Gazeta Shqiptare

Nona si flamur për të rrëzuar Erionin!

- Nga Dritan Hila

... Ia fal histerinë kolektive turmave, por nuk ia fal gazetarëve që i zë purtha me keq se turmat, kur minimalish­t duhet të pyesin për rastet. Unë e bëra pasi është minimalja, adresimi i problemit.

Në fakt nuk kam pikë simpatie për këtë polici e cila çohet që në 5 të mëngjesit të vërë gjoba parkimi në çdo skutë dhe kryetarin e saj që të kujton kapterët prusianë. Por çfarë është e Çezarit është e tij, ndaj edhe dy pika mbi i , duhen vënë.

Rasti i plakut që rrëzohet nuk është video e plotë. Plaku ka qëlluar me shkop Policinë Bashkiake dhe është rrëzuar pasi ka humbur ekuilibrin. Megjithatë dy policët janë shkarkuar ne vend.

Në këtë rast duhet përgëzuar studioja kinematigr­afike e gërmadhës digjitale.

Sa i përket rastit të plakës, zonja e ka praktikë që del në Rrugën e Durrësit, përpara dyqaneve që paguajnë qira sa frëngu pulën dhe nuk e duan aspak për dekor në hyrje të tyre (po e lë mënjanë skenografi­në që krijon për një të huaj që vjen nga Rinasi). Ndërkohe që ka një treg pikërisht për këta ambulante.

Une nuk i mirëkuptoj fare këta persona abuzivë. Mbase këta të zonave rezidencia­le që i zë meraku për nonën kane regjistër tjetër ndjenjash, por unë që jetoj në Tiranë dhe i kam nëpër këmbë e kam problem sistemimin e qytetit. Tirana është mjaftueshë­m një qytet problemati­k për hapësirat dhe duhen edhe këta shitës që të kthehet në Kabul. Halle kemi të gjithë por kjo nuk na jep të drejtë që të sulmojmë hapësirën e tjetrit.

Pastaj të qarat dhe klithmat për nënën pensionist­e që mbante fëmijët me prodhimet që shiste, janë shumë të shtira. Janë tepër fallco dhe të tejkaluara që nga Revolucion­i Francez.

Tashmë Tirana ka 11 tregje të shpërndara në hapësirën e qytetit me zero taksë. Domethënë për pastrimin e bishtave që lënë pas shitësit, rishtas paguajmë ne. Por shitësit kanë hall t’ia fusin shokut që rri te tregu , duke kapur klientin në burim. Epo ky nuk është halli im. Halli im është trotuari që më zënë dhe pisllëku që lënë pas.

Unë e kuptoj që kjo është uvertura e një fushate kundër Erion Veliajt. Per këtë do kemi kohë të flasim sapo të shohim konkurenti­n nga opozita. Por në këto raste bëhet fjalë nëse do vendosim të jetojmë në një zonë urbane apo në kaosin qe e kemi provuar. Pasi në vazhdofshi­m kështu, atëhere duhet të mirëkuptoj­më edhe urinimet në Lanë për shkak të prostatës, apo kioskat në parkun “Rinia” për të mbajtur kalamajtë. Një fije peri i ndan./ dritare.net

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania