të gjitha hapat duke marrë lejë tek qeveria. Pa pyetur për sekretin hetimor, pa skrupuj se ndërkohë hetimet mund të dëmtohen, prokurorët e postatçëm kanë qenë të shtetësuar se mos krisin imazhin e rilindjes.

Si u zbulua afera 25 milionë euro, 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në prangat e SPAK

Dhe këtu shqetësimi nuk është vetëm për faktin se në rjetat e drejtësisë përfundojn­ë gjithmonë peshqit e vegjël, sikurse ka ndodhur rëndom në këtë vend. Me këtë shqiptarët janë mësuar tashmë dhe kjo nuk u ngjall më emocion.

Këtu e keqja është se tashmë e njëjta gjellë e ftohtë po serviret nga propaganda si një erë e re. Titujt e mëdhenj janë: “SPAK godet në Lushnje”, “SPAK arreston në Ministrinë e Brendëshme” ndërkohë që të gjitha janë lëvizje me miratim nga lart.

Që të gjithë atë që kërkojnë me këmbëngulj­e të shohin një notë pozitive në këto goditje, do të zhgënjehen një ditë. Madje shumë shpejt. Sepse thelbi i asaj që po ndodh është se kemi kaluar nga epoka e pandëshkue­shmërisë në atë të ndëshkuesh­mërisë me leje politike. Dhe për një drejtësi të reformuar, që do të shitet si e pavarur, nuk dihet nëse është me keq, e para, apo e dyta.

©Lapsi.al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania